Detajet/ Rama nxit Bashën për të qënë i qëndrueshëm: Nëse humbet kohë ofertat do jenë më të ulta

4 Maj 2017, 08:54Politika TEMA

Kreu i mazhorances  Edi Rama, në takimi e djeshëm në Presidencë me kryetarin e opozites Lulzim Basha mbërriti me një ofertë të re, e cila ndryshonte nga ajo që iu premtua opozitës nga presidenti i PPE-së, Joseph Daul, dhe që u negociua një javë më parë nga zëvendësi i PPE-së, McAllister.

Mësohet se Rama ka deklaruar në takim në prani të Presidentit Nishani se është i gatshëm të ofrojë postin e zv.kryeministrit teknik dhe emërimin e 4 ka zv.ministrave në postet kyçe ku demokratët kanë shprehur pretendime se mund të ketë përdorim të administratës në zgjedhje.

Burimet deklarojnë se pas këtij propozimi, ka reaguar kreu i opozitës, Basha, i cili ka theksuar se oferta e bërë nga Kryeministri Rama për opozitën bien nën nivelin e garancive që demokratëve iu dhanë nga McAllister, pak ditë më parë.

Në reagim të kësaj deklarate, Kryeministri i ka kujtuar Bashës se për aq kohë sa nuk pranon ofertat e maxhorancës, sa vijnë e do të jenë më të ulëta.

“Për aq kohë sa humbet kohën dhe nuk pranon një pakt për të shkuar në zgjedhje, ofertat që shumica jep do të jenë gjithnjë e më të ulëta”, mësohet të ketë deklaruar Rama.

Pas këtyre diskutimeve, palët janë ndarë pa një marrëveshje, ndërkohë që kreu i qeverisë është larguar nga Presidenca.

Pas largimit të Ramës, kreu i PD-së Basha ka vijuar të qëndrojë në Presidencë dhe, në prezencë të kreut të shtetit, Nishani, ka zhvilluar një bisedë telefonike me Presidentin e PPE-së, Daul.

Në këtë bisedë telefonike, Basha ka informuar kreun e PPE-së me qëndrimet e mbajtura nga Kryeministri dhe me përpjekjet e opozitës për të shkuar drejt zgjidhjes së krizës politike.

Gjatë takimit nuk është folur për shtyrjen e datës së zgjedhjeve. Pavarësisht dështimit të këtij takimi, Presidenti i Republikës ka garantuar se po vazhdojnë kontaktet me palët për gjetjen e një zgjidhjeje të mundshme mbi bazë kompromisi.

2 komente në “Detajet/ Rama nxit Bashën për të qënë i qëndrueshëm: Nëse humbet kohë ofertat do jenë më të ulta”

  1. Kastraveci says:

    O lulzim o kurv serbe. Kaq sa po te japin edhe i ke shume ty duhet te te japin ate kastravecin e gjobes qe te vori bashkia dhe qe ta fitoi gjygjin. Dhe ta futi kastravecion me gjith tope brenda

  2. fredi says:

    RRESPEKTE ED RAMA , je vertet 1sh , ulja steken e ofertes te siguroj qe do vij dita qe do jen te lumtur qe ti pranosh per te hyr ne zgjedhjet se do i ket kaluar dhe data , leri ne mutin e vet , jan parti rrugaçesh dhe legenash ,shikoje emisionin studio e hapur dhe shikoje nje spurdhiak nga PDja qe tregonte nje arroganc dhe nje sjellie prej rrugaçi qe te shokonte , imagjinoni sa ka hyr ne politik tjetri , imagjino te bier vendi ne dor te atij alabaku , leri ED RAMA ne renie te lir strehen e fundit te antishqiptarve kriminelve dhe alabakve , njerzia tashme duan te jetojn te qet , te shikojn progres ne kte vend se ka 25 vjet qe kta mostra ja nxijn jeten kti ppulli te fjetur e te pa ditur, qe esht grumbulluar sot ne TIRAN dhe neper qytetet tona .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje