Lulzim Basha, Sali Berisha dhe historia e “qershive” të Nastradinit...!

4 Maj 2017, 13:15Politika TEMA

Në një negociatë mes partive politike apo blloqeve politike, secili prej liderëve politikë tenton të përfitojë maksimalen. Betejë politike që vijon me përllogaritje të forta, pasi janë përfitime të mundimshme në tavolinë, dhe në prani të një pale të tretë që luan arbitrin në këtë negociatë.

Nëse nuk arrihet të përllogaritet deri në detaje përfitimi dhe lëshimi, dhe për një arësye apo tjetër ndërpritet negociata, atëherë pala që ka humbur shansin nuk mund të kërkojnë një “raund” të dytë me palën që ka bërë lëshimin. Asnjëherë nuk ndodh një gjë e tillë, të paktën analet e historisë politike botërore nuk e kanë të parashikuar si precedent.

Kështu ka ndodhur dhe me Partinë Demokratike të Lulzim Bashës dhe liderit historik të PD Sali Berisha.

Në negociatat e organizuara nga dy negociatorët e PPE dhe të Merkel, opozitës shqiptare ju dha një shans që siç do ta cilësonte kryeministri Edi Rama “kur ishte në opozitë as në ëndrrën më të bukur nuk e shihte në kohën kur Sali Berisha ishte kryeministër i vendit”.

Kështu Lulzim Bashës iu ofrua oferta e McAllister, e cila parashikonte shumë. Deri dhe katër ministri me ministra teknikë, në dikasteret që kërkonte Lulzim Basha dhe që jepnin garanci për zgjedhjet, Presidentin, kreun e KQZ, kreun e KLSH, Avokatin e Popullit dhe mbi të gjitha shtyrje të mundshme të zgjedhjeve deri më 16 korrik. Vetëm që të votohej më parë Vetting-u.

Pra, thjeshtë me dy muaj në çadër, pa asnjë krizë qeverisëse, pa asnjë revoltë në vend, pa asnjë rrëzim ekonomik Lulzim Bashës iu afruan lehtësira që as që mendoheshin nga një mendje e qetë, vetëm e vetëm që opozita të hynte në Kuvend dhe të votonte Vetting-un e të hiqte dorë nga bojkoti i zgjedhjeve të 18 qershorit.

Lulzim Basha, i konsultuar dhe me ish-kryeministrin Sali Berisha refuzoi ndërkombëtarët, miqtë e PPE-ve ku PD është anëtare, të dërguarit e kancelares Merkel, duke kërkuar vetëm dorëheqjen e Ramës dhe qeverinë teknike.

Të dërguarit e Merkel dhe të PPE-ve u larguan të zhgënjyer, duke hequr dorë përfundimisht nga Basha. Më pas ishte presidenti në largim Nishani që organizoi një tryezë që iu përgjigjen të dyja palët, dhe Rama e Basha të shoqëruar nga krerët e grupeve parlamentare respektivë Ruçi e Paloka u takuan për 3 orë në Presidencë.

Tashmë oferta ishte “rrudhur”, nuk kishte më katër ministri teknike, kishte një task force që do të minitoronte gjithçka që “lëvizte” për zgjedhjet, për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Por pikërisht këtu, del se Lulzim Basha por dhe Sali Berisha ishin penduar me sa duket se kishin refuzuar ofertën e parë të paketës “McAllister”.

“Tahmaja” e madhe i kishte lënë pa gjë, thjeshtë duke dëgjuar këshilltarët e këqinj që i nxisnin duke thënë se “sa më shumë presion të ushtrohet ndaj Ramës aq më shumë përfiton”.

Pra e rikërkonin atë paketë-ofertë, shtuar dhe largimin e kryeministrit, deklaratë për të thënë se s’heqin dorë nga qeveria teknike.

“O mashtrues ordiner, Nastradin i vërtetë. Tre ditë më parë deklaronte se unë do të bëj çfarë të thotë PPE-ja, kurse dje i thoshte në takim Bashës “as i njoh fare ato propozime”, deklaroi sot Berisha në “Parlamentin” e çadrës. Pikërisht të njejtën deklaratë bëri dhe Basha një natë më parë.

Dhe meqë jemi tek përmendja e Nastradinit, qarkullon për shumë e shumë vite një anekdotë e tij. Sipas të cilës “Nastradin beu bleu ca qershi në Pazar dhe u nis rrugës për tek një mik. Diku pushoi, dhe hëngri një pjesë të qershive. Meqë përtonte të merrte pjesën tjetër, por dhe nuk donte që dikush të përfitonte dhe të konsumonte pjesën e mbetur, i urinoi.

Në kthim, Nastradini i uritur pushoi në të njejtin vend. Duke qënë se s’kishte ushqim me vete, filloi të konsumonte qershitë e lëna duke thënë “kjo s’është fëlliqur, as kjo dhe as kjo…”. Derisa i konsumoi të gjitha qershitë e urinuara”. Kështu i ka ndodhur dhe Lulzim Bashës me ofertën e negociatorëve të PPE dhe të dërguar nga Merkel. Por tashmë, s’kthehet më “lëvizja”./TemA-m.a.

10 komente në “Lulzim Basha, Sali Berisha dhe historia e “qershive” të Nastradinit…!”

  1. Dorina says:

    le nam o idiot, o lulush qe s’ke mend as sa nje kokerr rrush.
    trego pasurine tende si e bere. Gjithashtu thuaji edhe vellait tend te tregoje se me cfare lekesh e bleu vilen…

    1. Kujtimi says:

      Sala e Luli jan njeres te lidhur me krimin te pafytyre qe duhan vetem ta shoin keq e me keq kete vend qe e kan bere si ne kohen e Axhi Qamilit.
      BOLL IU LUTET KETYRE PLERAVE.
      ME KETA DUHET T E VEPROI LIGJI.
      MOS JU LUTNI
      LERENI VETEM KY LEGEN DO PUSHTETIN NE TAVOLIN

      1. Lugati says:

        kur jane te lidhur me krimin pse nuk i arresto lugati ripjelljes..shko boja ket pytje ti dhe ky spiuni ktu poshte alban dega qe mu la bo mo keq se spartak ngjela po te njojtat gjona shkru..si kundra si pro po era sipun sigurims i vje..apo osht S.NGJELA me verte..ca spret prej 85 lekshave

  2. Alban Dega says:

    From: Alban Dega
    Date: March 19, 2017 at 04:09:24 EDT

    FAKTE JO OPINIONE

    TI LULEZIM BASHA JE NJE P… MASHKULL NE POLITIKEN SHQIPTARE….

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Midis terroristit dhe rrugacit

    Pas thirrjeve tipike terroriste te liderit te opozites se shpartalluar Lulezim Basha per te permbysur nje qeveri te zgjedhur ne menyre demokratike me dhune, sot lideri i opozites nxori edhe fyrtyren e rrugacit.
    Ai perdori gjuhen e rruges kunder kryeministrit ne detyre Edi Rama dhe qeverise ne pergjithesi. Nje grusht rrugacesh e duartrokiten kryerrugacin Basha. Nuk mund e nuk mendohet se mund te ndodhe ndryshe me nje opozite ne krize identiteti, ne krize mendesie, ne krize shpartallimi te plote nga vetvetja, ne krize alternativash e projektesh per ndreqjen e vetvetes se pari.
    Vete rruga e cadres qe kane zgjedhur eshte deshmia me e qarte e me plote e kesaj krize totale qe lindi nga kriza e vetvetes dhe e coi Shqiperine nga kriza ne krize deri ne gremine te plote ne cdo fushe e qelize te jetes politike, ekonomiko- financiare, sociale, arsimore, kulturoe, shkencore, shendetesore…
    Nuk ka shenje e simbol me te qarte te kesaj autokrize se gjuha e rruges e liderit te saj Lulezim Basha dhe kryeliderit Sali Berisha.
    Hedhja nga thirrjet lenino- staliniste per permbysje me dhune te nje qeverie demokratike te zgjedhur me vote plebishitare nga nje popull i tere ne kohe paqeje, nga gjuha e te fortit dhe e garipit se Edi Rama e Fatmir Xhafa “duhet te kaloje mbi trupat tane” tek gjuha e rrugacit duke e quajtur jo vetem liderin e mazhorances por krejt ate si “sojsez, i pafytyre …” e epitete te tjera tipike rrugacesh.
    Nuk pritet gjuhe tjeter pervecse ajo e rruges ne nje cader qe ka bllokuar rruget e kryeqytetit dhe dyert e Qeverise, Kuvendit Popullor, dy organizmave kryesore e jetike te nje Republike Parlamentare.
    Vete cjerrjet e zerit, vete thirrjet tipike terroriste, vete gjuha e rruges dhe garipit, te fortit gjithnje me ze te shtjerrur apo mekur flasin per nje gjendje psiko- motore te coroditur deri edhe skizofrenike te Berisha- Bashes !

    Nga “Bande… e Mafia…” ne korprorate krimi te organizuar…

    Pse !? Sepse tek Reforma ne Drejtesi dhe sidomos tek shpirti i saj Vetingu Koroparata e Krimit te Organizuar Shteteror e Partiak te PDSH-se dhe Sali Berishes shikojne fundin e sundimit te tyre dhe ndeshkimin e pandeshkueshmerise se vetvdhene nga kjo korporate, nga kjo ” Cete Gangsteresh” sipas ” The Times” e “Indipendent” te Londres, te “kesaj Mafia qe ka dale krejt jashte kontrollit” sipas ” The New York Times”.
    Si Berisha dhe Basha edhe telallet dhe zhurmuesit e tyre politike e financiare, mediatike e mafioze nderkombetare kane pafytyresine ti drejtohen popullit e te flasin ne emer te tij, Pse !?
    Populli e ka dhene veriiktin e tij, Vendimi ne emer te popullit u dha pese here rradhazi.
    Populli me armen e tij kryesore dhe te vetme, voten e lire i ndeshkoi ashper dhe qarte politikisht dhe juridikisht Sali Berishen e krejt Korporaten e tij te krimit te organizuar e shteteror me nje shumice gati absolute me 23 qershor 2013 dhe me 21 qershor 2015, ne zgjedhjet lokale te parakoheshme te Dibres dhe Ersekes.
    Ate vendim qe e rrenoi korrupsioni dhe impuniteti i dhene vetvetes nepermjet nje drejtesie te sterkorruptuar pikerisht nga politika ala Luigji i 14-te i Sali Berishes, nga gjyqtare e prokurore me kontrate krimi me korporaten e tij e lexoi dhe vulosi me voten e tij plebishitare vete populli.
    Mbi 95 per qind e shqiptarevee perkrahin Reformen ne Drejtesi dhe ligjet e saj me Vetingun si ballin e saj. Eshte nje perputhje absolute midis perkrahjes popullore per aleatet tane strategjike SHBA- BE dhe perkrahjen e kesaj Reforme jetike per shqiptaret e Shqiperine!
    Pse !? Sepse aspirata e shqiptareve si popull e si komb ne te gjitha hapesirat shqiptare ishte ” E duam Shqiperine si e gjithe Evropa!” “E duam Shqiperine si Amerika demokratike”
    Keto aspirata ua vodhi bashke me votat jo nje por dhjetra here, keto aspirata bashke me vete Shqiperine ua vodhi dhe plackiti Sali Berisha dhe “banda e tij e gangstereve”.
    Nga “bande gangsteresh” e Mafia krej jashte kontrollit ” gjate mandatit te dyte te Berishes ajo u kthye ne nje Korporate te Krimit te Organizuar Shteteror dhe Partiak te PD-se ne sherbim te klanit familiar she politik te ketij sundimtari, e despoti te korruptuar. Si qeveria dhe PD-ja si shtylla e saj u kthyen ne nje garde pretoriane, ne nje repart ushtarak te familjes bio- politike te Sali Berishes.

    Kusari e krim i organizuar ne cdo hap e gje !

    Gerdeci, CEZ, ARMO, Interkoneksioni me Kosoven, ngjyrosja e naftes… Monopoli i ilaceve, Universitetet e Plepave dhe Akademite e Domosdoves, cdo tender me peshe kalonte nga duart e Gites, Xenit, Jamserbit… me ” bonuse sukesi” te garantuar nga babai kryeminister dhe sejmenet e tij mercenare dhe sherbetore jo vetem te familjes kryeministrore por edhe te mafiozeve ala Nue Kalaj, ala Damir Fazlici, ala Taci, ala dreqi e i biri. qe tallnin sumen me ministrat e tij.
    Vetem me tenderin e naftes Shqiperia i humbi 650 milione euro qe ofroi nje kompani kineze me garanci nga qeveria e superfuqise ekonomiko-financiare e teknologjike boterore , Kines. Ne vend te saj fitoi nje sharlatan e gaztor i familjes, nje mashtrues ala Sude e ala Gjalica, ala Alimucaj e ala Gjenerali..
    E as Sali Berisha e as kelyshi i tij Bode nuk kishin bere asnje verifikim , nuk kishin asnje garanci nga bankat fantazme te sharlatanit Taci me kete pasuri strategjike shqiptare pa llogaritur edhe te pakten 250 milione te tjere nga TVSH-ja , prodhimi i munguar, fitimi i humbur, punesimi i qindra mijera shqiptareve.
    Vetem nga pazaret Argita- Basha- Fazlic Shqiperia humbi reth 150 milione euro investim te nje biznesmeni pakistanez!
    Vetem nga CEZ-i i Xenit Shqiperia i ka humbur ne total rreth 1 miliarde dollare amerikane !
    Vetem nga Interkoneksioni energjitik me Kosoven te dyja i humbin rreth 50 milione euro ne vit X 9 barazi me 450 milione euro per shkak te pazarlleqeve korruptive te Xenit me dajet e tij serbe.
    Vetem maja e ajzbergut te korrupsionit masiv qe p[reku dhe rrenoi cdo fushe te ekonomise, financave, investimeve te huaja etj. etj.

    Edhe Mafia italiane me e ndershme se mafia berishiane !

    Pas disa sharlataneve amerikane, gjermane, dje Basha dhe Korporata berishiane e Krimit te Organizuar sollen ne cadren e saj edhe ish- senatorin italian Di Bagio’ i akuzuar per pervetesimin e rreth 2.5 milione eurove nga fondet per pensionet dhe ceshtje sociale per te moshuar duke ringjallur te vdekurit, njesoj sic vepronte Berisha e korporata me listat e zgjedhjeve apo ndihmat sociale. me legalizimet qe fakirave shqiptare u duhej te paguanin mijera euro apo dollare, etj. etj.
    Sidoqofte De Biagio eshte mbi njemije here me i ndershem se vete Basha. Ai kishte pefituar vetem 450 mije euro.
    Basha dhe lukunia e hajnave te Berishes vodhen mbi 500 milione euro vetem ne Autostraden e Kombit. Jo vetem kaq Basha u gradua nga kapobandoja si Minister i Jashtem, Minister i Brendshem, kreyeminister i Republikes se Lazaratit, zevendeskrye-ekzekutor i 21 janarit 2011, kryebashkiak i Tiranes me votat e vjedhura te 6 majit 2011 dhe te kryekoministit fanatik enverist Hysni Milloshi.
    E ka goje e leshon be e rrufe kunder Fatmir Xhafajt, nja nga djemte, politikanet, juristet shermbullore shqiptare qe ne rini e deri ne ditet e sotme…
    Pse gjithe ky duf e zjarrmi psikopatike e kukulles se Berishes, Basha dhe vete Sales me qytetare dixhital deri edhe nga Gjermania! Qytetari dixhital Sala i shkruan qytetarit banal Berisha !
    Se pari se Fatmir Xhafa eshte nje autoret dhe regjizoret juridike te Reformes ne Drejtesi dhe te Ligjit te Vetingut, qe i tmerron, i cakerdis , po i cmend subjektet dhe objektet kryesore te saj, Korporaten e Krimit te Organizuar shteteror, familjar, politik te Sali Berishes dhe Lulezim Bashes,
    Si njeri edhe tjetri jane kryekriminelet, kryekusaret, kryeekzekutoret e krimit te organizuar shteteror, te denje per Hagen, ku me spiunimet e tyre per llogari e ne dobi te UDB-es serbe, RIA-s putiniste te liderve te luftetareve te lirise se Kosoves Fatmir Limaj, Ramush Haradinaj, etj,,, etj,
    Per te fituar pike tek ata por edhe te Amerikanet Lulezim Basha sajoi e trilloi edhe Shtepine e Verdhe duke i vene nje vule turpi te falsifikuar Shqiperise e shqiptareve si komb.
    Ky hor styerhori i kryehorit dhe Mareshallit te Beogradit dhe Moskes , te UDB-es e KGB-se- RIA-s sovjeto- putiniste, Sal Berishes, ky burrec i pa burre qe i shtjerret ( meket ) zeri si grave llafazane sa here flet, ky i pafytyre pa dine e iman e mashtrues i pacipe, ky dhjeracak qe mbylli dosjen e kusarise se kombit me procedure dhe me ndihmen e gjykatesve e prokuroreve te sterkorruptuar ala Zagarnjori e Gjin Gjoni, ala Adriatik Palla e plehrat si ata te antidrejtesise Salehiane, na ben edhe trimin edhe te fortin, edhe garipin edhe Matrazovin. ndersa pshurret e mbush poturet sa here i kujtohet Vetingu e Reforma ne Drejtesi. qe me siiguri do te rihapin aferat e tij njera me kriminale se tjetra si Autostrada plackitese dhe Otrantoja atdheshiitese, masakra e 21 janarit 2011 e dhjetra megakrime te tjera te kesaj KORPORATE TE KRIMIT TE ORGANIZUAR TE KRIMIT SHTETEROR E PARTIAK, te partise me te inkriminuar e politikaneve me kryekriminele ne historine e Shqipersie.
    Pas vendimit politik ne emer te tij qe dha vete populli shqiptar me voten e tij te lire plebishitare te 23 qershorit 2013, 21 qershorit 2015, te Dibres dhe Ersekes tani po bien kamanat e vendimit te drejtsise e shtetit ligjor ne emer te asaj vote dhe te vete popullit kunder ketyre kryekrimineleve qe rrine nate e dite duke u rene tupanave te ” dekriminalizimit” dhe ndershmerise ne emer te popullit qe i ka ndeshkuar ne menyren me te fuqishme.

    “Tanket” Vetingut dhe lemeria e hajnave te Saladinit !

    Eshte pesha e ketyre krimeve , korrupsioni, kusarie, plackitje, eshte lemeria e Reformes ne Drejtesi dhe e Vetingut, e jo e kaluara e Fatmir Xhafajt apo Edi Rames, Ilir Metes apo Petrit Vasilit… aresyeja e tmerrit dhe fobise paranojake te Sali Berishes dhe Lulezim Bashes qe i shikojne ato si tanke te renda qe po u afrohen perdite e me shume e qe do ti shkelin me zinxhiret e tyre.
    Eshte pshurrja e dhjerosja prej tyre qe e ben aq paranojak Lulezim Bashen e Korporaten e tyre te krimit te organizuar shteteror e partiak sa te deklaroje se Fatmir Xhafaj “duhet te kaloje mbi tru pat” e ketyre banditeve e kryekrimineleve dhe u jep ultimatume jo vetem qeverise se zgjedhur ne menyre demokratike, por edhe te urdheroje presidentin e zgjedhur me vota te shit-blera Bujar Nishani qe te mos dekretoje Fatmir Xhafen si minister te Brendshem. Dhe kapterri Nishani ne fundin e palavdishem te mandatit te tij ashtu po vepron e po vonon… Ai nuk e ben as shurren pa ia shkelur syrin Berisha !
    Keto jane ligjet e xhungles se Korporates se Krimit te Ogranizuar Shteteror e Partiak!
    Pse!? Sepse tek Fatmir Xhafa shikojne simbolin e Reformes ne Drejtesi e Vetingun qe ky sherbetor me kontrate te perkohshme i Berishes dhe bandes se tij jane gati tu shtrihen poshte zinxhireve te fantazise se cmendur te tyre per ti bllokuar e mos lene te kalojne !
    Ndaj ai ben jo vetem terroristin ala ISIS, e guerilasit Kastro- Chegevara, jo vetem Matrazovin, por edhe Kryeministrin e Presidentin, Shefin e Personelit dhe bllokuesin qe emeron e shkarkon ke te doje e kur t’ja doje qejfi si Ajatollah Khomeini i Gazidede Berishes
    Mbi te gjitha arma e mjeti i tij kryesor per demokraci e politike, per Republiken e Re eshte diktati e Ultimatumi, urdheri suprem e stili liderit suprem Sali Berishe Khomeini… Envero- Stalinisti, stili Lala Kros o Lala Kros vet shkruan e vet vulos!

    As Kastro e as Matrazov… nje p… mashkull !

    Larg qofte ! Jane teper 16 vjet te kesisoj sundimi! Shqiptareve u ka ardhe ne maje te hundes me nje Sali Kadaf qe e flaken me perbuzje e ne menyre plebishitare ne koshin e despoteve dhe atdheshitesve !
    Aq me pak mund te pranojne nje sozi te tij qe ka vulen e kontributin e zi ne cdo krim e zezone qe Karaxhici shqiptar u ka bere popullit e shtetit shqiptar, mbare kombit.
    Ndaj mos na bej as diktatorin ultimatumdhenes e as Matrazovin!
    Nje pshurran nga frika nuk mund te jete e as nuk mund te behet kurre as Kastro e as Matrazov e aq me pak kryeminister i nje populli krenar e trim si shqiptaret!
    Te keshilloj vellazerisht qe te vizitohesh tek psikiatri…
    Psikologu eshte per faza shume me te lehta te skizofrenise tende dhjeracake!
    Ti e me fort bosi jot Berisha keni frike, tmerr, lemeri nga hija e krimeve pa fund te Korporates suaj te Krimit te organizuar shteteror e partiak ne sherbim te klanit tuaj familjar e politik po aq kriminal sa edhe ju! Ndaj lehni si qente nen driten e henes ndaj hijes suaj… U ka hy frika ne palce!
    Nuk keni asgje per te humbur pervec parave dhe pasurive, tokave dhe pronave, gjakut e djerses qe u kini grabitur e tjetersuar shqiptareve!
    Nuk jane para djerse! Jane para hajnie e kusarie, vrasjeje e krimi!
    Jane para krimi e vrasjesh te shqiptareve dhe te Shqiperise !
    Dorezojuni Drejtesise e ligjit! U ulet me nje te treten masa e denimit te garantuar!
    Para se te kerkoni dekriminalizimin e te tjereve… dekriminalizoni veten fillimisht!
    Mos e bej si gjyshi jot hoxhe: beni cfare them une Mos beni cfare bej une!
    Sheroje veten Doktor Berisha! Edhe Lulin e Co…
    Ne dac lexoje Corporation ne dac Company ! Jane njesoj !
    Kurse ti Lul mos na bej as Kastron e as Matrazovin .
    Nuk je as njeri e as tjetri …. Ti je thjesht nje frikacak i pshurrun!
    Shkurt ti Lulezim Basha je nje p… mashkull !

  3. komentatori nga cadra e gjyqit per portalin e zenit says:

    lulush e berish!Amund ti therrisni edhe njehere miqte tuaj tePpe?Nese vine ,se bashku i beni nje ftese Rames me kerkesa,por jo antikushtetuese.jam i sigurt qe do te vije per te biseduar.por hallin e kam qe:ne bisedime te jete Berisha,jo i deleguarii Berishrs per kryetar.gjithashtu kam hall,nese do te vine perseri miqte tuaj!?Se mesa kam kuptuar deri tani,konfirmuar edhe nga deklaratat tuaja ,ata ua kane hequr vizen.sa per kavajen, mos e kruani shume.

  4. emigranti says:

    o rama ata te opozites luli dhe kompani te kerkojne ty japesh dorheqje sepse e shikojne qe ti po ja nxine jeten

  5. Shqiptari nga Kosova says:

    Injorojeni Lulin, pse i jepni kaq rendesi..!!!
    Mjafton te themi se ai eshte vjedhes klasi..!
    Mjafton te themi se eshte antikombetar( nenshkrues i shitjes se detit..!
    Mjafton te themi se eshte vrases ne 21 Janar..!
    Mjafton te themi se eshte vjedhes votash..!
    Me falni, faktikisht per keto nuk duhet injoruar, perkundrazi ai do te duhej te dilte para togave te zeza..!
    Por ne tjera raste ai nuk do zen ne gojè sepse i rrisim “vleren”..!
    Injorim, injorim dhe vetem injorim..!
    Kemi shume detyra e pune perpara, prandaj do e lutnja personalisht zotin kryeminister qe te mos i jep rendesi ketij bastardi me emrin Lulzim..!

  6. Peco says:

    Aman, or zoti Sali, si u prish kjo dynja keshtu, or te keqen vellai, meazallah se ja hedh dot njeriu sot. Cfare behet keshtu me keta njerez, or shpirt, si u prishen keshtu, xhanem? Po edhe ky I biri I Krsitaqit, or t’u befte Pecua ty, sikur te kete mbaruar shkollen e vagabondeve…

  7. Teuta says:

    Zoti artikullshkryes ! Ngjarja qe tregove me qershite dhe Nastradinin ,eshte e vertet,por ke ngaterruar kot Nastradinin. Nastradini simbolizon njeriun e zgjuar ,shakaxhiun dhe thumbuesin me te madh njerezor. Ndaj Nastradini nuk do ta bente ate marri te kthehej e te hante qershte e shurrosura. Qershite e shurrosura i hengri bariu i dhive ,atje ne mal.

  8. Teuta says:

    Zoti artikullshkrues ! Ngjarja qe tregove me qershite dhe Nastradinin ,eshte e vertet,por ke ngaterruar kot Nastradinin. Nastradini simbolizon njeriun e zgjuar ,shakaxhiun dhe thumbuesin me te madh njerezor. Ndaj Nastradini nuk do ta bente ate marri te kthehej e te hante qershte e shurrosura. Qershite e shurrosura i hengri bariu i dhive ,atje ne mal.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje