VIDEO/ Turistja angleze habitet me Ramën që ecën në këmbë drejt Presidencës: Më falni po kush është ky djalë?!

Ashtu si një ditë më parë, kryeministri Edi Rama ka shkuar më këmbë në Presidencë për t’u takuar me Lulzim Bashën, ndryshe nga ky i fundit.

Ndërsa kryeministri ecte i pashoqëruar nga asnjë zyrtar tjetër i qeverisë, të shumtë ishin qytetarët që e shoqëronin, e ndalonin dhe pozonin me të.

Mes turmës është gjendur rastësisht edhe një grup turistësh të huaj dhe mes tyre, një shtetase angleze, e habitur me çfarë po ndodhte, pyet: “Më falni po kush është ky djali?”

“Është kryeministri”, i përgjigjet një qytetar shqiptar.

Reagimi i saj entuziast është për mos t’u humbur.

Ndiqni videon e neësbomb.al në minutën e 3:22.


18295710_801744656646202_2934996292910186496_n by newsal

REMOTE_ADDR:[]
                 Loading...