Skenarët e mundshëm të fundit të tranzicionit

Nga Zamira Çavo

Jam e bindur që tranzicioni politik do nxjerrë jashtë loje këtë klasë politike. Nuk di të them nëse ajo klasë që do vi do jetë më ë mirë ose më e keqe se kjo, por sigurisht nuk do të jetë si kjo që kemi! Si do të ndodh ky transformim kaq i domosdoshëm?

Le ta analizojmë së bashku: -Opozita, sikundër e kam thënë , po shkon me ose pavetëdije drejt një rifomatimi tërësor të saj. Pse? Nëse PD nuk do hyjë në zgjedhje asaj i mbetet detyrë urgjente të riformatohet duke u ndarë përfundimisht nga mentaliteti berishist i konflikteve dhe dhunës verbale e morale.

PD do mundohet të testojë forcën e vet në zgjedhjet në Kavajë por duke qenë tërësisht i jashtëligjshme cdo përdorim dhune atë ditë, besoj që Qeveria do marrë masat e nevojshme për të mos jeluar shkelje të qetësisë dhe rendit në ditën e zgjedhjeve. Kjo do ta cojë opozitën të shtyjë “krizën” e saj për pas zgjedhjeve. Por mosbindja civile që pretendon z Basha është një ffluskë sapuni përballë njohjes ndërkombëtare të këtyre zgjedhjeve. Në të gjitha rastet PD ka vepruar politikisht në mënyrë infantile.

Fundi i saj do të jete ringritja pa Berishën e ndoshta edhe pa Bashën. Dhe nëse PD shkon në zgjedhje sërish është në disfavor pasi futja në zgjedhje do të jetë jo si pasojë e largimit të Ramës dhe krijimit të qeverisë teknike por si pasojë e ndonjë kompromisi shumë disfavorizues për bashën.Nuk ka asnjë arsye reale që Rama ta lerë qeverinë e tja jap pushtetin në tavolinë një PD-je të anemike e plot zullume. – Partia Socialiste, në mendimin tim, si ajo që jemi mësuar ta shohim në këto 26 vjte, nuk egziston më. Rilindja e eleminoi kastën e vjetër.

Unë besoj se brënda një vit pas zgjedhjeve, vendi do të shkojë sërish në zgjedhje të parakohshme. Me një pushtet gati absolut, pa një opozitë të shëndetshme vendi do ketë sërish ngërce politike. Koha e zgjedhjeve do përcaktohet nga koha që i duhet vetë PD-së për tu ringritur e për të fituar besimin në popull. Po a do të jenë vërtetë të nevojshme zgjedhjet e parakoshme? Unë them po. Arsyeja?

Sepse me natyrën që ka z Rama dhe me fuqinë që do të marrë nga këto zgjedhje, do të ishte i barazvlershëm më një pushtet sulltanor. Kjo do të thotë se do të shembet nga jashtë. Zgjedhjet e tjera mesiguri do ta nxjerrin edhe Ramën jashtë loje.

Lëvizja socialiste për Integrim, pas zgjedhjes së detyruar si President të Metës, duket se ka një frikë tkurrje që dikohet nga mosqënia realisht e z Meta kryetar i LSI-së. Thirrjet për forcë të parë në Konventën e fundit të kësaj partie dhe thirrjet gati në ekstazë të pjesmarrësve të rinj,( ia kalonte edhe ngjarjeve më patetike të kohës së Enverit) dëshmojnë carjen e madhe që egziston mes LSI-së dhe Rilindjes.Sidoqoftë Lsi- do të rrudhet në këto zgjedhje edhe sikur PD- të ftojë militantët e saj të votojnë për LSI-në.

Arsyeja? Militantët dhe baza e PD-së që u zhgenjyen këtë rradhë nga qëndrimet e Metës dhe shuan shpresat e opozitës për ta marrë pushtetin në tavolinë, nuk do të votojnë për këtë parti. Ata besoj do bojkotojnë zgjëedhjet.

Meta në krye të shtetit, do të largohet ndoshta i fundit nga skakiera politike, por do të largohet. Vettingu dhe lojrat jo të pastërta politike do ta largojnë padyshim nga skena politike. Sipas meje kjo elitë politike është zënë “Shah /mat” nga koha dhe sigurisht do të largohet.

Pyetja se cilët do vijnë është pyetje që i takon të nesërmes. Po a do të gjejë qetësi vendi?

Unë mendoj si dikur mendimtari i madh Krist Maloki: Kur studiuesit shqiptar të kenë studiuar se cili sistem qeverisës i shkon për shtat shqiptarëve, se cili model ekonomik i duhet shqiptarëve dhe cfarë rruge duhet ndjekur që solidariteti dhe kohezioni shqiptar të bëhet efektiv, vetëm atëherë do të zhvillohet vërtetë Shqipëria! (TemA)

REMOTE_ADDR:[]

17 komente në “Skenarët e mundshëm të fundit të tranzicionit”

  1. patrioti says:

    ARTIKULL ME TE QARTE NUK KAM LEXUAR. TE GJITHA SA SHKRUHEN DUHET TE BEHEN REALITET QE DHE SHOQERIA TE CLIROHET NJE HERE E PERGJITHMONE NGA KJO KLASE E QELBUR POLITIKE, DUHET PATJETER TE ZHDUKEN SEKRETARET E PARTISE SE PUNES QE JANE SI CIBAN NE POLITIKE. PD I BEN MIRE QE TE PASTROHET NGA SHPERFYTYRIMI I BASHES DHE SOT I MENXYRES BERISHA. POPULLI NUK ESHTE ME BUDALLA QE TE DALI E TE VRITET PER TE MBROJTUR MIZORITE QE KANE BERE KUR ISHIN NE PUSHTET. RROFTE SHQIPERIA.

  2. AMY says:

    Une jam deri diku dakort me dudksionin qe ju beni per kete klase politike;
    PD-ja po veteperjashtohet, dhe kjo eshte gjeja me e mire qe po indodh ketij populli dhe vendi; me berishen dhe bashen ka vetem regres; me te tjeret ne PD do te shohim kur te riorganizohen;
    Per Ramen eshte shume e cuditeshme te quhet person qe do ta mbaj vehten si sulltan, Kush ka arritur ta njohe , por pa mllefe e xhelozira, ai eshte nje nga demokratet e vetem qe shqiperia ka, nuk e ka ne imagjinaten etij te sillet si sulltan dhe te mbaj gjithe pushtetet; eshte si nata me diten me berishen, bashen apo edhe meten;
    Une mendoj qe Rama e ka menduar vete qe zgjedhjet e tjera do te behen ne nje kohe te pershpejtuar, per ti dhene liri asaj pjese qe nuk do te marr pjese ne votimet e qershorit, kjo do behet dhe kete e ben rilindja jo PD-ja;
    E treta une mendoj dhe besoj se modeli ekonomik i shqiptareve do te jete si i Europes se bashkuar, modeli qe ben sot Rama dhe Veliaj, ato do jene te sukseshme ne te ardhmen e afert,

    1. Lugati says:

      goce o goce..po prape do e mroni lugatin KM ju..akeni pak seder a turp..po liken kush e vuni president une e vuna

    2. Grigor says:

      E nderuar Amy
      Me shume se me artikullin, une jam dakord me komentin tend. Artikullshkruesja harron qe, per te bere te mundur shkrimin e ketij artikulli, eshte dashur puna e Edi Rames. Cfaredo situate qe kemi sot, qe ajo e quan fundi I tranzicionit, eshte si pasoje e politikes se Rames. Ne politike normalisht nuk jepen verdikte dhe nuk behen parashikime kaq absolute sa c’ben kjo vajza.
      Ky artikull eshte bere me shume goditje te larget. Goditet edhe Rama indirekt, se gjoja na qenka sultan, kur nga na tjeter na thuhet se Rilindja e ka pastruar kasten e vjeter politike te saj. E kush e beri kete pervec Rames?
      Deri dje thoshim se kush do ishte ai burre qe t’i fshinte nga politika keta hajduter qe zune rrenje ne politiken e tranzicionit. Ja pra qe ai burre doli, dhe te paren gje qe beri, ishte te pastronte Partine Socialiste nga ato figura qe I mbine ne sy popullit. Por nga ana tjeter disa militante thone tani se ka hequr qafe ata qe I paskan dhene Partise Socialiste. Ky mentalitet na ka lene mbrapa, sic la mbrapa Italine per 40 vjet. Hiq e vur Xhulio Andreoti. derisa iku vete. Edhe ne na mbine Berisha, Majko, Fino, Paloka, Meta, e disa te tjere.
      Ramen nuk ka nevoje ta luftojme per ta hequr. Eshte I hequr automatikisht sepse nuk do rrinte me shume se 8 vjet kryeminister sido qe te ishte puna. Eshte njeriu qe beri revolucion ne berjen e shtetit dhe ushtrimin e pushtetit, kur ishte I rrethuar nga te tera anet nga hyena qe nuk largoheshin, nga Berisha dhe Meta, dhe nga votues qe nuk dine per cfare votojne, nga partiake te qelbur qe vene partine perpara Shqiperise, qe vend nje vend pune perpara nderit te tyre. qe duan per kater vjet te behemi si Gjermania, por vete nuk duan te punojne. Te gjithe thone duam pune duam pune, por kur vjen puna per pune, duan te gjithe ne zyre, ne shtet. Nuk I shkon mendja njeriu te beje kualifikim professional dhe te punoje diku teknik, sepse natyrisht duhet te punosh.
      Natyrisht qe ky tranzicion I qelbur prej Berishe e prej Nanoje, solli qe shume pune te nderuara si agronomi apo veterineri, si laboranti, mirembajtesi I hekurudhes, trenisti, punetori I kulaifikuar I fabrikes, etj, u zhduken ose u bastarduan sa I shohin me perbuzje dhe pa vlere, sepse nuk kerkon dot ryshfet.
      Rama po kerkon te rivendose normalitetin ne jeten shqipetare, larg rrumpalles, por kur vjen puna per ta vleresuar, na del Sulltan. Nuk I tha njeri sultan Qemal Ataturkut kur revolucionarizoi tere jeten politike, ekonomike dhe kulturore ne Turqi. Sulltan eshte tani Erdogani qe po perqendron tere pushtetin tek presidenti. Sulltan ishte Berisha qe perqendroi tere pushtetin atje ku ishte ai.
      Ja pse ky artikull ne dukje I paanshem, le nje hije te hidhur kur sheh se hedh balte pa kriter, dhe nuk vlereson faktin qe ishte Rama I cili solli gjithe kete revolucion te fundit te tranzicionit.
      Ne kete terren, edhe kaq sa ka bere Rama keto kater vjet, jane dashur perpjekje titanike

      1. spatrtaku says:

        Grigor! Te lumt.Mirenjohje.Ke bere nje koment shume te mire.Te pergezoi.

  3. Simon Vrusho says:

    FUNDI KA TROKITUR
    Fundi ka ardhur, ka trokitur dhe po pret pak çaste prapa derës, kaq kohë sa duhet për të dëgjuar një trokitje. Si çdo fund harbutësh, kopukësh dhe dallkaukësh, edhe ky ka kaq kaq shumë humor banal dhe mjerim mental, kurse për nivel intelektual tek kjo klasë banditësh as që mund të bëhet fjalë. Lamtumirë horra anadiollakë!

  4. WEB1 says:

    Tani gazetari po shkruan OBOBoBOOOO ,,,larguam berishen per te perfunduar nen thundren e rames .Mbas 20 e sa vjet pluralizmi ku u vodh u grabit ,u vra dhe u gjakatos nje popull i tere duket se ka ardhur koha e nje diktati tjeter ,me te bute ,por gjithmone diktat.Ndoshta edhe vete shqiptaret mbas pervojes se hidhur te pluralizmit, po i kthehen prap rruges se vjeter te nje lideri suprem .Vtem nje supremaci pushtetaresh mund te mbaje nen fre plehrat dhe lakimite e prodhuara ne dy dekada

  5. Une says:

    Per Bashen ke te drejte. Faktikisht opozita udhehiqet sot nga pjesa me kriminale e vendit. Mospjesemarrja ne zgjedhje e ktij krimineli dhe ustait te tij do ti hapi rrugen krijimit te nje opozite te vertete.
    Eshte shum dashakeqe ose injorance qe te fusesh nje patriot dhe punetor te vertete si Edi ne te njeten vorbull ose klase politike me Kriminelet e PDse.
    Tranzicioni mbaron vetem kur te zhduken bajgat e kupoles se PDse. Kjo ndoshta do te krijonte kushte per nje reformim te verte te te djathtes per ta kthyer ate nga nje force antikombetare ne nje force konstruktive dhe alternative te vertete.

  6. shushica says:

    Nuk besoj qe pjesa e moderuar e PD do te rrije ne shtepi …..Perkundrazi ,do te votojne te ashtuquajturat te djathtat e vogla ,Topin ,Bojaxhiun ,Idrizin dhe disa te… majta…te vogala si Blushin …Dhe ne se Topi dhe Bojaxhi bejne nje levizje te papritur ,deklarojne aleance paszgjedhore nen nje parti te vetme me nje program modern liberal ,,,ata do te marrin 40 …60 deputete ,,,Automatikisht PD do te shuhet …dhe do te kemi nje legjislsture normale …Nje pyetje per Çavon …e diajo çdo te thote …sulltan…Rama mund te kete difekte ,por eshte postmodern ,,,ndoshta shume i avancuar ,ashtu siç ishte Noli ne vitet 20..ne raport me nivelin e shoqerise….Per dijeni ,nuk jam idhtar i Rames ,pelqej Sanders ,ndoshta politikani me i majte aktualisht ne boten politike qe peshon

  7. enter"" says:

    Hiqeni nga mendja, Shqiperia behet vetem me Edi Ramen.
    Pushtet sulltanor?
    Jo aspak, kush do e ben opoziten.

  8. Ledion says:

    Burimi i kesaj klase politike eshte vete ky popull. Morali kancerogjen i tij pjell mostra politike. Dhe perse do jete ndryshe politika e neserme?
    Mos do beje transfuzion gjaku ky popull apo do kryqezohet me gjermane?

  9. Toku says:

    Asgje nga ca eshte shkruar ne kete artikull nuk ka per te ndodhur. Do ti kemi edhe per shume koh keta trima. Pd sot ose neser del nga cadra. Ps fiton 75 mandate. DHE ARSYA E NGRITJES SE CADRES ISHTE VETEM NJE. ATA E DIN NGA SONDAZHET QE TANI JAN FORCA E TRET DHE ME CADREN PRESIN TE ZGJONIN ELEKTORATIN E TU THOSHTE MOS NA HARRONI JEMI DHE NE KETU.

  10. Socialisti digjital says:

    Bythen e zbulojme
    Po kryeministrin se dorzojme

  11. LORA says:

    Vetem Vetting-u dhe reformimi qilizme ne drejtesi,,,,ngordhja perfundimtare e korporates kusaro-kriminale dhe antishqiptare “gjin gjoni” dhe “llallerise”,me ndeshkime te merituara per kriminelet dhe antishqiptaret e perbetuar qe e zhyten per nje cerek shekulli Shqiperine me krye ne hi,,,,vetem kjo eshte udha qe permbyll tranzicionin e llahtarshem dhe e afron qenesishem Shqiperine me standartet e EU-se.
    Keto pallavrat e kesaj Zamira Cavos, me ngjasin me hedhje falli arixhofkash.

  12. Manti says:

    Ja fut kot kjo profesoresha qe i duket se po lexon filxhanin e fallit te kafese. Pedeja ka vetem nje hall, vetingun. Kete e tha edhe sonte indirekt lulzimia kur kerkoi qeveri teknike per gjashte muaj. Qe do te thote dhe se i bie qe per vetingun te mblidhen nga pranvera e ardhshme. Lulka dhe saliu i viçidolit shpresojne se deri at’here do te ndryshojne gjerat dhe kur ti vij rradha do te mund qe te kerkohet rrishikimi i tij. Ky eshte dhe qellimi edukativ i pedese. Kjo eshte lufta “ne emer te votes se lire”. Dhe mos e haroni kete lufte dhe beteje e kerkojne dhe duan ta bejne ata qe i kane vjedhur sistematikisht zgjedhjet edhe pse lulzimja flet per nje republike te re me hajdute , pazarxhinj e bandite te vjeter.
    Profesoreshe ja ke futur koooot. Tung

  13. Bern says:

    Po pse I kap te gjithe shqiptaret ky panik dhe Kane frike se mos n.a. kthen 97 grupi I saliut. VOTA jone vendos qeverine e ardhshme,duam keto qe n.a. afron Rama shtet normal,drejtesi,ekonomi me te mire ,hyrjen me BE apo a to qe afron Saliu lufte kinder bandave te droges qe krijoi vete me paloken,ristan tapen,maul revolucionin,dhe shume figurave antishqiptare ne pd.Mos o zot tna qeverisin prape keto figura.Do marrin nje pergjigje te forte ne kavaje,dhe ne qershor do vuloset fund I tyre.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *