Çmimi i naftës kapi nivelin më të ulët të pesë muajve në bursë. Po në Shqipëri?

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Çmimi i naftës ka rënë në nivelin më të ulët të pesë muajve për shkak të frikës së mbi ofertës dhe perspektivës për një ekonomi globale të dobësuar…

Çmimi i naftës ka rënën me pothuajse 3 pikë përqindje, duke kapur nivelin më të ulët të pesë muajve, pas shqetësimeve në rritje se mbioferta botërore e naftës uli fitimet, që kur OPEC nënshkroi marrëveshjen për të ulur prodhimin.

Nafta bruto sot tregtohej në nivelin 44.92 dollarë për fuçi, 60 cent më pak.

Kontratat e ardhshme janë tashme në nivelin më të ulët që nga 14 nëntori i vitit të kaluar, kur Organizata e Vendeve Eksportuese të naftës OPEC dhe të tjerë prodhues ranë dakord se do të reduktonin ofertën dhe do të rrisnin çmimet.

Dyshimet janë së marrëveshja e OPEC që nuk po zbatohet plotësisht, si dhe rezervat e mëdha po ndikojnë drejtpërdrejt në rënien e çmimeve. Kombinuar së bashku me uljen e kërkesës nga Kina, rritjen e prodhimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe mungesën e angazhimit të mëtejshëm për shkurtimin e prodhimit nga vendet e OPEC-ut, po peshojnë të gjitha në çmim.

Nafta bruto tani është përsëri në nivelet përpara se anëtarët e OPEC-ut dhe të tjerë prodhues të shkurtonin prodhimin me 1.8 milionë fuçi në ditë  gjatë gjysmës së parë të këtij viti në mënyrë që të rregullonin tregun.

Një tjetër shenjë e tejkalimit të ofertës është sasia e naftës e depozituar në Malajzi përsëri, pas tërheqjes së lehtë në mars dhe në prill.

OPEC ka planifikuar të mblidhet përsëri më 25 maj për të vendosur nëse do të vazhdojë me reduktimin e prodhimit.

Po në Shqipëri?

Në tregun vendas, nafta u rrit tre javë më parë, duke reflektuar shtrenjtimin në bursa ku Brent i kaloi 56 dollarë për fuçi, duke bërë që një reduktim me 5 lekë për litër të zgjaste vetëm me dy javë. Por, tashmë që nafta ra sërish, operatorët pohojnë se reagimi mund të jetë minimal në tregun vendas, për shkak të rivendosjes së së tarifave të rilicencimit prej 3 milionë lekë për stacion karburanti e gazi në Tiranë dhe 1 milion lekë në rrethe. Sipas tyre këto tarifa pritet të ndikojnë me 5-6 lekë për litër në çmimin e naftës dhe si rrjedhojë do të amortizojnë efektin e pritshëm në tregun e brendshëm.

Aktualisht një litër naftë në tregun vendas luhatet mes 171-174 lekë për litër. Kujtojmë se në periudhën 2013-2014 kur nafta në bursa arriti deri në 120 dollarë për fuçi, nafta tek ne tregtohej me maksimumi me 180-185 lekë për litër. Shtrenjtimi i dollarit dhe rritja e barrës së taksave ka bërë që nafta të mbetet në nivele të larta në tregun vendas, duke u renditur ndër 35 më të shtrenjtat në botë, sipas të dhënave krahasuese nga Global Price Petrol. (Monitor)

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *