Monika Kryemadhi: Isha kundër paktit PS-LSI, frikë se Rama nuk do i qëndronte besnik Metës. Rrëfej puthjen e parë...

5 Maj 2017, 09:15Politika TEMA

Monika Kryemadhi, e zgjedhur zëvendëskryetare e Lëvizjes Socialiste për Integrim rrëfen se ka qenë skeptike sa i përket marrëveshjes së firmosur mes Edi Ramës dhe Ilir Metës që i vuri ata në bashkëqeverisje për këtë mandat.

E ftuar në emisionin “Komiteti” të gazetarit Berat Buzhala, zonja Kryemadhi thotë se ka pasur dyshime nëse kryeministri Edi Rama do t’i qëndrojë marrëveshjes, pasi për Ilir Metën, ishte e bindur në karakterin e tij besnik.

“Nuk kam qenë dakord fillimisht për koalicionin me Ramën, kam qenë skpetike. Sepse kam menduar që gjithmonë Rama nuk do t’i qëndronte shumë besnik atij në marrëveshje, duke njohur karakterin e Ilirit dhe tipin e tij e kam menduar gjithmonë që ai i qëndron marrëveshjeve, dhe kjo është një nga vetitë më të ira që ai ka. Dhe gjithmonë kam qenë skeptike për sa i përket qëndrimeve të Ramës. Por sigurisht ajo ka qenë zgjedhje e Ilir Metës dhe unë nuk mund të ndërhyja. Dhe ishte dhe një vendim i kryesisë”, – u shpreh Monika Kryemadhi.

Kryemadhi rrëfen puthjen e parë me Metën: Shoqet e mia bënin dashuri, unë dilja në miting

Personi i parë që i ka thënë të mbajë mbiemrin e saj, ka qenë pikërisht Ilir Meta. Monika Kryemadhi rrëfen se Meta e njohur karakterin e saj, dhe nuk ka dashur ta vë në pozitë duke e “detyruar” të marrë mbiemrin Meta.

Në rrëfimin e parë në cilësinë e zëvendëskryetares të Lëvizjes Socialiste për Integrim, zonja Kryemadhi tregon njohjen me Ilir Metën. “Ilir Meta e ka thënë i pari kur më pyetën në gjende civile se çfarë mbiemri do mbaja, ma lehtësoi mua.

Unë kam hyrë në Partinë Socialiste 5 minuta para Metës, jemi takuar për herë të parë në zyrën e Musa Ulqinit në nëntor 1991 dhe atje kemi filluar angazhimin tonë për takimin kombëtar të FRESSH­it më 15 janar 1992, dhe që këtej kanë filluar në mënyrë natyrale, marrëdhëniet, përplasjet, grindjet, debatet, intrigat politike brenda një forumi rinor, derisa erdhi një moment që në janar të 1994 kurorëzuam puthjen e parë”, thote ajo.

Nëse për diçka i keni borxhe PS-­së është njohja me ilirin…?

“Edhe PS më ka ca borxhe të tjera. Se në vend të bëja dashuri si gjithë moshataret e mia bëja mitingje “Lironi Fatos Nano”. Kështu që jemi të larë.

Kur Iliri bëri 45 vjetorin, një nga arsyet që Iliri e bëri ishte se i tha Gramoz Rucit që ja kemi borxh PS­së një darkë të madhe. Dhe kjo ditëlindje ishte si një lloj respekti për ata socialistë që ishin udhëtarë në historikun tonë të atyre viteve në PS”, tregon Kryemadhi.

9 komente në “Monika Kryemadhi: Isha kundër paktit PS-LSI, frikë se Rama nuk do i qëndronte besnik Metës. Rrëfej puthjen e parë…”

  1. veronika says:

    nuk kane turp fare, per respekt te ketij populli ju lutem mos i jepni si lajme.

    1. Grigor says:

      Nderime Veronika. Nuk po flas më.

  2. Edhe ti says:

    E ka idene kjo grua sa i pa bese eshte burri i saj?per tu habitur sepse ka nje jete qe rron me te

  3. Tutu says:

    Rrefe vedhjen e pare me mire..,!!!

  4. Nje Nexhmie Xhuglini-Hoxha e re eshte kjo femer e quajtur Monika kryemadhi-Meta. Besoj me qarte se kush eshte kjo femer s’ka krahasim tjeter.

    1. Florida says:

      Kjo është më shumë se fëlliqësirë. Kjo me gjithë atë liliputin që te vret sytë kur e shikon (çift më të shëmtuar askund nuk gjen), mori në qafë brezin e ri. Politizoi edhe të rinjtë 15 vjeçarë me teserat e fëlliqura të LSI-së. A ka krim më të madh se të kesh një rini kaq shumë të politizuar. Kësaj partie dhe gjithë kësaj shpure të ndryrë, vetë populli duhet t`i thotë jo, e të mos joshet nga premtime për vende pune dhe bursa jashtë shtetit. Duhet të shpëtojmë rininë me votën kundër kësaj familjeje të rrezikshme, se nuk ka kohë për t humbur. Rinia duhet ta zgjedhë vetë rrugën e jetës, jo me shantazhin e LSI-së. Shkoni në gjimnaze. Janë klasa të tëra nga viti i parë te i treti që marrin tesërën e LSI-së, e kësaj partie kancerogjene. A e di ky çift se pa rini nuk ka të ardhme? Kjo është rinia që duhet të ketë një komb? Meqenëse kohët e fundit, kjo Kryemadhi- Nexhmije Xhuglini, na është bërë doktore shkencash në ekonomi dhe pedagoge e jashtme te ekonomiku (që vaj me det), a mund t`u shpjegojë studentëve fatkeq, se si i bëri kjo familje miliardat? Apo kishin biznese si Trampi? Të qërrohen, e të mos i shohim më kurrë. Lërini këta mostra në një xhungël si Robinson Kruzoja, të shpëtojë Shqipëria dhe shqipëtarët.

  5. kurraci doraci ballaci says:

    o,kto pulitikaneshat dhe ata politiksat e kan mendjen me u kap per loqesh dhe me u shky per koqesh e bolesh,me u nduk per cicash dhe me u cik per bythesh ,me u pyth e me u q!,kurse populli debil masiv fukara nga trut nga shpirti dhe nga barku,pret e pret si gerdalla n pazar t gjos.
    I paska njel pishmon shqiptareshes ,pse paska hup koh duke bo mitingje pulitike ne vend qe te shqyhej cicash e bythsh si “shoqet e semaforve demokratike”!!!
    ha haaa!!!
    po paskemi qen komb kurv e karakurvash a ja q!fsha ropt genit neandertal pellazg te shqiptar majmunve iliro ballkanik muhamedan !!!
    fshati digjej,kurva e ka pishmon pse s krefte floket!!!
    po xhozefina ca po na thot? a I kujtihet nata e ngrenijes se hajdarit te par?

  6. Dajti says:

    Putana si vjenturp kur flet per nje hajdut pavarsishte se eshte burri te pakten mos fol

  7. praktika says:

    TURPIN E KANE NGRENE ME BUKE ,AS SKUQEN AS ZVERDHEN ,U ESHTE BERE LEKURA SHOLLE,BAKALLARO,.DHE KERKOJNE PUSHTET HAJDUTET !
    I BEFSHIN ILACE PER FEMIJET E TYRE,(SEPSE ATJE U DHEMB) PARATE E VJEDHURA KETIJ POPULLI.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje