Nuk është “Ekzorcisti,” por ky njeri mund të jetë makthi juaj i ri

Mund të duket si një skenë e nxjerrë nga filmi horror “Ekzorcisti,” por gjithçka që shihni në këtë video është reale.

Troi James ka një trup tejet elastik, aq sa me shpinën e përthyer mund të ecë me këmbë dhe duar në dysheme.

Kjo i ka fituar atij pesudonimin “Njeriu Merimangë,” ndonëse për arsye krejt të ndryshme nga ato të personazhit të njohur si superhero.

Video në të cilën James tregon aftësitë e tij, është një nga më viralet në rrjetet sociale, por jo të gjithë komentuesit kanë shprehur habi. Shumë prej tyre, kanë thënë se ndihen të tmerruar prej saj.

REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *