Strategjia: Partitë e vogla tërhiqen nga gara, të gjitha votat do të shkojnë për PS

Partia Demokratike dhe aleatët e saj mesa duket, nuk janë të vetmit që nuk shkojnë në zgjedhje.

Nga burime të PS thuhet se edhe partitë e vogla, aleate të PS, kanë vendosur të tërhiqen në garën elektorale të 18 qershorit.

Kjo çon automatikisht që PS të përfitojë dhe mandatet e tyre elektorale.

Lajmin në fillim e ka dhënë Petro Koçi, kreu i PSV ’91.

“Kur subjektet rregjistrohen secila vetmas atëherë vota duhet të përqëndrohet tek subjekti kryesor që të fitohet e drejta e kryeministrit. Nisur nga kjo logjikë çdo votë për PSV’91 do të përqëndrohet te PPSH”, është shprehur Koçi.

Pas PSV 91, një tjetër parti mbështetëse e Ramës u tërhoq nga gara. Bëhet fjalë për Partinë e Unitetit Kombëtar.

Në rrethanat e krijuara nga PD pas pamundësisë së rregjistrimit të koalicioneve parazgjedhore pjesëmarrja e Partisë së Unitetit Kombëtar si dhe e partive të tjera aleate të së majtës socialiste në zgjedhjet e 18 qershorit, dëmton rezultatin elektoral të forcës së parë politike, PSSH, sepse votat që marrim ne, ikin dëm dhe nuk i shkojnë aleates sonë të madhe që do qeverisë me devotshmëri dhe përkushtim Shqipërinë e sotme.

Nisur nga kjo logjikë, çdo votë për Partinë e Unitetit Kombëtar, e cila në zgjedhjet e fundit të qershorit 2015, mori 11.200 vota, duhet t’i jepen PSSH së kryeministrit Edi Rama”, tha Idajet Beqiri.

 

REMOTE_ADDR:[]

12 komente në “Strategjia: Partitë e vogla tërhiqen nga gara, të gjitha votat do të shkojnë për PS”

  1. Lexues i TemA says:

    Pse shkruhet PPSH ? ! Gabim apo”kunj”?

  2. andi says:

    PSSH jo PPSH, apo u ka ngel ora mbas?

  3. ☆Gopisti i NSHRAK-ut☆ says:


    Çudi, po çudi e Mesme
    Sa mëndja dot s’ma kapë
    Partia e Punës e Shqipërisë
    Na qenka ngjallur Prapë !
    😎

    1. Grigor says:

      Mos ja vini re te ngratit.
      Sepse kaq e ka haberin,
      Nuk e ka për kunj të të gjatit,
      Por nga malli për Enverin.

    2. Pjeshkisti says:

      Gopist, e ke menduar ndonjehere te besh nje liberth me mini-poezite e tua? Do ta blija me kenaqesi.

  4. Ai says:

    PSSH jo PPSH or mik.

  5. i larguari says:

    PS = PPSH = PKSH = dobici “Enever Hoxha”

  6. edi rama = sali rama says:

    Pse kur futet ne zgjedhje nje parti e vetme apo nje krah politik si duhet te quhet qe po habiteni idiot? Ca rendesie ka emri, rendesi ka ngjashmeria

  7. Kuq e zi says:

    Aspak e vertete
    Koalicionet nuk u ndertuan pikerisht qe te voglat te digjeshin dhe kur kjo strategji vihet ne jete te voglat nuk quhen aleate por kundershtar
    Aleat eshte vetem ai qe ke ne kualicon parazgjedhor ndersa aleat i mundshem eshte ai qe ti futesh ne bisedime pas zgjedhjeve per aleance

  8. Crusader says:

    PS+LSI+Libra+PDIU plus vota te vjedhura e te blera, baraz me maxhorancen e ardheshme me Ramen Kryeminister. Prandaj eshte konfident gjatoshi. KJo eshte skema e perpunuar kohe me pare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *