Basha gjen mbështetje nga Viktor Orban, në betejën kundër Perëndimit. Zyrtari hungarez: Korrupsioni i ndërkombëtarëve, e keqja më e madhe...!

4 Maj 2017, 11:37Politika TEMA

Lulzim Basha më në fund ka gjetur dikë që ta mbështesë në betejën e tij kundër Perëndimit.

Ai është “delja e zezë” e Europës, Viktor Orban.

Ky i fundit ka dërguar një njeriun e vet në çadrën e PD-së, për të sulmuar ndërkombëtarët, që sipas tij, janë e keqja e madhe e botës.

“Korrupsioni i ndërkombëtarëve është e keqja më e madhe e postkomunizmit”, the i dërguari i Orban.

“Unë dua t’ju përcjell sot mesazhin e qeverisë hungareze se sot jemi me ju të dashur shqiptarë.

Keni miq në Evropë, s’jeni të vetëm.

Dua t’ju përgëzoj për qëndresën 76 ditore.

Kjo më tregon mua se Shqipëria ka mbërritur në agimin e ri.

Si kanë luftuar komunizmin Orban dhe Berisha, s’ka qenë e lehtë por fitorja ka qenë e jahtëzakonshme.

Jam i sigurt që e dini se cfarë është më e keqja në komunizëm, lufta juaj sot është me postkomunizmin, dhe internacionalizmi.

Korrupsioni i ndërkombëtarëve është e keqja më e madhe e postkomunizmit.

S’duam të shohim në Evropë një narko­shtet.

Do ju mbështesim në luftën tuaj për zgjedhje të lria dhe të ndershme.

Do ta arrini atë këtë betejë se e ardhmja juaj është e përbashkët me BE, ne kemi një të ardhme të përbashkët me Evropën”, tha ai.

1 komente në “Basha gjen mbështetje nga Viktor Orban, në betejën kundër Perëndimit. Zyrtari hungarez: Korrupsioni i ndërkombëtarëve, e keqja më e madhe…!”

  1. kashi says:

    asnje ne europen perndimore nuk e mbeshtet qeverine e hungarise dhe sidomos kreministrin e hungarise

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje