Italianët: Vlora, ndër 10 plazhet me kosto më të ulët në Europë

4 Maj 2017, 10:29Turizëm TEMA

Mesa duket fqinjët e përtej Adriatikut nuk do të mungojnë as këtë verë në brigjet shqiptare. E janë ata vetë që e reklamojnë sI një destinacion ‘low cost’ në Europë për të pushuar gjatë stinës së verës.

Këtë herë është ViaggineWs.com që e ka renditur Shqipërinë dhe Vlorën dhe Karaburunin, të dytën pas Varnës së Bullgari, raporton Monitor.

“ Plazhe me kosto të ulët në Europë? Mesdheu është ai që kryeson, por nuk mungojnë edhe surprizat. Po ju rendis disa destinacione vërtet të bukura ku mund të kaloni të gjitha pushimet e verës me një buxhet të vogël. Nuk është një mirazh. Do të gjeni gjithçka: relaks, argëtim, sport me kosto të përballueshme. Mbi të gjitha kjo në një kohë kur shkenca ka zbuluar se frekuentimi i plazheve kuron deri në 16 sëmundje. Çfarë prisni? Prenotoni pushimet tuaja në një nga këto 10 destinacione që ne po ju listojmë. Disa janë të njohura e të tjerë më pak, por që të gjitha ia vlejnë që të zbulohen”.

Listën e kryeson plazhi i Varnës në Bullgari. Pas Vlorës, klasifikimi vazhdon me Vama Veche Rumaninë, Porec në Kroaci, Portorose Slloveni, Korfuzi në Greqi, Budva në Mal të Zi, Ayia Napa në Qipro, Algarve Portugali dhe Alicante në Spanjë.

Karaburun, Vlorë, Shqipëri

Në detin Adriatik do të gjeni një destinacion po aq tërheqës e të bukur, siç janë brigjet shqiptare, madhe janë edhe ekonomike. Shqipëria po kthehet në një destinacion gjithnjë e më shumë tërheqës e popullor, megjithatë duhet ende të zbulohet.

Këtu do të gjeni plazhe të pandotura, me bukuri të veçantë dhe det blu. Nuk është pushtuar ende nga turizmi masiv. Plazhet rrethohen nga natyra e egër.

Ju sugjerojmë në mënyrë të veçantë gadishullin e Karaburunit, me ishullin e Sazanit që gjendet në Vlorë.

I gjithë parku i Karaburunit rrethohet nga ujëra të kristalta dhe plazhe me rërë të bardhë. Për të mos u humbur është Gjiri i Gramës, një zonë tërësisht e pandotur, por që mund të arrihet vetëm nga mali ose me varkë. Në këtë zonë nuk ka struktura akomoduese, por për këtë duhet t’i drejtoheni Vlorës.

3 komente në “Italianët: Vlora, ndër 10 plazhet me kosto më të ulët në Europë”

  1. E vertete says:

    Vlora vend i krimit,vrasjeve te perditshme dhe i trafikimit te droges.Atje isha nje here,por nuk do shkoje me kurre.Vlora eshte vendbanim i kriminelit tritolist, Julian Sinanaj!

  2. KORÇARI says:

    Përralla me Mbret, pushimet në Bregdetin e Vlorës-Sarandës-Himarës-Ksamilit etj, janë të Shtrenjtapër rajonin, përshembull në Greqi mund të gjesh dhomë për 30 euro në ditë në Hotel me mëngjes dhe darkë, gjithashtu dhe në Itali apo dhe Turqi, ndërsa në Shqipëri me 30 Euro gjen vetëm Kotec për pula që të mos flasim këtu për shërbimin pastaj, që kur të thonë me mëngjes të sjellin një marmallatkë të vockël dhe një gjalpë gjithashtu të vockël.

  3. Arber says:

    Reklame per te shkaterruar dhe perlen e fundit ne Evrope Karaburunin. Te gjithe so vershojne me qellim qe eshte i pandotur dge do ta ndotin dhe mbipopullojne

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje