Observer: ‘Shqipëria e Madhe’ mund të bëhet realitet

Përfshirja e Rusisë në ngjarjet e Ballkanit ka çuar këtë shoqëri në buzë të greminës dhe kjo po e kërcënon të gjithë Evropën Juglindore dhe është nevoja që Perëndimi të riparojë dëmin që ishte shkaktuar gjatë shpërbërjes së Jugosllavisë.

Kështu ka thënë eksperti i sigurisë dhe ish-analisti në Agjencinë e Sigurisë Kombëtare (NSA), John Schindler.

Kolumnisti i ‘Observer’ të Nju Jorkut, shkruan se NATO ka nevojë të ndihmojë në Jug-Lindje të Evropës për t’i rezistuar veprimeve agresive, sikurse përpjekja e grusht-shtetit në Mal të Zi disa muaj më parë, si dhe për rrezikun e krizën në Maqedoni.

Gjatë gjithë ish-Jugosllavisë, NATO dhe BE-ja këmbëngulën në ruajtjen e kufijve të brendshëm të regjimit të dështuar komunist, edhe pse ajo përfaqësohej nga persona me përkatësi të ndryshme etnike, thotë ‘The Observer’.

Schindler beson se Josip Broz Tito ka mbajtur Jugosllavinë së bashku me një kombinim  të karizmës, talentit politik dhe policisë sekrete, të cilën nuk e posedon as NATO, as BE.

Ai thotë se ka ardhur koha që edhe Perëndimi të njohë dështimin e tij ndaj Evropës Juglindore.

Këtë pjesë ai e përshkruan si një pseudo-shtet që kurrë nuk është shëruar nga fatkeqësia që zgjati nga viti 1992 deri më 1995, dhe shton se miliarda dollarë ndihma perëndimore janë zhdukur për shkak të korrupsionit të madh dhe krimit.

Schindler thekson se askush nuk mund në mënyrë të arsyeshme të shpjegojë pse kufijtë e Serbisë nga e kaluara komuniste mund të ndryshojnë ndërsa kufijtë e Bosnjës dhe Hercegovinës nuk munden, duke përmendur faktin e ‘Republikës Serbe’.

Kolumnisti i ‘Observer’ thotë se kroatët etnikë nga pjesa perëndimore e Bosnjës duhet të lejohen të bashkohen me Kroacinë dhe kujton se shumica e tyre tashmë posedojnë pasaporta kroate.

Ai beson se pjesa tjetër e Bosnje dhe Hercegovinës duhet të lejohet të shkojë në rrugën e vet dhe të përshpejtojë anëtarësimin në NATO dhe BE.

“Perëndimi duhet të heqë dorë nga fantazia se paqja afatgjatë në Ballkan mund të arrihet duke izoluar Serbinë”, thotë kolumnisiti, por thekson se Beogradi duhet të bëjë kompromis dhe të njohë Kosovën si shtet të pavarur.

Sipas tij, ‘Shqipëria e Madhe’ duhet të krijohet dhe është mirë të arrihet në kushte paqësore.

Ai beson se duhet të lejohet të ankesojë Kosovën, Shqipëria, dhe Serbisë duhet t’i takojë veriu i Mitrovicës dhe Lugina e Preshevës.

Ai thotë se monumentet fetare serbe në Kosovë duhet të vendosen nën mbrojtjen e OKB-së.

Schindler shkruan se humbëse do të jetë Maqedonia në këmbim të pjesës veri-perëndimore të vendit, e cila është e populluar kryesisht me shqiptarë.

REMOTE_ADDR:[]

6 komente në “Observer: ‘Shqipëria e Madhe’ mund të bëhet realitet”

  1. lelegu says:

    Ku eshte Shqiperia e madhe aty? Bashkimi me Kosoven dhe pjesen veri-perendimore te Maqedonise kesaj i thote Shqiperi te madhe ky Shindleri??? Shqiperia etnike perfshin Camerine dhe Maqedonine jug-perendimore qe jane te banuara me shqiptare ortodokse. Keto tendenca per ndryshime kufijsh jane shume te demshme per ne sepse ne humbasim Camerine dhe Jug- perendimin e Maqedonise qe jane territore te pastra shqiptare qe nga antikiteti.

  2. Timi says:

    Shqiperia me Kosoven jane pothuaj te bashkuar dhe te falet Mitrovica dhe Lugina e Presheves eshte nje ide e gabuar dhe nuk duhet mbeshtetur ne asnje menyre. Shqiptaret jetojne ne trojet e tyre dhe nuk duhet te leshojne asnje milimeter. Si shqiptaret ne Luginen e Presheves si ata ne Mitrovice dhe si ata ne Maqedoni apo Mal te zi. Perse nuk thote Schindleri qe Cameria deri ne Arte dhe Preveze duhet ti kthehet Shqiperise por thoka te falim Mitrovicen dhe Luginen e Presheves per te na lejuar bashkimin. Kosova eshte nje shtet i pavarur qe e njohin shume vende dhe nje referendum me qytetaret e vet e vendos se me ke bashkohet.

  3. kacarrum says:

    perkthm i dobet. ne orighinal thote ti jpet presheva shqiperise ketu eshte perkthyer ti jepet serbise.

  4. Crusader says:

    Shqiperia eshte katandisur nje bajge, te marrin dhe Kosoven qe te behen dy bajga te ngjitura qe te qelbet Ballkani.

    1. albaniafirst says:

      Crusader, po qe per te folur per procesin e “qelbjes” ate e ke te gjalle ne Greqine tende. Per fat te keq ajo as ne 30 vjetet e ardhshme nuk ka per ta marre veten.

  5. emigranti says:

    Pse thote “Shqiperia e Madhe” kur ne fakt eshte nje pjese e Shqiperise Reale ku pervec Camerise e Maqedonise jug-perendimore I heq dhe Presheven.
    Ky propozim krijon nje Shqiperi te permiresuar, por te paplotesuar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *