E PLOTE/ Rama tërheq kandidatin e PS-së nga zgjedhjet në Kavajë: Ka skenar për destabilitet, nuk duam t’i përgjigjemi provokimit të PD-së

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Kryeministri Edi Rama doli në një konferencë për shtyp, ku ka thënë se i ka kërkuar kandidatit socialist që të tërhiqet nga gara e së dielës.

Nga Edi Rama

“Kam ndjekur me shumë vëmendje reagimet e publikut lidhur me përpjekjet e mia për një dialog konstruktiv në funksion të përfshirjes së Partisë Demokratike në zgjedhje.

Ndihem krejt i qetë në ndërgjegjen time, sepse kam bërë dhe po vazhdoj të bëj gjithçka është e mundur në këtë drejtim. E kam bërë dhe e bëj jo për ata që janë në çadër, por për demokratët e zakonshëm, njerëz të arsyeshëm që meritojnë vetëm respekt si bashkëqytetarë të këtij vendi.

Mekanizmi i ri institucional që kemi propozuar për kontrollin e brendshëm të qeverisë gjatë zgjedhjeve në kohë reale garanton barazi dhe transparencë për të gjithë në garën zgjedhore. Kështu që dua t’u them në radhë të parë, shumë faleminderit për mbështetjen e pakursyer që më jepni dhe na jepni në këtë përpjekje aspak të lehtë, për të lidhur fillin e këputur të logjikës demokratike të PD-së dhe për të mos lënë asnjë gjë të mundshme pa bërë në funksion të gjithëpërfshirjes në procesin zgjedhor të 18 qershorit.

Shumëkush më përsërit pa pushim në rrjetet sociale, përmes mesazhesh, apo bisedash direkte, fjalinë: “Mos e lësho 18 Qershorin!”

Mos kini asnjë shqetësim në këtë pikë, sepse edhe po të doja të negocioja 18 qershorin nuk e kam të mundur, pasi nuk është në dorën time. 18 qershori nuk është një datë e zgjedhur nga unë, as nga partitë. Është data e përcaktuar në bazë të Kushtetutës për gjykimin e partive nga populli. Pra, 18 qershori, për sa më takon, nuk mund të jetë pjesë e asnjë negociate mes partive, sepse partitë duhet t’i garantojnë dhe jo t’i negociojnë të drejtat e popullit sovran.

Të tjerë më thonë vazhdimisht “Mos ia zgjat shumë atyre!” “Pse ua zgjat atyre?” “Varja atyre!” “Boll me ata!” “Prapë me ata!” Ata si gjithmonë, në 27 vjet” e me radhë e me radhë…

Ju lutem të gjithë këtyre miqve, dashamirësve, qytetarëve, bëni durim dhe mos e harroni për asnjë çast, se unë nuk jam vetëm kryetar i partisë më të madhe shqiptare, por jam dhe Kryeministër i Shqipërisë. Ju siguroj se, nëse si kryetar partie s’kam as më të voglin shqetësim në qoftë se Partia Demokratike vendos t’i shkojë deri në fund një strategjie politike vetëvrasëse, si Kryeministër nuk dua të lë asnjë gur pa luajtur që qytetarët që duan ende të votojnë PD-në, të kenë mundësinë ta bëjnë këtë në 18 qershor.

Unë hyj tek ata që qeshin me alarmet infantile të llafazanëve profesionistë në klubet e katundit tonë mediatik për rrezikun që Shqipëria të mbetet pa opozitë, sepse historia e demokracisë mëson se për sa kohë ka zgjedhje dhe liri për të hyrë në zgjedhje, s’ka asnjë mundësi që të mos ketë opozitë në çdo vend ku bëhen zgjedhje.

Paria Demokratike, natyrisht është një parti historike, por nuk do të ishte as e para dhe as e fundit parti historike në historinë e demokracisë që do të dilte nga skena e historisë. E dhimbshme për ata që e duan akoma PD-në, por normale për jetën e gjallë, demokratike, që është një jetë në proces.

Ama një gjë është shumë e rëndësishme të mbahet mirë parasysh sot, kjo shumicë qeverisëse, jo vetëm nuk ka bërë asgjë për ta shtyrë Partinë Demokratike në rrugën e vetëshkatërrimit, ku të çon pa kthim dalja nga shinat e sistemit demokratik, por ka bërë gjithçka për të kundërtën. Kemi bërë gjithçka dhe do të bëjmë gjithçka deri në sekondën e fundit, gjithçka na takon për ta garantuar pjesëmarrjen e Partisë Demokratike në zgjedhje dhe për të mos i lënë votuesit e saj besnikë pa zgjedhje. Por, kur koha për mirëkuptim të ketë mbaruar, e nëse s’do ketë rezultat, ne do ta pranojmë me keqardhje të thellë çdo vendim të lidershipit të PD-së për të ikur në drejtim të paditur, si një e drejtë, por dhe si një përgjegjësi ekskluzive e atij lidershipi.

Kështu që këmbëngulja për dialog me kundërshtarin nuk është dobësi, është kthjelltësi. Durimi nuk është tipar i më të dobëtit, por virtyt i më të fortit. Mos e harroni, politika është shah. Shahu, – thonë, – është një lojë ku durimi strategjik çmonton çdo hile taktike.

Por ka dhe jo pak nga ju, ditët e fundit, që e kanë mendjen te e diela e ardhshme në Kavajë dhe janë të shqetësuar. Me të drejtë të shqetësuar. Një pjesë e shohin 7 majin si ditën kur shteti duhet të tregojë të gjithë forcën e ligjit, me çdo çmim. Të tjerë i druhen një përplasjeje që mund të pasoja fizike për qytetarët e pafajshëm, në shkelje të së drejtës së tyre themelore për të votuar. Të tjerë akoma i friken pasojave më të gjëra të një konflikti që synohet të provokohet në Kavajë, për të nxitur destabilizim në Shqipëri.

Dua të jem shumë i sinqertë me të gjithë. Që ka një plan për destabilizim të këtij vendi, që çadra është ngritur për ta vënë në jetë këtë plan, që pas atyre që janë ngujuar në çadër nga frika e drejtësisë, ka të tjerë që e duan destabilizmin për të dëmtuar Shqipërinë, këto nuk janë më hamendje. Janë fakt!

Por që Shqipëria nuk do destabilizohet nga ky plan, të cilin me durim dhe vendosmëri do e çojmë deri në dështimin e plotë, këtë ia siguroj të gjithëve, pa përjashtim dhe pa fijen e dyshimit. Por sfida jonë, e kam thënë dhe më parë, nuk është 7 maji i Kavajës ku ne qeverisim në nivel vendor e do vazhdojmë të qeverisim edhe në 8 maj e unë besoj edhe për shumë gjatë, akoma për çfarë kemi bërë, për sa shumë ka për të bërë dhe për besimin që kemi fituar në Kavajë.

Sfida jonë është të shkojmë deri në 18 qershor, duke bërë çmos që Shqipërisë të mos i hyjë asnjë gjemb në këmbë dhe asnjë shqiptari të mos i cenohet një fije floku nga konvulsionet e marrëzisë që ka pjellë frika nga zbatimi i reformës në drejtësi.

Sfida jonë është që mandatin tjetër, për të vazhduar të qeverisim Shqipërinë, ta marrim në 18 qershor, duke i provuar çdo qytetari të zakonshëm, edhe atyre që nuk na votojnë, se për ne, Shqipëria që Duam nuk është vetëm e socialistëve, por dhe e demokratëve. Nuk është vetëm e atyre që janë dakord me ne, por dhe e atyre që nuk janë dakord me ne. Nuk është shesh për përsheshet e kujtdo partie, në emër të njerëzve të zakonshëm, por është atdheu i përbashkët i njerëzve të zakonshëm të këtij vendi, me shtet, me punë dhe me mirëqenie.

Prandaj, provokimit antikushtetues, antiligjor dhe antidemokratik të të tmerruarve nga drejtësia, nga drejtësia që po vjen dhe nga zgjedhjet politike që janë në prag, ne nuk duhet e nuk do t’i përgjigjemi flakë për flakë. Kavaja nuk do të bëhet sheshi për një përshesh të neveritshëm që Partia Demokratike po e gatuan verbërisht për turpin e saj më të madh. Turpi le t’i mbetet PD-së!

I kam sugjeruar kandidatit tonë të tërhiqet nga gara e të dielës e t’i kërkojë të tërhiqet edhe kandidatit tjetër, të cilit ia bëj dhe unë këtë apel, shumë miqësisht. Vjen gjithnjë një moment për të thënë fjalën e fundit dhe luajtur gurin  e fundit, po ky moment nuk është 7 maji.

Deri në 7 maj, unë do të përqendrohem i gjithi tek përpjekja për ta bindur Partinë Demokratike të bëhet pjesë e zgjidhjes së arsyeshme që kemi propozuar. Sepse 7 maji koinçidon dhe me fundin e kohës fizike për të garantuar procesin zgjedhor, pa cenuar punën e KQZ për përgatitjen e materialit të votimit në 18 qershor.

Ia kam komunikuar sot, këtë qëllim, edhe miqve dhe partnerëve ndërkombëtarë të Shqipërisë, të cilët gjithashtu kanë bërë e do të bëjnë deri në fund, përpjekjen për të mos e lënë Partinë Demokratike të kthehet nga fuqia që lindi për liritë e të drejtat e njeriut, në një shkelëse të dhunshme të lirisë e të drejtës së çdo njeriu të këtij vendi për të zgjedhur me votë, i pa penguar nga askush dhe asgjë.

E të jeni shumë të qartë, të pengosh njerëzit të votojnë, është krim i rëndë! Dhe ky krim që nuk ka ndodhur as në vendet më të humbura, me demokraci shumë më të dobët se Shqipëria, në këtë vend nuk mund, nuk duhet e nuk do ta lejojmë të kryhet. Nuk do e lejojmë ne e nuk do e lejojë askush nga familja e vendeve të lira ku bëjmë pjesë.

Po as kemi arsye dhe as nuk është nevoja që ta bëjmë Kavajën pasnesër, vendin ku ky krim të tentohet e të ndëshkohet me çdo çmim. Sepse, nëse të ngujuarit në çadër, në dëshpërimin e tyre kërkojnë shesh për të bërë një stërvitje me përmbajtje kriminale në Kavajë, për të nxirë Shqipërinë sa të munden e për të cenuar e dëshpëruar kë të munden përpara 18 qershorit, as ne, as Shqipëria, as miqtë e partnerët tanë të pazëvendësueshëm nuk kemi pse bëhemi pjesë e kësaj stërvitjeje të shëmtuar, por kemi nevojë të zhvillojmë, pasi t’i kemi dalë çdo borxhi PD-së, ndeshjen e 18 qershorit.

Në përfundim, i përsëris Lulzim Bashës, lëre tani Kavajën, hiqe nga mendja se mund ta shtysh me provokime, jo datën, por as afatin fundor të mundësisë për të hyrë në zgjedhje, që është 8 maji dhe fokusohu tek zgjidhja që të është ofruar deri në 7 maj.

Unë jam gati të ulem përsëri me Lulzimin, por këtë herë për të detajuar ofertën që ai ka në tavolinë e jo për të filluar nga e para avazin e qeverisë teknike dhe të shtyrjes së zgjedhjeve në kalendat greke, me sebepin qesharak të përgatitjes së votimit elektronik.

Zgjedhjet do të bëhen në 18 qershor dhe të hënën më 8 maj, unë nuk jam më në dispozicion për Lulzim Bashën dhe PD-në, nëse deri të dielën, ata nuk bien dot dakord për ofertën, për ndryshimin e menjëhershëm të Kodit Zgjedhor, sipas rekomandimeve të ODIHR-it dhe zhbllokimin e Vetting-ut, natyrisht.

Kështu që edhe fare pak durim u kërkoj të gjithëve. Jemi në prag të një zhvillimi me rëndësi të madhe në vendin tonë. Dhe me PD, pa PD, më 18 qershor populli do vendosë jo thjesht se kë do ngarkojë për të qeverisur Shqipërinë për katër vitet që vijnë, por si do jetë Shqipëria e gjeneratës tjetër.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

56 komente në “E PLOTE/ Rama tërheq kandidatin e PS-së nga zgjedhjet në Kavajë: Ka skenar për destabilitet, nuk duam t’i përgjigjemi provokimit të PD-së”

  1. Lini says:

    Kapi e rrasi ne burg gjith ato cadraxhinjt aty se ngelen duke na shkaterruar cdo pune te mundshme, duke bllokuar zgjedhjet, nuk mund te vazhdohet me kshu, as shqiperia e as kavaja sduhet te ngeli peng e ktyre

    1. Gjyshja says:

      Realisht Kavaja nuk e meritonte kete. Por kur ke perballe nje force politike si Partia Demokratike e cila ne keto 27 vite ka deshmuar se di te djege edhe vendin kur behet fjale per pushtet.
      Levizja e z. Rama gjykoj qe ishte e drejte. Le ti sherbeje si mesazh Bashes qe te dale nga cadra.

    2. Keno says:

      Cadra do zhduket shume shpejt. Do jete thjesht 1 histori e keqe e shkuar ne 18 qeshor dhe ne kavaje do tregohet totalisht se kush esht lul krimineli.

      1. Berti says:

        Pse kane frik te perballen me voten e popullit, pse nuk pranojn te gjykohen si nga populli po ashtu e nga gjykatesit, me gjykatesit e kane kollaj se i blejne me lek kurse me popullin e dine qe sja dalin dot e mledhen ca kriminel e kontrabandist pas vetes e sduan ti lejojne te votojne. Flasin per demokraci, e drejta e fjales e para dhe e drejta per te zgjedhur dhe per tu zgjedhur e dyta, asnje nuk lejojn kto plera

    3. Agamemnoni says:

      Basha mori peng Kavajen. Edi Rama i beri thirrje kandidatit per terheqje per te shmangur konfliktin ne popull te nxitur nga PD. E turpshme. Nuk duhet kurrsesi te lejojme qe Basha te marre peng tere Shqiperine. Zgjedhjet e 18 qershorit te behen me patjeter. Asnje tolerim. Kjo opozite nuk i duhet as dreqit.

    4. Pjeshka says:

      Edhe pse kavaja se meritonte kte, bere zgjedhjen e duhur, kavaja nuk mund te vuaj me nga saliu e nga PD, e shkaterruan njehere dhe dihet qe per te shkaterruar jane te paret, ajo sakrific e popullit te kavajes per tu ringritur me veshtiresi nuk mund te prishej sot nga banda e PD.

    5. fatri says:

      po luli te bej ca te doje kavajen harroje se do e kete perseri bastion te vetin ne nje situate si kjo Rama edhe nje here tjeter tregoi maturin qe e karakterizon si lider

    6. dani says:

      ti je njish le te mundohen kot e kan. Me te mirin gjithmon e sulmojn. Kavaja e vlereson kete vendim tendin, nuk do i veme flaken vendit per qefin e krimineleve

    7. albi says:

      Pd e ndjeu rrezikun e te qenit forca e tret ne Kavaje dhe duhej te perdorte rrugen qe kan trasheguar nga kryegjyshi,dhunen. Petpara z.rama lere ate qenin plak te lehi badhk me klyshin e vogel e kishin qytetin e Kavajes per nje 20 vite nuk beri asgje per popullin … cdo qytetar esht krenar per ty.

    8. alda says:

      Rames bravo i qofte se eshte nje qasje shume racionale duke i dhene perparesi dialogut, zgjedhjet aty jane fitoren e ka ne xhep.

  2. joni says:

    Eh, kurve .U terhoqe .Keshtu do ikesh si nje mi halesh.

    1. Lumjani says:

      Mos or trim. Pse more, ti ishe qe do beje sherr ne Kavaje? Po pse nuk the mor trim të ta tregoja Dr sa burrë je my ne mes të Kavajës?
      Qelbanikër që keni kaq vjet qe keni pshurrur te gjitha ligjet dhe rregullat e demokracise duke bere si te forte. Qenër që i thoni vetes demokratë, por nuk dini gje veç diktaturës. Ç’ja u shkërdheu mirë nenat ai Enver Hoxha per 40 vjet. Naaaaa, pordhet ju shkonin.
      Por edhe demokracia nuk eshte siç kujtoni ju. Shtet eshte dhe demokracia.
      Edhe Enver Hoxhes ju deshen nja 15 vjet qe te bënte shtet. Mos mini merak se filluan themelet e shtetit demokratik. Mbaroi rrumpallhanja e Berishës.
      Tani hypi sat’ ëme dhe shiko Stambollin, se iku ajo pune. Qen bir qeni qe e keni marrë me qafe kete vend duke shkuar mbrapa Sali Serbit si rebelet mbrapa Haxhi Qamilit.

  3. ☆Gopisti i NSHRAK-ut☆ says:


    Më duket, Edi
    Me Liken s’po prish qef
    Po si i bëhet hallit
    Çadristat na i le ngref?
    Si fort jan karikue
    Për sherr gati të tanë
    S’do luftë n’Kavajë
    Ta zdrypin në Tiranë.
    Nuk di më gjatë
    Se kaq thotë mëndja ime
    Në do bësh shtet
    Fillo me arrestime.

  4. Skaran says:

    Po cfare ben o shoku. I jep oksigjen lulit.

  5. sefer loku says:

    U zbythe or daje. Frikacak ke qene dhe i tille ke mbetur. Mekat i madh qe kurre nuk u bere burre. Nese terhiqesh para ca zgjabarakeve qe s’dijne c’kerkojne atehere nuk vlen per kryemnister. Mjaft ju lute Bashes te futet ne zgjedhje. cdo gje e ka nje kufi por ti s’je burre. Berisha a Co te shklei me kembe per vite me radhe dhe ti prape sillesh si qumeshtor me ta. Shpejt do ta kercejne ne kurriz dhe pastaj kur te ngelesh pa thele do kuptosh c’ke bere. Frikacak.

    1. Stela says:

      Qe te Zbythesh , pikesepari duhet te kesh Bythe. Rama bythen e ka “harruar” ne France kur bridhte rrugeve si trap.

      1. Lumjani says:

        Pse……. demek … ti Stela …. ke bythë? Ku I ke moj? Se dhe dje që të pashë, naaaaa dërrasë ishe nga mbrapa.

  6. Xoni says:

    O Ram, kandidati i PS ishte kandidati i PS dhe jo i yti, deri tani ke percjelle imazhin se shteti eshte shtet rregulli eshte rregull, tani i thua tjetrit ik, pasi e nxorre ne fushate dhe tani e terheq si te ishte gur shahu, ti mund ta luash lojen politike si te ish tabele shahu, po mos harro se ketu nuk luan thjesht reputacioni i PS si force politike qe premtoi rilindjen e shtetit ligjor por edhe reputacioni i vet shtetit i cili terhiqet me breke neper kembe nga presioni i rruges, turp per PS dhe per ty , tamam si Hrushovi ne krizen e raketave ne kube, u hoqe si qendrestar i pashoq dhe ne fund kapitullove pa lavdi, ky na qenka edhe mbreti, humbe shume me kete

  7. Maksi says:

    Pd esht parti e mare fund. Keto levizje qe po ben jan thjesht levizje te deshtuara . Ske pse i kerko asnjerit te terhiqet nga gara !! Kemi te drejten te votojm dhe skemi pse te kemi frik nga 1 “cader” qe as ajo vete se di cben.

  8. Kujtimi says:

    Mire ke bere. Si mund te shkosh ne zgjedhje ku nje tufe banditesh presin qe ta kthejne permbys gjithcka.

    1. Nota Kater says:

      Po shteti ku ne te semes eshte te arrije deri aty sa nje tufe banditesh te bejne ligjin e te kthejne permbys gjithcka?
      O Edi Rama, a erdhe ne pushtet per te bere shtet apo per te lene banditet te bejne ligjin rrugeve sic kane 70 e ca dite qe kane zaptuar me force bulevardin qendror ne Tirane?!
      Te ndodhte kjo ne France, do kishte dale ushtria rrugeve e t’ja tregonte vendin ne biruce me kohe ketyre banditeve!

  9. Timi says:

    Dikush ti fus Sales një plumb ballit dhe të gjitha problemet zgjidhen.

  10. arbeni says:

    Gabim i rende qe sduhet te ishe ber perball ktyre maskarenjve te cadres. Kto at pun kan pasur qe me themelimin e partise. Vetem te destabilzojne e kan mendjen kur nuk kan pushtet ne dore dhe per kete jan te betuar qe do shkojne deri ne lufte civile dhe ta kthejne prap edhe 97′ nqs i krijohet mundesia dhe prap kan per ta bere. Keshtu qe mos lesho me pe

  11. arsen says:

    http://www.kohajone.com/2017/05/05/video-rama-terheq-kandidatin-ne-kavaje-shperthejne-ovacionet-ne-cadren-e-opozites/

    shikoni se cbejne indianet e cadres. aq shum shplarje truri i kan bere saqe tani mendojne njelloj si baba sali.

  12. KURBANI I DYTE I RAMES=DEAD ALBANIA says:

    QE NGA 23 QERSHORI 2013..KY ESHTE LAJMI ME I KEQ:
    .
    ESHTE E LEXUESHME SE EDI RAMA ESHTE VENE NE RRETH TE KUQ NGA “GARANTET E TIJ NDERKOMBETARE”
    .
    SEPSE familja supermafjoze e berishajve jo vetem qe ka kaluar ne ekstaze
    por dhe sulmon cdo njeri politikan,ambasador apo deputet qofte,grup njerzish por dhe shtetare te huaj.Del pyetje vetvetiu:

    Ku e gjen kete force ky monster ??.
    ==========================
    .
    Dihet nga te gjithe se mender me thane Berisha eshte nje ‘TIGER LETRE” qe u fuqizua pasi ai zbatoi luften kunder nje sistemi qe kishte vdekur ne ate kohe..pra ishte ishte nje kanibal i nje lloji te papare ne historine e njerzimit.Me nje fjale me berishen armiqte e kombit pasi hodhen gjasme enverhoxhen ngriten lapidaret e zogut,xhaferr deves,hamit matjanit dhe gopit somes kush i mban mend se eshte lista e gjate.
    Le te analizojme nje shembull PIKANT :Shkerdhen berishen me ermal ilir enver hoxhen
    Ndersa i pari ka bere krime te dokumentuara ku dhe ambasada amerikane i ka publikuar here ps here…..i dyti pra nipi enverit eshte arretuar per aresye banale dhe deri tani nuk asnje akuze nga drejtesia..pervec nje raportimi te nje prokurori gjerman anonim qe ndoshat eshte nipi adolf hitlerit.
    Vone shqiptaret e kuptuan hilen e anti ambasadorit Arvizi i cili i la Edi RAMES celsat e kashtes..nje shtet te falimentur dhe nje plantacjon droge 28 mije km katrore dhe nje PUSHTET PARALEL I SALI MONSTRES QE NUK KA RAME AS TRAMP TA SHKULE NGA VENDI
    1-PRESIDENTI
    2-K/PROKURORI
    3-KRYETARI SHIKUT
    4-KLD
    5-KLSH
    6-70% E ADMISTRATES
    7-VOA E ELEZ BIBERISHES
    8-VATRA
    9- GJYKATAT SHQIPTARE
    10-DONALD LULUSHI
    11-ISH HELMUTI ALEMANIES
    12-KRERET E BANKAVE KRYESORE
    13- MIJRA INVADUESIT E BATHORES
    14-KALI TROJES ILIR MUTA
    15-BANDITET MEDIATIKE 2F (FRANGAJ-FEJZIU)
    Pra me thjeshte Shqiperia eshte e pushtuar nga KOQET E SHKERDHEN BERISHES dhe eshte menxyre kombetare qe kemi nje kryeminister te tredhur ,hallatet e te cilit jane ne bodrume ambasadash

    NQS E DO SEKRETIN E KE KETU POSHTE….

    “…Pas fillimit të detyrës suaj si Ambasadori ynë, janë disa çështje që unë do të doja të sjell në vëmendjen tuaj në këtë letër të hapur. Sikurse ju tani jeni në dijeni, kur u njoftua së pari nominimi juaj, qarkulluan historira në mediat shqiptare që pretendonin se ju jeni emëruar si rezultat i ndërhyrjes së grupeve lobiste që punojnë për Sali Berishën, përfshirë Grupin Podesta dhe Patton Boggs, një firmë që përfaqësohej nga Frank Uisner. Kjo nuk ka nevojë për shumë imagjinatë, për faktin se ju keni shërbyer nën drejtimin e Uisnerit, kur ai ishte ambasadori amerikan në Indi, dhe të dy keni qenë studentë në Princeton. Sinqerisht, unë kam pak konsideratë për Uisnerin, pasi besoj se ai ishte në përgjithësi një faktor keqdashës në Shqipëri. Sipas mendimit tim, ai ndihmoi Berishën në mbajtjen e një regjimi shumë të korruptuar që rrënoi shtyllat e demokracisë…”
    Natyrisht, ju keni të drejtë për të mbajtur një marrëdhënie personale me Uisnerin, dhe ka të ngjarë që gjatë disa viteve të ardhshme ju do të keni përvoja të pakëndshme në lidhje me Berishën, një të urryer, të korruptuar, bandit mendërisht të paqëndrueshëm. Megjithatë, unë dua të deklaroj prerazi se në qoftë se do të merret vesh se Uisner me ndonjë mënyrë tenton të përzihet në punët e Shqipërisë duke përfituar nga marrëdhëniet e tij me ju, unë nuk do të hezitoj për ta adresuar një aktivitet të tillë me zyrtarët e duhur qeveritarë në Uashington, dhe do të inkurajoj shqiptaro-amerikanët që të bëjnë të njëjtën gjë. Sepse unë besoj se çdo veprim i tillë nga ana e juaj, do t’i vërë në dyshim rrethanat në të cilat ju jeni emëruar dhe do të ishte e dëmshme për interesat shqiptare dhe amerikane
    “…Në lidhje me një tjetër çështje, unë kam qenë shumë i shqetësuar kur mësova se në 2 Dhjetor 2014, si një prej veprave të tua të para, pasi u konfirmuat si Ambasador, jeni takuar në Uashington me përfaqësues të Shoqatës së Himariotëve të Amerikës (HSA), një grup i vogël ngatërrestar grek (http://himarriotonsociety.org/content/news/hsa-meets-new-us-ambassador-albania-donald-lu). Misionet më të fundit të HSA dhe palëve të tjera trazovaçe greke janë identike: aneksimi nga Greqia e asaj që ata mendojnë të jetë territor grek në jug të Shqipërisë. Misioni i tyre mbështetet mbi pasaktësi historike të shkuara dhe të sotme. Me fjalë të tjera, themeli i besimeve të tyre është e ndërtuar mbi mite greke.

    .

  13. Bufi says:

    Mjaftoi xhelati u shqiptarve te nxirrte dy pergjime dhe ja u zbythe se normale dhe ti mut je si te tjeter. Mjere o Shqiperi

  14. SIMONI says:

    Tani dil prap te premten e 16 qershorit dhe per hir te stabilitetit te Shqiperise anullo dhe zgjedhjet e 18 qershorit.
    Ama shtet po ben, te hyri lepuri ne bark nga Lulzimja. Pika, pika..

  15. Bufi says:

    Ja ku doli qe dhe ban pazar

  16. spatrtaku says:

    Mire ke bere zoti kryeminister.Na vjen keq qe atyre u shkoi fjala uleritese,pergjerimet,thirjet e te çmendurve per destabilitet,por s’ka gje,pergjegjesia bje mbi Berishen dhe Bashen.Ata mund t’a quajne fitore,por ne fakt eshte urejtje e popullit ndaj pd-ke.Per koken e tyre e kane.Ata edhe kur humbasin therresin fitore.Pse? Sepse jane nje grusht te çmendurish qe perbejne pd-ke,kete parti terroriste.

  17. Albann says:

    Si gjithmone nuk zhgenjen…FRIKACAK…Kush i siguron njerezit qe s do sillesh njesoj ne 18 qershor…
    2 :0 per LULIN
    1. I VURE QEVERINE NE DISPOZICION
    2. S TA MBAJTI TE NDALESH TUBIMET NE DITE ZGJEDHJESH.

    KJO S ESHTE DESHMI TOLERANCE, KJO ESHTE ZBYTHJE NGA FRIKA..

    BERISHA kur vjen punea ne perplasje forcash i hipen siper ketij frikacaku…turp per gjithe ps…1 milon vota qe s vlejne 1 qendarke.Ku e ke shtetin?
    VISH FUSTAN E IKE NE USA.

  18. Julio says:

    Ore mbush ti si kryeminister, ça do te thote ne nje vend me ligje e kushtetute te vendosi dikush pa asnje lidhje me ligjin dhe ju terhiqeni si simbol i tolerances me ate qe qe nuk leshon ne emer te krimit. Me vjen keq nese kjo do ndodhe dhe larg qofte mos ta kuptoj se nese opozita me ben presion un duhet te votoj ate qe don ajo. Do zhgenjesh nje elektorat te tere nese ben pseudotolerantin me kushtetuten dhe verdiktin e sovranit. Ja ke fut vetes dhe atyre qe te besuan, por harroje se ne pazare te pista dhe aq me shume me PD, populli do ta fali. Zgjedhjet do ti bejme ather kur e ka prcaktuar ligji dhe jo Nishani e bajraktare te PDse.

  19. ripjellja says:

    Ky lideri global perfundimisht qe ishte mashtrues ordiner dihej tani u mor vesh qe eshte dhe kavajs dhe elbasanlli 2 ne 1. Ky qesharaku qe do beje shtet. Vetingun se dhe dielli nuk lind me o palaco. Bej gallate me keto dele bej nastradin

  20. LORA says:

    Vendim ekselent i Kryeministrit te shtetit te shqiptareve.

  21. pali gjoka says:

    Ka nje rrugezgjdhje DUHET TE ARRESTOHEN KETA KRIMINEL QE BEJNE THIRRJE PER DESTABILIZIM!!!

  22. I Vetmi Atedhedashes says:

    “Kane nderment destabilitetin” thote….
    Po mire mo Edi ty pse te vuri populli kryeminister?!
    Tani qe ja ke fute kot ja ke fute,se terheqia e kavajes mua me tingellon si “negociate” e djeshme.
    Kur nuk kishte dakortesi dje,cfare bere 1.5ore?
    Une dhe shume te tjere do deshironim qe te djelen te tregoje forcen e shqipetarve kunder serbo-fileve.
    …paske be shtet mesa duket…..

  23. arti says:

    Fatkeqsishte ne shqiperi ka shume kriminela dhe mafioze qe kane nje shtylle te forte qe i mbane qe eshte pd ,por mjerishte eshte nje pjese e popullit qe i mbeshtet keta kriminela keta jane njerzit me bishte fatkeqsishte duhet pranuar qe jane.

  24. Erdunguli says:

    Po shume mire ti terhiqesh ne moment te fundit luli ka caderen ne dore dhe ne qe te kemi votuar na ngelet te shofim nga cadra .
    po turp ske c’jane keto

  25. Jevi says:

    Perfundimisht ky shtet me kete veprim ka rene.Perball anti ligjit ju qe jeni mandatuar te mbroni ligjin po terhiqeni,TURP.
    Pas kesaj s’presim gje tjeter ,doreheqien tuaj per ta dhene qeverin rrugaceve,qe zhgenjimi popullit te jete i plote.
    Me sa duket e keqia fitoj mbi te miren,krimi fitoj mbi ligjin.Ky vend nuk behet ,kjo tregoj se frika eshte aq e madhe sa ti hapim rrugeshpellareve.

  26. Lpl. says:

    Kjo eshte sjellje si burre shteti ,ke thene se do ngele ne histori dhe do bej Shtet ,keshtu behet shteti bej marrveshje dhe per 18 qershorin ,dhe mos e mbroni pushtetin me cdo mjet .Ketu fillon shteti ,dhe jo tek taksat dhe ndertimet e shesheve , shtet ben ai qe leshon pushtet ne demokraci.Bravo hapi i pare nuk ka rendesi se si ,por mjafton terheqja .

  27. ela says:

    i zente haku i popullit ato qe kercenojn me destabilitet…nuk ka ndonje ligj qe i ndalon keto lloj thirrjesh…pak halle kane njerezit qe te durojn thirrjet histerike te kopilave ne politike…ne e kemi ne dore ti zhdukim ato .ato nuk na kan ne dore ne

  28. Al says:

    Uroj shume qe deri ne 18 qershor ti kesh vene para pergjegjesise te gjithe ata qe kane dhene urdher per mosbindje civile. Perndryshe edhe 18 qershorin e ke shume te brishte tani. Sapo u dhe zemer kafsheve. Kujdes!

  29. boom says:

    O Rame ,sapo i tregove Sali Berishes qe kercenimet e tij per dhune funksionojne. Tregove qe shteti terhiqet perballe krimineleve. Tregove qe dhuna dhe terrori diktojne mbi qytetarine dhe te drejtat themelore te njeriut. Turp.

  30. valentina says:

    Z.Kryeminister neqoftese keni grumbulluar aq shume para nga droga per te blere votat sic bertasin cdo dite ata te degjeneruarit e pd_perse nuk i jep ato para per ti shtypur kokat atyre morracakeve tradhetare te shqupit?

  31. Janet says:

    Kavajen e ka perdorur PD gjithmone si mish per top, dhe ata njerez te ndershem qe jane vertet demokrate por jo barbare si Saliu me Lulin qe duan te bejne karriere me gjakun e te pafajshmeve i kane bezuar deri ne nje fare mase, populli i Kavajes eshte inteligjent dhe nuk do behet pre e deshirave perverse te ketyre njerezve qe duan t’i çojne te vriten rrugeve te Kavajes…Thirrjet per lufte ka muaj qe i ben PD dhe po qe se LUFTA eshte ajo qe ka nevoje Kavaja, le t’a nderrmarre por do jete vone kur te bej bilancin e humbjeve…

  32. Lani says:

    Keta do vazhdojne te kercenojne se e shikojne qe u ecen kercenimi. Deri ku do zmbrapsesh o Km?

  33. ATDHEU says:

    Ka terhequr kantidatin??????
    Turp dhe skandal. Me te parin provokim u dhuve ne brek z.KM. Nuk behet shteti me ju dorzu ketyre maskarenje. Eshte nje soj sikur ke dorzuar detyren si KM.Turppppp

  34. Peco says:

    Si rregull te marrit I hapet udhe. Dhe me tej thenia:’mendjen e pare te shqiptarit ma paste kali, te dyten e paca vet’. Veprimi I Edi Rames, I kalon kufijte e tradites tone politike. Ai ka nje fat te jashtezakonshem, qe ka per keshilltar nje sternip te Konfucit ne ambasaden amerikane, brilant nga mendja dhe njohes I pashembullti I terrenit tone politik. Ja cdo te thote kur nje ambassador shkon I pergatitir ne nje vend per detyren qe e pret., Te gjithe e dime se Berisha eshte nje peshk I ujrave te turbullta. Si cdo revolucionar, ai nuk mund te mbijetoje ne situata te qeta. Ai I prodhon vet situatat e turbullta me menyren e tij te te menduarit dhe vepruarit. Kete radhe ka patur shprese se ndoshta barazohej dhe ambasadori amerikan do ti thoshte Edi Rames “burre shteti”. Por dy here ata nuk mund ta hane nga Berisha. Tani I jane qepur per ta bere fertile ne syte e opinionit nderkombetar. Nese ai vazhdon me kete rruge dhe ka shprese te prishe edhe zgjedhjet e pergjitheshme, fundi I tij politik ka per te qene I turpshem.

  35. Valter says:

    Ne jemi ushtere dhe shohi vetem pamjen qe na shfaqet perpara.
    Ai eshte gjenerali i cili shikon gjithe fushen e betejes.
    Hallall.
    Vetem ku, shteti seshte fushe beteje dhe loje shahu ,
    ka instuticione te pa varura qe ju per 4 vjet sbete asgje.
    Sido qe te jete logjika dhe normalja te sundoje dhunen dhe injorancen.

  36. edimavria says:

    edi lere qeverin sje per ate pun je nje lepur gamor frikacak i pashoq kur sjee izoti me 1 milion vota te besh shtet zhduku qelbesir kryeminister
    iti as 18 qershor o qurrash ske me bo votime
    se salae bthorja ta futen tmerrrin ik o skizofren u terhoqe nga frika ik o lepurush pse the dje skam frim nga kavasja sot i terhoqe ps kandidatin je monster sje as per roje kopeshti ik o frikacak

  37. DETARI [email protected] says:

    Trimi nga trute eshte budalla !
    Ai qe duket si frikacak ,eshte i mencur !
    Tani ,cfare te bente Edi Rama , te vinte jetet e njerezve ne rrezik?
    Prisni se nuk keni pare gje akoma ……..,jane nderkombetaret qe kane dhene ultimatumin e terheqjes se kandidatit socialist dhe nuk eshte kryeministri .

    Pritet arrestimi i Sali kurves nga forcat antiterror te SHBAve dhe dergimin e tij ne Guantanamo , si terrorist dhe kundershtar i hapur i tyre !Dmth ,si Bin LADEN .ameeeeeennnnnnn……

  38. i larguari says:

    Aha u dhjeve ne breke o Edi frikacaku. Pse ky eshte shteti qe keni bere … qe tremebet nga nje grup rrugacesh???? TURP! Po sikur te kerkoje te na sulmoje nje vend i huaj, si do besh ti Edi frikacaku!!!! TURP qe shteti te dorezohet para nje grupi ganstersh!
    Beji zgjedhjet dhe leri t’a djegin bashkine, pastaj rrasi burg te tere ata qe marrin pjese ne krim. Keshtu ben nje shtet serioz. Po ju nuk jeni as shtet pa lere serioz!

  39. Q.S says:

    Bravo Z KM. Jemi me ty deri sa kjo fare e keqe e shovinisteve Serbe dhe Greke te zhduket nje here e mire. Mos u thy para ketyre qelbesirave dhe funderrinave. Rrofte Shqiperia

  40. LILOLABJA says:

    Leri Zoti Rama keto perralla.Ne ke vend demokratik te botes nje bir kurve do guxonte te bente provokime antikushtetuese dhe do te bridhte i lire ne natyre ?Te lutem zoti Rama mos na fyeni inteligjencen .Qe skeni bythe ta menaxhoni situaten kemi kohe qe e kemi kuptuar dhe leri lojrat e destabilizimit ,me keto destabilizime Nano dhe Berisha mbreteruan 20 vjet .Mjere ai popull qe nuk gjen dot nje zgjedhje per te vene ne krye te puneve. Do preferoja nje fund te tmershem, se sa nje tmerr pa fund .Shqiptaret jetojne ne nje shtet allademokratik ku insttucionet e shtetit shperfillen ku Kushtetuta behet dhe zhbehet sipas oreksit te palaçove te politikes dhe asnjerit si hyne gjeme ne kembe .
    Destabilizimi zoti Rama i ka rrenjet ne gjirin e Lazrit dhe tre mandate te tjera tju besoje populli ,Ju do jeni te kercenuar nga destabilizimi dhe per hir te tij ju nuk keni bythe te kaloni nje reforme.Kur i kerkoni voten popullit ka gjithmone “stabilizim “kur vjen koha per reforma ka “destabilizim ” .Formule te bukur keni gjetur o bir kurvash per te kaleruar pushtetin.
    Shtroju dhe tapetin e kuq destabilizusve dhe jep doreheqjen ,per çfare i duhesh ati vendi kur ne 2017 nuk u siguron dot zgjedje te lira dhe shkelsit e Kushtetutes nuk i fut dot ne burg? Kur deklaron qe terheq kandidatin duhet te kishit deklaruar dhe doreheqjen tuaj ,si i pa afte per te mbrojtur institucionet .

  41. tomsojeri says:

    I cnderuar z.KM ! Ke mbajtur nje ligjerat te gjat ,mjaft paqesore ,e me deshiren ti shpetosh shqiptaret nga nje destabilizim i mundshem i agjenteve te koruptuar e te drejtuar nga armiku me i madh i ter kohrave ! Lejove kte band te ngrej cadren mu atje ku egzekutuan njerez te pafajshem ,te cilet nen drejtimin tend, moren rugen drejt vdekjes te indinjuar per aktin koruptiv te presidentit te porsa zgjedhur me bekimin e dores tende
    Ke koh qe na ke ven ne dyshim me levizjet e tua ,ku je trim me kedo qe te ze rugen e din te zbatosh ligjin si shteteror por edhe ate partiak me ftohtesi kobre e guxim tigri si perball por edhe nden rogoz ! Dihen kto e jan pjes e lojes mjaft te vjeter, qe kur u krijua shteti dhe ambicja per te qen ne krye te tij ! Mjaft vepra jan shkruar e mjaft kemi par ,por kjo qe po shofim me kte loj te cuditeshme qe po luan ti mor z.KM i shqiptareve qe te zgjodhen me nje qef te madh e me shpres te madhe, ti nxjeresh nga gropa ku i futi Sali Berisha me banden PD ,nuk besoj se gjindet ne kte ruzull kaq te ngateruar njerzish te ndryshem ! Jo, nuk je aq paqesor sa po hiqesh dhe kjo na e shton dyshimin Te dham voten ,te dham Shtetin me ter forcen qe ai ka ne dispozicion dhe esht e drejt e yte ta vesh ne levizje per te miren e ktij populli !Po na tregon nje pamje te terrorizuar nga lugati Sali, qe per krimet dhe hajnin qe i beri ktij populli duhej te ish ne burg me koh ! Kjo “gjakftohtesia” yte nuk vjen er gjak shqiptari !E perse duhet akoma te te besojm ???Kur thua qe pregatitja per destabilizim ne Kavaj esht fakt, ateher cfar pret ??? Armiku ka te drejten te ngrej nje cader ,te mbledh mercenaret e ti kanoset shqiptareve per luft dhe ti ju hap rug si nje qen i rahur !!!Perse duhet ti besojm ligjerates tende ???? Cfar po na fsheh apo na fshihni ????Kercenimet e ktyre maskarejve ,armiqve te shitur a nuk kupton qe jan nje fyrje e madhe per ne ,per ter ata shqiptar qe ti i “falenderon” per perkrahje ? A ndjen pulsin ton ti ?? Na ka ardhur thika ne palc nga paftyrsia e ktij banditi qe cirret per destabilizim dhe qendrimi yt na ka zemeruar e kemi humbur besimin te ty, sepse ti nuk ke besim tek ne ,sepse ne nuk po te kuptojm ,sepse qendrimi yt kalon edhe kufijt e paburreris sepse e ndjejm veten te cnderuar!
    Me kte terheqje ti, ju dhe kurajo,ju shtove oreksin, se shum levizje pa vend ke ber ,tregon qe je i dobet e po ta perseris tregon, qe nuk ke besim te shqiptaret qe te zgjodhen !
    Un jam nje shqiptar qe te besova e te votova e per hir te beses do bej durim te shoh sa te drejt ke ti per kte qendrim e sinqerisht ishalla dalt per te mir e un qofsha gabim ,ndonese perseri sinqerisht, shum rezerva e dyshime kam ………….

  42. elvis says:

    pse tregon dobesi
    pse ta dham voten te trembesh nga basha kur ke dhe maliqin dhe shkopin ???

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *