REPLIKAT/ Komentuesi: Thuaj ç’të duash, po Basha të kapi shah-mat, siç parashikoi kokëlopa Fahri Balliu. Ja si reagon Rama

4 Maj 2017, 17:12Politika TEMA
REPLIKAT/ Komentuesi: Thuaj ç’të duash, po Basha të kapi

Kryeministri Edi Rama ka postuat një foto duke ironizuar Lulzim Bashën, pas takimit të djeshëm në Presidencë.

Me këtë rast, ai shkëmbyer edhe disa replika me komentuesit në faqen e tij në Facebook.

Një prej tyre, duke dëgjuar Ramën që tha në konferencën për shtyp se Basha nuk di të luajë shah, por vetëm damë, i shkruan se në “fakt Basha të ka zënë mat”.

Replikat

Komentuesi: Thuaj ç’te duash ti,po ai dhe pse vetem dam di te luaj te kapi shah-mat,siç e kishte parashikuar koke lopa Fahri Balliu…

Edi Rama:  ???

Komentuesi: Ne rastin me te mire z.KM,nuk eshte etike qe pranoni te diskutoni çeshtje madhore me femije pa prezencen e prindit,per te mos thene qe organizatat qe mbrojne femijet,mundet dhe t’ju denoncojne.

Komentuesi: Per ket tkam qef qe se vret fare biles e ke aftesin ti kthesh ne shaka kto mini dramat??

Edi Rama: Mendjen e vras shume po per gjerat e duhura jo per lojrat e femijeve te organizuara nga burra pa kellqe?

Komentuesi: une nuk kuptoj cfare propogande, premtimesh apo rrenash do sajosh ne fushate se nuk ke pale kundra, si politikan i zoti qe pretendon qe je duhet te gjesh nje zgjidhje per ngerqin e tanishem.

Rama: Ngerqin e PD duhet ta zgjidhni ju qe jeni me ate parti, une as jam me ate parti, as kam detyre t’i zgjidh ngerqet! Sa per premtimet e rrenat, ka aq shume ne cader sa nuk ka nevoje per rrenacake te tjere Shqiperia?

Komentuesi: “Shiko populli s’ka buke”

“Leri shakate ushqe popullin”

“Leri keto dhe futbollin, njerezit nuk kane buke”

“Ore shiko popullin ti”

Rama: Dardan, edukaten ruaje per veten tende, se ajo bluze kampionesh nuk e pranon mungesen e edukates! Sa per buken e per popullin, s’te ka mbetur ty te merresh me keto ceshtje, ndersa shakate jane pjese e jetes ashtu si sporti, keshtu qe o thirri mendjes o nderro bluzen?

Komentuesi: Zoti Rama. Ne vend qe te shifni hallet e popullit rrini dhe hidhni foto neper rrjete sociale ti e quan partin tende rilindje ai tjetri demokraci dhe do qe me dat 7 te bej protest ne Kavaj e per a arsye… sepse skeni asnje fije mend ne koke asnje po populli jan te marr qe merren me politike.

Rama: I shkreti popull qe ka hyre deri ne gojen tende qe s’ka as edukate as aftesi shqipshkrimi sa nje nxenes i klases se katert?

Komentuesi: Mqns eshte periudha e OFERTAVE (po I ofroni poste Bashes) A ka ndn oferte per popullin,,,,?

Basha thot ik ti se tani me hipi mua te bej qeveri teknike ndersa ju po ja ktheni duke I then hajt te bashkeqeverisim,,! Un si votuese e juaj kam votuar sps u zhgenjeva 8vjet na qeveria e kaluar  e JO per te ber kualicion ti me PDn,,,!

do pranoja qeverin teknike nqs dilte populli ne protest POR pa perkrahje politike,,,ne dt18 nqs fiton PDja ath le ta bej ajo premtimin qe ka dhen per QeverinTeknike,, ?

Ju lutemi fokusohuni REFORMES NE DREJTESI dhe jo kapriciove te individeve(Basha) Ose #zkryeminister na shpjegoni arsyen pse duhet te pranoni kushtet e cadres,,,?

Egjith kjo mua po me duket nje loj ping-pong (ku cadra”hith” & qeveria”prit”)Me synim te bej populli tifo per partite dhe ju(politikanet) te na vononi REFORMEN,,! KETE DONI,,?

Rama: EriSelda, te shoh shume aktive ketu ne fejsbuk po gjej kohe edhe te lexosh e te mesosh me shume per gjerat qe flet?

Komentuesi: Cjane keto perralla? Jeni bere lemsh e se merr vesh kush se cfare loje po luani. Afati per tu futur ne zgjedhje pd-ja mbaroi, e shtove ti edhe 48 ore (ku e merr kete te drejte?). Nqs zbatojme ligjin pd-ja nuk futet ne zgjedhje dhe pike, por problemi e

Rama: Me fal po me siguri ose nuk e ke pasur mendjen aty kur ke qene duke me degjuar, ose te ka hutuar fjala poker? Shikoje edhe njehere qe ta kuptosh se nuk kam thene perralla po kam treguar procesin e kesaj historie me cader!

Komentuesi: E shikin me cfare merresh tregon dhe vizjonin qe ke

Rama: Vizion jo vizjon Danjel dhe te pakten emrin tend shkruaje mire, Daniel jo Danjel?

5 komente në “REPLIKAT/ Komentuesi: Thuaj ç’të duash, po Basha të kapi shah-mat, siç parashikoi kokëlopa Fahri Balliu. Ja si reagon Rama”

  1. enter"" says:

    Keta komentuesit tek faqja e Rames jane pikerisht ajo qe kam thene gjithmnone, injoranca e PD

    1. joel shkodra says:

      Po ku e di ti se jane te PD? Mund te jene te partive te tjera, mund te jene fare pa parti, bile mund te jene edhe nga partia e Rames (ka nga ata komentues qe i thone Rames se ta kemi dhene voten, por jo per te bere keto gjera).

  2. corape kuqi says:

    Paska fillu me fol me vete kryeministri. Si saliu me digjitalin.
    Qenka semundje peofesionale

  3. Coli says:

    LULUSH!! ÇIAOOOOOO!!!!??

  4. spatrtaku says:

    Bravo! Nje kryeminister popullor,dhe me nje durim te madh.Janete rralle ata kryeministra t’i pergjigjen komentuesave kunndershtar,ashtu siç bene zoti Rama.Eshte per t’u lavderuar dhe per t’u respektuar,se edhe pse e ofendojne injorantet,ai perseri ruan gjakbutesine dhe i pergjigjet me xhentilese.Rama do jete kryeminister per shume vite.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje