Top Channel: Rama kthehet tek paketa McAllister?

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Burime nga takimi Rama-Basha në Presidencë, thanë për Top Channel, megjithëse mbetet për t’u konfirmuar ende, që Kryeministri Rama është i gatshëm që të ofrojë sërish paketën McAllister.

Ajo që quhet “paketa McAllister” është një dokument rreth një faqe e gjysmë format, hartuar nga misioni i OSBE-së, SHBA dhe BE dhe që iu paraqit palëve në negociatat e ndërmjetësuara mes Ramës dhe Bashës nga përfaqësuesi i PPE-së.

Në të ka 5 çështje kryesore që lidhen me standardet e zgjedhjeve. Një nga pikat është ndryshimi i KQZ-së. Ata rekomandojnë që kreu i këtij institucioni t’i jepet opozitës. Pika tjetër ka të bëjë me shitblerjen e votës, që çon në ndryshimin e Kodit Zgjedhor dhe Kodit Penal.

Një pikë tjetër ka të bëjë me ndryshimin e policisë. Kjo është një pikë delikate që është propozuar nga misionet ndërkombëtare si bazë për dialog. Lëvizje të caktuara në polici mund të bëhen për të rifituar besimin e opozitës se policia nuk do të ndërhyjë në procesin zgjedhor dhe do të luftojë trafikun e drogës.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

2 komente në “Top Channel: Rama kthehet tek paketa McAllister?”

  1. Shqipe says:

    Nese e ka bere me kusht qe te votohet Vettingu, ka bere shume mire, nese jo …..PD erat jane derra, as nuk duhet te perfaqesojne POPULLIN asnjehere me. E kane rrjepur, vrare e sakatuar popullin e Shqiperine per 27 vjet. Harram Salih Vuk Karadxhic, Lylzim (Sali, Ilir) Xhelal Basha. Buka e Popullit ju zente. U zhdukshi si fare e fis e ckeni. Zoti marrte hak per nenat qe I veshte me te zeza o Kriminelet e Kombit Shqiptar.

  2. andromeda says:

    Për mua, por ma merr mendje dhe për 80 % të shqiptarëve- tolerancë zero për horrat e PD-së. Ajo parti duhet asgjesuar e në vend të saj të riformatohet një parti e re me vizion dhe program të qartë për të ardhmen.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *