Renditja FIFA, asnjë ndryshim për Shqipërinë

4 Maj 2017, 14:51Sport TEMA

Shqipëria qëndron në vendin e 66 në renditjen e FIFA-s. Organi më i lartë i futbollit botëror ka publikuar klasifikimin e përditësuar të kombëtareve për muajin Maj. Kuqezinjtë tanë vazhdojnë të qëndrojnë në vendin e 66 në këtë renditje, për shkak se gjatë kësaj periudhe Shqipëria nuk ka qënë e angazhuar në ndeshje zyrtare apo miqësore.

Ndërkohë që stanjazioni ka karakterizuar edhe rivalët e grupit për Botërorin “Rusi 2018”. Spanja qëndron në vendin e 10-të, ndërsa përsa i përket Italisë, të kaltërit mbajnë vendin e 12-të.

Rivali tjetër që ndodhet në grupin tonë, Maqedonia pasi arriti të ngjiste plot 33 të vende në këtë renditje, pasi fitores kundër Lihteshtejnit dhe Bjellorusisë, tanimë mbetet në vendin e 133. Izraeli në të 63, ndërsa Lihteshtejni i klasifikuar si i 189 .

Vazhdon disheza për përfaqësuesen e Kosovës, që zbret me 2 vënde në këtë renditje. Për muajin Prill skuadra e Bunjakut humbi 6 vëndë në klasifikim, duke u pozicinuar në vendin e 170, ndërsa Maji i gjen ata në të 172. Përsa i përket vendeve të para, renditja botërore e FiIFA-s, qëndron po e njëjta. Brazili është skuadra që udhëheq, pas tyre ndodhet rivali i përjetshëm Argjentina dhe një shkallë më poshtë qëndron Gjermania.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje