Ministri i Jashtëm italian: Nga Maqedonia e Shqipëria kemi sinjale të forta për destabilizm

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Ministri i Jashtëm italian, Angelino Alfani, jep alarmin se në Ballkan ka shenja të përkeqësimit të marrëdhenieve midis vendeve.

Ai thotë se pikërisht për shkak të këtyre tensioneve do të zhvillojë një takim të ministrave të Jashtëm të Ballkanit në 27 maj.

“Zhvillimet shqetësuese në Maqedoni dhe kriza e zgjatur politike në Shqiperi janë shenja serioze të përkeqësimit të marrëdhënieve ndërmjet vendeve të Ballkanit Perendimor”, deklaroi Alfano.

“Një nga zonat ku kohët e fundit kemi intensifikuar kontrollin dhe vëmendjen është gadishulli i Ballkanit.

Gjatë ditëve të fundit, veçanërisht (dhe ketu mendoj për zhvillimet në Maqedoni dhe krizën politike në Shqipëri), janë regjistruar sinjale të forta të mosmarrëveshjeve mes vendeve të Ballkanit Perëndimor”, u shpreh ai.

Alfano theksoi se në këtë fazë  BE duhet të ndalet tek perspektiva e integrimit evropian të vendeve të Ballkanit Perendimor.

“Duhet t’i ndihmojmë këto vende në mënyrë që ato  të çojnë përpara procesin e integrimit rajonal”, shtoi ministri i Jashtëm italian.

Sipas tij, kohët e fundit në Ballkan është shënuar rigjallërim i retorikës nacionaliste dhe euroskepticizmit, me një ndikim negativ jo vetëm në dinamikën e brendshme politike, por edhe në marredheniet ndërshtetërore në rajon.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

6 komente në “Ministri i Jashtëm italian: Nga Maqedonia e Shqipëria kemi sinjale të forta për destabilizm”

  1. O.Pamuk: muslimonet shqipfoles jane vazhdimi i identitetit turk ne Evrope..... says:

    sunitet jane destabilizues,po ti ministro eshte mire qe tju futesh ate gishtin ne sume e ti dergosh ne Instambul tek Erdogani!

    1. katoliku says:

      Vetem jevgjit shkruajne me kete fjalor si ty. Ndoshta je jevg Anadolli se nuk ka spjegim tjeter…

  2. Kuq e zi says:

    Te lidhesh krizen politike ne shqiperi me perkeqsimin ndermjet vendeve ne ballkan per destabilizim perkthehet qe
    Kete krize e kemi dhurate nga fqinjet po tradhtari kush qenka????

  3. shushica says:

    Me se fundi foli …por çfare tha italiani…..vendi qe duhet te ishte i interesuar me shume per Ballkanin perendimor….ne fakt eshte vendi me indiferent…ose pa fuqi Me Ballkanin merret Gjermania qe nuk ka asnje vend kufitar …deklaron qarte problemin tek PD .Nderkohe Alfano thote krize politike….ku eshte kriza zoti Alfano …ne koken tende dhe ne miqte tuaj te PD….nderkohe qe Renzi dhe Gentiloni nuk kujtohen ..ne fakt kane te drejte ,nuk dine ne se jane me te majten ,me te djathten apo me asnjerin…Natyrisht ,si gjithmone ,presin nje deklarate nga dikush tjeter,kuptohet ,pastaj ta peresrisin ,,

  4. shushica says:

  5. albaniafirst says:

    Per cfare krize e keni fjalen? Per 20 veta qe jane ngujuar ne nje cader? Kjo eshte kriza?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *