Dy muaj nën çadër, në kurthin e Ilir Metës

5 Maj 2017, 12:42Politika TEMA

Kriza politike nuk i përket më Ilir Metës. Këto ditë ai është i zënë me organizimin e një turi falenderimesh brenda partisë. Bën festë, por bën edhe fushatë.

Që kur u zgjodh president, krizën ia la ta zgjidhin Donald Lu dhe Bujar Nishani. Dhe që kur u zgjodh president, Ilir Metës nuk i ka më peshë fjala.

Kur shpjegoi strategjinë që ndoqi përballë çadrës, Edi Rama ia tha troç opozitës se Ilir Meta i gënjeu.

I vetëkënaqur me situatën, Edi Rama e shpjegoi atë që e quan dështim të srategjisë së Lulzim Bashës me votimin e Ilir Metës për president.

“Në këtë moment, strategjia e PD, faktikisht filloi të nxirrte ujë nga të gjitha anët, ndërsa strategjia jonë për të shkuar drejt 18 qershorit me sukses, funksionoi” tha kryeministri.

Me këto fjalë, Rama nxori zbuluar Ilir Metën, si njeriun që mbajti në çadër opozitën për më shumë se dy muaj, por që në momentin kyç, u tërhoq në kolltukun presidencial.

Në fakt, ndikimi i Ilir Metës në çadrën e protestës ka qenë i drejtpërdrejtë që nga nisja e protestës.

Me tolerancën për Sali Berishën në parlament, me akuzat kundër ministrave socialistë, me kërkesat për qeveri besimi dhe me përbetimet se nuk hyn në zgjedhje pa opozitën, Ilir Meta ishte vendimtar në përballjen PD-PS.

Shpresa e opozitës se kishte mbështetjen e LSI-së nuk ishte pa bazë.

Kur nga çadra kërkohej qeveri teknike, Ilir Meta propozoi “qeveri besimi”. Njësoj si Lulzim Basha, fliste për zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe madje vinte kushte të forta për aleatin e tij në qeveri.

Kriza politike u amplifikua me deklaratat e forta të Ilir Metës, sipas të cilit kjo “e çonte vendin në drejtime të panjohura, të pakontrolluara dhe me pasoja të paparashikueshme”.

Tensioni brenda koalicionit arriti kulmin me gadishmërinë për t’i dorëzuar mandatet e ministrave, një propozim që çonte afërmendsh në rrëzimin e qeverisë. Para të gjithë shqiptarëve, Ilir Meta tha me zë dhe me figurë se nuk do të bëhej pjesë e një farse elektorale, nuk do të hynte në zgjedhje pa opozitën.

Kushtet e Metës u duk se vunë në pozitë të vështirë Edi Ramën në disa raste. Gjithçka zgjati deri në raundin e katërt të votimit të presidentit. Sapo mori votat e PS për president, Ilir Meta heshti.

Të gjitha këto qëndrime, Rama i thërret sot në kujtesë me ironi për opozitën, kur e etiketon Metën si “presidenti më me PD, pa qenë i PD”. Ato tingëllojnë si tallje me zhgënjimin që provoi opozita, e mbetur në çadër.

Nën ndikimin e padiskutueshëm të Ilir Metës, opozita e thelloi krizën dhe shkoi larg me kerkesat e saj, deri në pikën kur nuk mund të tërhiqej më.

“Unë, t’ju them të vërtetën dhe kam dëshmitarë, kam menduar se kjo nuk do funksionojë, se duke njohur shumë mirë Ilir Metën dhe mënyrën e funksionimit të LSI” u tha Rama demokratëve dje, duke vënë gishtin në plagë.

Kryeministri lë të kuptohet se Meta gjithnjë ka qenë një ortak i tij në lojë dhe se marrëveshja për Ilir Metën president nuk ishte një vendim i momentit të fundit.

Nëse PD ka qenë viktimë e lojës së presidentit dhe kryeministrit të pas-18 Qershorit, kjo mbetet për t’u parë.

Ndërkohë flamujt e LSI kanë nisur të valëviten kudo nëpër Tiranë, njësoj si në një atmosferë të zakonshme zgjedhjesh./lapsi.al/

10 komente në “Dy muaj nën çadër, në kurthin e Ilir Metës”

  1. ela says:

    ishte verte loje e Ilir metes.po nuk i eci i ligu kuptohet,mallkuar qofsh dhelper e keqe hajdut dhe budallenj pd ista qe e besuat

    1. ☆Gopisti i NSHRAK-ut☆ says:


      PëDëistë
      Iso më mbani
      Jam Novruzi
      Nga Çepani.
      S’u kam faj
      U bëtë fërtele
      Ju udhheq
      Një LuleDele.

  2. Skraparlliu says:

    RAMES: prit se nuk ke pare gje akoma me Ilir Meten, fshatarin e djallezuar te Çepanit.

  3. zef says:

    Te rrime shtrember dhe te flasim drejte,, ilir meten mund ta shani
    sa te doni, por e verteta qendron qe ilir meta ja ka fut te gjitheve
    me rradhe si berishes, rames, dhe ketij lulushit te fundit.

    1. kodrasadikitk says:

      Si ta marresh dhe si ta komenton por nji gje dihet e po shifet kjo klase e cofte mjerane dhe antishqiptare e antishtetnore po e demton Shqipnin dhe popullin e shkrete po e len ne balte ….

    2. Asd says:

      E me gabim. Ta ka futur ty.” Ata” qe thua to, Jane te gjithe fitimtare e milionere .

    1. arturi says:

      Sakte! Do i vije rradha dhe Likes, pasi te zbythet nje here e mire Berishoviçi. ?

  4. Peco says:

    Dobic me te madh dhe politikan me te zgjuar se ambasadori aktual amerikan ne Tirane, zor se mund te gjendet. Ai eshte pergatitur deri ne detaj per ardhjen ne Shqiperi. Eshte nga te paktet qe e ka te qarte, se ‘goxhda mund te dale vetem me gozhde’, pra Berisha, nje mashtrues ordiner dhe I pabese ne cdo qelize, mund te sulmohet dhe te mundet vetem me te njejtin qendrim. Dhe ‘gure shahu’ me te mire se Ilir Meta dhe Edi Rama per kete gje nuk mund te gjenden. Duke vene ne levizje keta dy gure brilant per kete pune, ai hap pas hapi po shkon drejt nje perfundimi te lojes, ku qartazi duket se fitorja eshte ne anen e tij.

  5. © KENDVESHTRIM TJETER © says:

    Po e vazhdon kryetari i sapo zgjedhur ,Vasili.
    LSI ka nje numer te madh demokratesh ne rradhet e veta,te tjere ka ndermend te ofroj ne zgjedhjet e 18 qershorit.
    Mos u cudisni,LSi do vazhdoj propoganden ne dem te PS,kerkon te behet “force e pare” !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje