DEKRIMINALIZIMI/ Zbulohen precedentët penalë të 3 kandidatëve për deputetë të LSI-së. EMRAT

Në zbatim të ligjit të dekriminalizimit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka verifikuar të dhënat në formularët e vetëdeklarimit për secilin kandidat të listës shumemërore të Lëvizjes Socialiste për Integrim.

“BalkanWeb” mëson se nga verifikimi i të dhënave në formularin e vetëdeklarimit, rezulton se të paktën 3 kandidatë kanë pasur në të kaluarën precedentë penalë, por pavarësisht këtij fakti, KQZ ka arritur në konkluzionet se asnjë prej tyre, në zbatim të ligjit të dekriminalizimit, nuk është në kushtet që t’i refuzohej kandidimi për deputet të LSI-së.

QARKU BERAT

Kandidati i LSI-së në Qarkun e Beratit, Klajdi Qama, i renditur i 7-ti në listë ka deklaruar se është dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Berat për “Kundravajtje Penale”, raporton “BalkanWeb”.

Sipas shkresës me nr.3687/1 prot, datë 02.05.2017 drejtuar Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, rezulton se Qama me vendimin Nr.70 datë 24.03.2010 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat është deklaruar fajtor për veprën penale “Kanosje”. Mësohet se ai është dënuar përfundimisht me 80.000 lekë gjobë dhe se në bazë të nenit 69 të Kodit Penal është rehabilituar.

QARKU KUKËS

Sokol Ponari është kandidat për deputet i renditur i dyti në listën shumëemërore të LSI-së në Qarkun Kukës. Ai ka deklaruar që është dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor, për Kundravajtje Penale “Punë në Interes Publik”.

Sipas shkresës me Nr.3687/1 prot., datë 02.05.2017 drejtuar Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, rezulton se Ponari me vendimin Nr.2582 date 04.11.2014 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë është deklaruar fajtor për veprën penale “Kundërshtim i Punonjësve të Policisë Rendit Publik” dhe është dënuar me 2 muaj burgim në aplikim të nenit 63 dhe është vënë të kryejë një punë në interes publik për një kohë prej 60 orësh. Në bazë të nenit 69 të Kodit Penal, ai është rehabilituar.

QARKU TIRANË

Ylli Shehu, i renditur i 9-ti në listën e kandidatëve për deputetë të LSI-së në Qarkun Tiranë ka deklaruar që është dënuar me gjobë me vendim gjyqësor të formës së prerë të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për Veprën Penale “Kontrabandë me mallra të tjerë”.

Por referuar ligjit të dekriminalizimit, KQZ bën me dije se asnjë kandidatë nuk është në kushtet e nenit 2, të ligjit nr.138/2015, për refuzimin e tyre si kandidat për deputet të LSI-së, raporton “BalkanWeb”.

 

REMOTE_ADDR:[]

4 komente në “DEKRIMINALIZIMI/ Zbulohen precedentët penalë të 3 kandidatëve për deputetë të LSI-së. EMRAT”

  1. komedia e kriminalizimit says:

    Nqs do perdorej nje koeficent i tille “dekriminalizimi” edhe per Sali Xen Lul Bashen (fyellin ne ngritje te arviziut)
    atehere

    Sali Berisha duhej varur ne litar

    lul basha….ne karrike elektrike

    shkelzen berisha ne kazan bitumi..
    .
    duket se dekriminalizimi i donald luse do katandiset si barcaletat me arvizu ” act now”

  2. Paqesori says:

    Si e kishin emrin keto “krime ” te renda ? Preeeeeceeedeeente peeenale !

  3. Ledio says:

    Ore dallkauk te KQZ , ne kryehajdutin se shpejti do ta kemi president, kurse kryekriminelin edhe armikun me te madh te shqiptareve e kemi ne krye te partise me te madhe opozitare. Sharlatan

  4. Mihali says:

    Njerez te njhur si te dhunshem,si kondrabanist dhe te tjer qe shkelin ligjet
    s’kanpse te kandidojn.Pse tek keta tipa na ka ngel puna?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *