LETRA/ Meta i shkruan presidentit të PE-së, kërkon vëzhgues ndërkombëtar për zgjedhjet

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta me anë të një letre drejtuar presidentit të Parlamentit Europian Antonio Tajanit i ka kërkuar një grup vëzhguesish ndërkombëtarë për zgjedhjet e 18 qershorit.

Në letrën dërguar presidentit të PE-së, Meta shkruan se se monitorimi i i zgjedhjeve nga ana e ndërkombëtarëve  i shërben cilësisë së këtij proçesi.

Letra

I nderuar Zoti President,

Më lejoni t’Ju informoj se më 18 qershor 2017 do të zhvillohen zgjedhjet për Kuvendin e Republikës së Shqipërisë.

Duke marrë në konsideratë angazhimin e autoriteteve të Republikës së Shqipërisë për të garantuar një proces zgjedhor të rregullt, transparent, demokratik e në përputhje me standardet më të larta bashkëkohore ndërkombëtare, kam kënaqësinë t’ju përcjell ftesën në emër të Kuvendit të Shqipërisë për një grup vëzhguesish ndërkombëtarë nga Parlamenti Evropian.

Besimplotë se monitorimi sa më i gjerë ndërkombëtar dhe vendor i zgjedhjeve të ardhshme parlamentare i shërben cilësisë së procesit por edhe legjitimitetit të rezultatit të tyre, lutem pranoni, i nderuar Zoti Tajani, ndjenjat e konsideratës time më të lartë.

Ilir META

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

2 komente në “LETRA/ Meta i shkruan presidentit të PE-së, kërkon vëzhgues ndërkombëtar për zgjedhjet”

  1. WEB1 says:

    Eh bela !po ftojne nderkombetaret per te garantuar voten, dhe ne te njejten kohe per te mbajtur nen fre e lulken dhe berishen ,,,Tragjedi kombetare ,,kjo eshte dite zie. Me sa duket dyshja e PD nuk kane ndermend ta vendosin vullnetarisht qafen e tyre ne litar ,do ta shesin shtrenjte lekuren .Vetem nderkombetaret mund te garantojne “carmatimin “total te berishes dhe bandave te tij ,dhe policia e rilindjes shpresojme te mos ja fusi vrapit ne rremujen e pare .Vazhdo edo vazhdo ,,jepi leshime lulit ,,gjithe ato leshime qe mori dhe refuzoi ne kohe paqeje ,imagjino se cfare mund te te marre ne kohe “lufte “

  2. ATDHEU says:

    Boll mo me leshime ketyre pislliqeve te shitur. Bollllllllll o KM. Ata nuk jane per leshime , ata jane per tu lidhur me koke poshte. Boll mos luani me nervat tona. Nuk e meriton ky popull kete loje te ndyre.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *