DOKUMENTI/ “Si i njohën ndërkombëtarët zgjedhjet e 1945-s, pa opozitë”

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Studiuesi Aurel Plasari përmes një dokumeti që publikon në faqen e e tij në facebook shkuhet se si ndërkombëtarët njohën zgjedhjet e vitit 1945 në vendin tonë, pa praninë e opozitës.

Postimi i Plasarit

MIRATIMI NDËRKOMBËTAR I ZGJEDHJEVE TË 1945-s PA OPOZITË

Mbasi kam publikuar dokumentin sesi diplomatët, së toku me “vëzhguesit”, i trajtuan si “legjitime” votimet e vitit 1945 për “Asamblenë Kushtetuese”, e cila më 16 mars 1946 do të vendoste të kthehej në “Kuvend Popullor” duke i përcaktuar Shqipërisë instalimin e diktaturës, një mik më shkruan që – së paku – në ato zgjedhje kishte opozitë.

Jo, në zgjedhjet e 1945-s nuk merrte pjesë asnjë farë opozite. Kutitë që quheshin “të opozitës”, ato të marifetit me gogla dhe zhurmën e goglave, ishin vendosur në mënyrë provokative nga organizuesit e zgjedhjeve. Ja ku mund ta lexoni qartë në informacionin për Departamentin e Shtetit e vetë kreut të misionit ushtarak të ShBA në Tiranë, Jacobs, të datës 12 dhjetor 1945, i cili edhe e ka miratuar farsën.

Burimi: Archives of the United States in Ëashington, 59/6865/875.00/12-1145.

fb a.p.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

1 komente në “DOKUMENTI/ “Si i njohën ndërkombëtarët zgjedhjet e 1945-s, pa opozitë””

  1. opa opa says:

    E verteta : USA te shikonte vetveten ne ato vite 🙁 Ne vitin 1969 eshte vrare udheheqesi amerikan,Martin Luther King sepse kerkonte “TE DREJTEN E VOTIMIT”! A kuptoni or debila se ne USA deri ne vitin 1970 nje pjese e madhe e popullit amerikan NUK KISHTE TE DREJTEN TE VOTONTE!!!!
    Prandaj mos hani mut 😛

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *