Kandidatët për deputetë, në 'sitë' për lidhje me Sigurimin e Shtetit. Dosjet e UDB janë zhdukur...

5 Maj 2017, 08:44Politika TEMA

Kandidatët për deputetë të partive politike, të cilat kanë shprehur vullnetin për të marrë pjesë në zgjedhjet e 18 Qershorit, para se të pranohen zyrtarisht me vendim të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, duhet të kalojnë në një skaner të dyfishtë. Kandidatët do t’i nënshtrohen verifikimit nëse janë subjekte të veprimit të ligjit të dekriminalizimit si dhe nëse kanë qenë bashkëpunëtor të ish­Sigurimit të Shtetit.

Krahas verifikimit të formularëve të vetëdeklarimit të kandidatëve për deputetë, KQZ kërkon t’i hapë rrugë një procesi shumë më delikat, për verifikimin e të kaluarës së kandidatëve në raport me ishSigurimin e Shtetit.

Nëse disa nga kandidatët për deputetë rezultojnë bashkëpunëtorë të ish-­Sigurimit të Shtetit, ligji nuk parashikon ndalimin e tyre, por presioni i opinionit publik, do t’i detyronte ata të largoheshin shkruan shqiptarja.com. Megjithatë, për këtë çështje kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve z. Denar Biba, Zv/kryetari z. Hysen Osmanaj dhe anëtarët, z. Klement Zguri dhe Bledar Skënderi, pritën dje në një takim zj. Gentiana Sula, kryetare e Autoritetit për Informim mbi Dokumentet e ish­Sigurimit të Shtetit, e cila shoqërohej nga Anëtarë të AIDSSH.

Qëllimi i takimit

Në fokus të takimit ishte mundësia e verifikimit të pastërtisë së figurës së kandidatëve për deputet për zgjedhjet e 18 qershorit 2017, nga ana e Autoritetit të Hapjes së Dosjeve të Ish­Sigurimit të Shtetit. “Integriteti i kandidatëve duhet të kalojë edhe testin e verifikimit të

pastërtisë së figurës së kandidatëve, ashtu siç verifikohen edhe në zbatim të ligjit të dekriminalizimit dhe se, partitë politike kanë një rol shumë të rëndësishëm në këtë moment për të garantuar të shkuarën “e pastër”, të kandidatëve të tyre për këto zgjedhje parlamentare”, tha kryetarja e AIDSSH, zj. Gentiana Sula.

Ndërkaq, kryetari i KQZ­së z. Denar Biba vlerësoi qasjen e AIDSSH për të krijuar transparencë mbi të shkuarën e kandidatëve për deputet, si faktor i lidhur ngushtë edhe me krijimin e besimit të zgjedhësve dhe opinionin publik tek ligjvënësit e ardhshëm.

Denar Biba tha se, aktualisht kuadri ligjor në fuqi nuk parashikon mundësinë e realizimit të hapave të mëtejshëm për kërkimin e një verifikimi të tillë nga ana e KQZ­së. Komisionerët e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve shprehën gatishmërinë e tyre për të bërë verifikimin e pastërtisë së figurës së tyre, si një mesazh për të gjithë funksionarët që zgjidhen, emërohen apo ushtrojnë funksione publike, për të garantuar të shkuarën “e pastër”.

Legjislacioni

Pika 2 e nenit 19 të ligjit për hapjen e dosjeve parashikon që autoriteti i përgjigjet institucioneve kushtetuese dhe autoriteteve publike për zyrtarin që emërohet ose ngrihet në detyrë, përkatësisht nëse ka qenë ose jo person në ndjekje për spiunazh apo terrorizëm, ka qenë ose jo bashkëpunëtor aktiv i ish­Sigurimit të Shtetit, sipas përcaktimeve të këtij ligji dhe nëse figuron ose jo në dokumentet e ish­Sigurimit të Shtetit.

Por, deputetët, në ligj kanë parashikuar një masë mbrojtëse për veten. Ligji parashikon se për verifikimin e kandidatëve për t’u zgjedhur, kërkesa duhet të bëhet nga vetë kandidatët për  ëllime të transparencës së figurës, gjatë fushatave elektorale. Megjithatë, mbetet për t’u parë se me çfarë mekanizimi do të operojnë autoriteti dhe komisioni për të mundësuar verifikimin e kandidatëve për deputetë.

Ligji për hapjen e dosjeve, ja si verifikohen kandidatët

1.Autoriteti ka detyrimin t’i përgjigjet, sipas pikave 2 dhe 3, të nenit 29, të këtij ligji, çdo kërkese të paraqitur nga kandidatët për deputetë në Kuvendin e Shqipërisë, kryetarë bashkish dhe kryetarë këshilli qarku, në lidhje me ekzistencën për ta të informacioneve në dokumente të ish­Sigurimit të Shtetit, kur kjo kërkohet prej tyre për qëllime të transparencës së figurës, gjatë fushatave elektorale.

2.Kur kjo kërkohet nga subjektet dhe për qëllimin e parashikuar në pikën 1, të këtij neni, Autoriteti i informon ato, sipas pikës 2, të nenit 29, të këtij ligji, për personat që në periudhën e përcaktuar në nenin 2, të këtij ligji, figurojnë si:

a) Anëtar ose kandidat i Byrosë Politike, anëtar i Komitetit Qendror të Partisë së Punës të Shqipërisë, anëtar i Presidiumit të Kuvendit Popullor, Kryetar i Gjykatës së Lartë, Prokuror i Përgjithshëm, Kryetar i Hetuesisë së Përgjithshme, anëtar i Këshillit të Ministrave, kryetar i degëve të punëve të brendshme, anëtar i Komisionit Qendror të Dëbim Internimeve, hetues, prokuror, gjyqtar në procese posaçme politike, apo punonjës i nivelit të lartë i ish­Sigurimit të Shtetit;

b) Bashkëpunëtor aktiv i ish­Sigurimit të Shtetit, sipas përcaktimeve të këtij ligji, apo denoncues ose dëshmitar i akuzës në proceset të posaçme, pas mbushjes së moshës 18 vjeç;

c) Persona me të dhëna nga ish­Sigurimi i Shtetit për spiunazh dhe terrorizëm. Kur dokumentet përmbajnë të dhëna personale mbi të prekur të tjerë apo palë të treta, zbatohen pikat4 dhe 5, të nenit 20, të këtij ligji.

Dorëzimi i dosjeve, fshihen emrat e spiunëve

Në zbatim të një vendimi qeverie, Shërbimi Informativ Shtetëror, Ministria e Brendshme, Ministria e Mbrojtjes dhe disa autoritete të tjera publike i kanë dorëzuar Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e ish­Sigurimit të Shtetit, i quajtur ndryshe komisioni për hapjen e dosjeve, të gjithë materialin arkivor të krijuar nga ish­Sigurimi i Shtetit nga data 29 nëntor 1944 deri më 2 korrik 1991. Për shkak se mjediset e autoritetit nuk janë përgatitur ende për të zhvendosur dosjet, autoriteti do të ketë akses në arkivat e institucioneve të lartpërmendura, për të mundësuar zbatimin e ligjit. Burime pranë komisionit thanë për Shqiptarja.com se, menjëherë pas marrjes së materialit arkivor, ka nisur puna me hapjen e dosjeve të para, për t’ju përgjigjur fluksit të kresave për informim mbi bashkëpunëtorët dhe të shënjestruarit e ish­Sigurimit të Shtetit. Gjatë hapjes së dosjeve të para, komisioni ka konstatuar dëmtime të dosjeve, por kryesisht ndërhyrjet konsistojnë në fshirjen e emrave të bashkëpunëtorëve të ish­Sigurimit të Shtetit.

Dëshmia, si janë zhdukur dosjet e UDB

Një ish­punonjës i SHIK­ut, i punësuar më pas në ambasadën shqiptare në Belgjikë, me lidhje të forta me Partinë Demokratike, ka rrëmbyer dhe zhdukur dosjet e politikanëve dhe pushtetarëve shqiptarë, bashkëpunëtor të UDB së ish­Jugosllavisë dhe të agjenturave të tjera.

Dëshmia ka ardhur nga Viron Bezhani, biri i Nazif Bezhanit, kryetarit të komisionit të famshëm për verifikimin e zyrtarëve të lartë për lidhjet me ish­Sigurimin e Shtetit. Kohë më parë, për Shqiptarja.com Bezhani ka deklaruar se ngjarja ka ndodhur gjatë qeverisjes së parë të Partisë Demokratike. Siç dihet, SHIK­u i atëhershëm ka qenë një kamxhik në duart e Sali Berishës.

“Janë zhdukur në kohën e qeverisjes së Partisë Demokratike. Personi ka qenë punonjës i Shërbimit Informativ Kombëtar. Kur nisi punën komisioni, u kërkua dokumentacioni. U mblodh i gjithë SHIK­u për të kërkuar disqet. Punonjësi u arratis. Më pas është punësuar në ambasadën shqiptare në Bruksel. Sa i takon datës, duhet të shikoj dokumentet, për të qenë i saktë. Por, disqet janë zhdukur gjatë kohës së qeverisjes së PD”, ka theksuar ai

4 komente në “Kandidatët për deputetë, në ‘sitë’ për lidhje me Sigurimin e Shtetit. Dosjet e UDB janë zhdukur…”

  1. betixh says:

    Nese jane zhdukur-siç thuhet-dosjet e ish agjenteve te UDB-se dhe agjenturave te tjera te huaja,Sali Berisha duhet te mirret i pandehur,Edhe nje padi e rende penale per kete agjent serb.Asgje nuk eshte bere pa urdherin e ketij armiku te Shqiptareve.Te mirret per bythe ky mut agjenti e ti thote te gjitha poshtersite qe ka bere ne dem te shtetit Shqiptar qe nga denoncimi i Shoshorit e deri te vrasja e Mehmet Shehut,helmimi i Hysni Kapos,vjedhja e levizjes studentore,vrasjet e 2 prillit Shkoder,fajdete,1997-ta,grushti i shtetit 1998,Gerdecin,vrasjet e 21 janarit,vjedhjet e votave zgjedhore,pengmarrjen e parlamentit,protestat e dhuneshme,kercenimet terroriste ndaj Edi Rames dhe kundershtareve politike,vjedhjet dhe shitjen e sovranitetit kombetar dhe te gjitha poshtersite qe ka bere dhe qe po ben edhe sot dje e pardje,dhe ti jipet nje mesim se kush ngrihet kunder popullit e vendit te vet,pamvaresisht metodave hipokrite qe perdor se punon gjoja per popullin e Shqiperine do perfundoje ne koshin e plehrave te historise por edhe do ti pritet koka dhe gjuhe kesaj neperke qe ka 27 vjet qe derdh helm e vrer dhe ka çoroditur gjithe strukturen pluraliste dhe demokracine Shqiptare dhe po na mba ne vend-jo ne vend-po na kthen mbrapa zi e me zi.

  2. Epo kjo pune! says:

    dhe ju te LSI bete koalicion 4 vjecar me veglat e UDB! Sa per Sigurimin, mos e shihni vetem bardhe e zi sepse vertet ka patur abuzime (edhe ne demokraci e policine e shtetit ka por nuk po perfliten si famekeqe as demokracia as policia) por ne rradhe te pare ka goditur qelbesirat e grekut e serbit qe sot ka ne zhdukur dosjet dhe po tentojne ta djegin kete vend serisht. Sigurimi duhet respektuar jo si mburoje ideologjike por mburoje kombetare ndaj UDB e Asfalise…. ndryshe, ti japim nje dekorate UDB e Asfalise se na kane dashur me shume.

  3. tironsi says:

    Ca dosjesh ere, Muli esht krenar me gjith Berishen, me ze e me figur qe jan agjent serb. Sa per dosjet, shif mos ju ndihmon fazllici se ai ka qen per sigurin kombetare

  4. dulja says:

    NUKe kuptoj kujt i ruhet KQZja , kujdes thot nga ish sigurimi shtetit , dosjet e UDBse i zhduku saliu me zhulalin dhe gazideden , tre agjentet e par te sherbimit serb qe ne vitin 90t , te gjitha zgjedhjet dhe vendet kyçe ne qeveri saliu gjithmon ja ka len agjenteve qe bashkepunojn me sherbimin serb , muli esht agjent i deklaruar u be minister i brençem nga saliu , luli mori me shum se nje milion euro kur punoj per sherbimin serb kur beri dosjet kunde UçKse , jo pa qellim u be kryetar i PDse , minister i jashtem e i brençem se serbia ktu me shum se 15 vje ka drejtuar me kta antishqiptar kte vend , pse beni sikur si din kto gjera kto i di dhe bufi , po ju politikanve te tjer asqe ju rruhet per kte vend se keni hallin te vidhni e te xhvasni dhe qameti te behet ne kte vend nuk doni me ja dit , nuk ka problem qe gjysma PDse jan spiun ne sherbimin serb duke filluar nga dy kryekaret saliu dhe luli ,qe te luftosh kunder kombit tend sot esht demokratike, qe te shkaterrosh kombin tend esht demokratike edhe te shkaterrosh historin e kti vendi esht demokratike edhe te perçudnosh heronjt dhe deshmoret e kti vendi esht demokratike dhe kte moral e bej kta kelyshet e serbit me ojqet ga pas e me ca medja qe punojn per kta antishqiptaret e PDse , por po qe atdhetar po luftove per interesin e vendit tend , po ruajte historin dhe integritetin e vendit tend , po shave tradhtaret e kti vendi dhe bashkepuntoret e nazifashizmit agjentet qe kan punuar per sherbimet e huaja kunder kti vendi kjo pra nuk esht demokratike fare , bile se ish sigurimsat jan me keq se saliu qe esht agjent serb me keq se luli qe esht po dhe ky si sali dhe muli dule naranxi e ku ta di un , ktu tek ne politiken dhe moralin e ben serbia dhe greqia , kta me njerzit e tyre te rekrutuar me shumic ne vitet 90 kan ven perfund kte vend se kan financuar shum kazetat e televizionet ojqt dhe politikan te ndryshem , mjer ky vend thuaj dhe mos harroni ruajuni nga ENVERI ore se ai esht vetem e keqja ktyre antishqiptarve se i fuste plumbin sja bente te gjat , sot kta drejtojn politiken dhe medjan se qelepirxhinjt grykesit per para si kan munguar kti vendi kto 25 vjet demokraci , qe kur vrau babai djalin ne kte vend se i hengri byrekun ky vend ka mar fund.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje