BATUTAT/ Nga ‘çadristi dixhital’, tek ‘ciu-ciu’ dhe ‘krrau-krrau’, ironia e Ramës me Berishën

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

83 minuta në dispozicion dhe më pas kompjuteri u mbyll. Kryeministri Edi Rama ka mbajtur një fjalim të gjatë para mediave sot, të shtruar dhe të qetë me laptopin para, duke shuar kuriozitetin për shumë pikëpyetje të sjella në opinionin publik gjatë këtyre ditëve kur politika duket se shkon në përpjesëtim me kompromisin.

Por nuk ka munguar në diskursin e tij edhe paraardhësi, ish-kryeministri Sali Berisha.

E për ta kujtuar atë, dhe ndryshimin mes qeverisjes së tij dhe të sotme, Rama e ka përmendur disa herë.

Madje i ka dhënë edhe të drejtë qytetarit dixhital të kthyer në fenomen nga Sali Berisha në komunikimin në rrjetet sociale.

Duke dhënë një shembull se si mund ta monitoronte opozita procesin zgjedhor dhe përdorimin e shkollave për fushatë, Rama ironizoi Berishën me çadristin dixhital.

Një çadrist dixhital thotë se u mbyll shkolla, atëherë merren masa dhe një çadrist dixhital nuk gënjen asnjëherë”, tha ai.

Ndërsa lidhur me implementimin e votimit dhe monitorimit elektronik, Rama krahasoi njohuritë e tij në teknologji me ato të Berishës, duke filluar nga Twitteri i tij.

Me thënë të drejtën unë jam një përdorues aktiv….ju kujtohet kur thoshte Saliu ciu-ciu, Saliu është bërë aq dixhital sa ja bën krrau-krrau, por është në varësi të zogjve, por nuk kam aq njohuri teknologjie.

Çfarë kam thënë, PD mund të zgjedhë një ministër teknik, cilido qoftë por mundësisht të njohë internetin jo revolverin dhe ta vendosim ministër shteti për teknologjinë në zgjedhje”, tha Rama.

Ndërsa për negociatat pa kushte me opozitën, kryeministri kujtoi vështirësinë për t’u ulur në tryezën e bisedimeve me Berishën, me pengesë kryesore Fierin.

E për ta ilustruar solli një pjesë nga filmi shqiptar “Shtigje lufte”.

Imagjinoni të uleshim me Sali Berishën dhe të diskutonim këtu pa kushte.

Një kryetar qarku në Fier na u bë arsye që nuk u takua dot një kryeministër me kryetarin e opozitës 4 vjet.

‘Çdo gjë po jo Fierin’, si ai italiani tek shtigje lufte që thoshte nuk dua të dëgjoj më fjalën Pezë.

Kështu që jemi komplet në një nivel tjetër.

Kam thënë pa kushte që do të thotë jam gati ta diskutoj qeverinë teknike por jo se jam gati ta pranoj.

I kam qëndruar këtij parimi dhe nuk është punë blofi.

Dhe dje kam dëgjuar 7 fjalime nga këto që dëgjoj çdo ditë këtu.

Kur ulesh në tavolinë do dëgjosh, të pëlqen apo s’të pëlqen ama nuk do të thotë se do biesh dakord dhe në fund fare kam bërë këtë propozim”, tha Rama në komunikimin me mediat.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

4 komente në “BATUTAT/ Nga ‘çadristi dixhital’, tek ‘ciu-ciu’ dhe ‘krrau-krrau’, ironia e Ramës me Berishën”

  1. ☆Gopisti i NSHRAK-ut☆ says:


    Rent,
    Rent O Marathonomak
    Rent e u thuaj
    S’jemi më kopeja juaj
    Se shqiptarët e pësuan
    E me dhimbje kaq gjë mësuan.

    Rent,
    Rent O Marathonomak
    Rent e i thuaj:
    (Sumën e qelbur të mos ta luaj):
    Në të dhimbset fort ky vënd
    Nxirr në shesh Shkëlzenin tënd.

    Rent,
    Rent O Marathonomak
    Rent e i thuaj:
    (Që hiç fare të mos ta rruaj)
    Se ka ardhur kohë tjetër
    Ti ke ngordhur, pordhë e vjetër!

  2. spatrtaku says:

    Ju zoti Rama e krahasoni Berishen me nje harabel apo korb te zi,krrau,krrau si sorre,por ai eshte dhe pllet si gomar.Megjithese t’i marrin te keqen gomarit,se eshte me ineteligjent se Saliu.

  3. Kujtimi says:

    O gazeta tema pse na nxirni Berishen kaq shum nai shpifet.
    Boll me Bashen
    KA bere shum keq per SHQIPERIN

  4. Kujtimi says:

    O gazeta tema pse na nxirni Berishen kaq shum nai shpifet.
    Boll me Bashen
    KA bere shum keq per SHQIPERIN
    Shum njeras kur blein gazet dhe shikoin fotografin e Berishes refuzoin ta blejne e kethein

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *