Macron drejt Elizesë, fiton përballjen televizive me Le Pen

Anketuesit nuk kanë dyshime: debatin final televiziv mes dy kandidatëve për presidencën franceze e fitoi liberali Emmanuel Macron.

Në përballjen për çelësat e Elizesë u prekën tema si terrorizmi, ekonomia dhe Bashkimi Europian. Për mbi dy orë, kundërshtarët shkëmbyen fyerje mes tyre, por pëlqimin e publikut në fund duket se e mori Macron, i cili është shfaqur shumë më bindës në thuajse të gjitha kategoritë.

Pas debatit, 63% e shikuesve u shprehën në favor të tij. Marine Le Pen e fshikulloi rivalin tek mungesa e eksperiencës politike dhe të kaluarën me sfond financiar, duke e cilësuar si kandidatin e globalizimit të egër. Version yt i Francës, i tha ajo, është një dhomë tregtie, ku secili do të luftojë për veten.

Macron u kundërpërgjigj duke thënë se liderja e Frontit Nacional gënjen haptazi, nuk propozon asgjë konkrete dhe fryn shqetësimet e publikut. “Përpara meje është ulur priftëresha e madhe e frikës”, u shpreh ai.

Raundi i dytë dhe përfundimtar i zgjedhjeve presidenciale franceze mbahet të dielën, në 7 maj.

REMOTE_ADDR:[]
                 Loading...