Liria jonë për të zgjedhur dhe për t’u zgjedhur, është e barabartë me tënden Lul!

5 Maj 2017, 15:33Blog TEMA
Liria jonë për të zgjedhur dhe për t’u zgjedhur,

Nga Flogert Muça

7 Maji është data zyrtare kur do të ballafaqohen e drejta e votës si e drejtë themelore e qytetarëve në demokraci, me kërcënimet e Partisë Demokratike për prishjen e zgjedhjeve. Në Kavajë kemi dy kandidatë për kryebashkiak, ku njëri vjen nga radhët e PS-së ndërsa tjetri është i pavarur. Partia Demokratike, nga ana tjetër, nuk ka pranuar të fusë kandidat në garë, një e drejtë tërësisht legjitime e saja për të cilën askush nuk mund dhe nuk duhet ta gjykojë, sepse strategjia e një partie nuk mund të jetë domosdoshmërisht, në çdo rast, e zakonshme.

Por kërcënimet e PD-së për moslejimin e zhvillimit të një procesi të rregullt votimi janë një hap i cili tejkalon normalen dhe shkelin me të dyja këmbët Kushtetutën. Kësisoj, Kavaja të dielën do të jetë, ndoshta, tabloja e asaj që do të ndodhë më tej me zgjedhjet e 18 qershorit, nëse, në këto ditë, nuk do të kemi një zgjidhje të ngërçit politik.

Sipas deklaratave zyrtare të bëra nga eksponentë të PD-së, duke filluar nga Basha e duke vazhduar me radhë, në Kavajë në 7 Maj nuk do të ketë zgjedhje. Madje, aleati i Bashës Kreshnik Spahiu, ka propozuar radikalizimin e protestës duke shkuar përtej një proteste paqësore, pra duke përdorur mjete të jashtëligjshme.

Por si qëndron PD-ja dhe kauza që ajo trumbeton (zgjedhjet e lira) prej më shumë se dy muajsh në çadër, përballë 7 majit si dita ku Kushtetuta i jep çdo qytetari të drejtën për tu zgjedhur dhe për të zgjedhur?

E gjitha është në fakt një situatë absurde, e cila nxjerr lakuriq edhe PD-në e cila me duart e saja i heq kauzën vetes (ose zbulon se, në fakt, nuk e ka patur asnjëherë seriozisht çështjen e zgjedhjeve të pastra). Të kërkojë zgjedhje të lira e të ndershme është gjëja më normale në botë për një opozitë. Edhe protesta si mjet demokratik për të kërkuar këtë të drejtë është gjëja më normale për një opozitë. Por absurdi dhe paradoksi lind kur, pikërisht në ditën që zhvillohen zgjedhjet, opozita e cila me dëshirë nuk ka hyrë fare në zgjedhje, tenton të privojë nga e drejta themelore e të votuarit qytetarët, zgjedhësit.

Arsyeja? -Meqë nuk kam hyrë unë në garë, ajo s’ka pse zhvillohet fare. Pra, është njëlloj sikur një qytetar që s’do të votojë, të mos lejojë as tjerët ta ushtrojnë këtë të drejtë. Ose, nëse unë nuk dua të ushtroj të drejtën e votës kur Basha të hyjë në zgjedhje, a mundet Basha të më marrë me zor të më çojë te kutia e votimit? Pra Lul, nëse unë s’dua të votoj kur ti të futesh në zgjedhje, do më marrësh me zor? Absolutisht jo! Sepse si e drejta për të zgjedhur dhe ajo për tu zgjedhur buron nga liria. E lirinë time për të zgjedhur  e për tu zgjdhur, njëlloj si tënden nuk e cënon dot askush!

Pra, nga njëra anë PD-ja kërkon zgjedhje të lira e të ndershme, nga ana tjetër nuk merr pjesë në zgjedhje. Nga njëra anë nuk merr pjesë në zgjedhje, nga ana tjetër nuk lejon as qyteratët që të zgjedhin. E drejta e votës për qytetarët nuk është një dëshirë apo tekë e një apo disa partive, por një e drejtë që buron si themel i demokracisë.

Sot, protesta e Partisë Demokratike i ka dhënë asaj frytet e dëshiruara. Basha ka mbi tryezë një ofertë nga Rama e cila është korrekte nga ana Kushtetuese dhe nga ana politike më shumë se bujare. Kjo pasi në Shqipëri, kurrë opozita nuk ka marrë siguri të këtij niveli, ku praktikisht është këmbë e krye pjesë e monitorimit për të mos lejuar asnjë rrëshkitje në paligjshmëri. E nëse Basha dhe PD-ja kanë protestën si qëllim në vetëvete e jo si instrument për të marrë garanci për zgjedhjet, ky është një problem i madh i Partisë Demokratike, por kurrësesi i qytetarëve apo i pjesës tjetër të partive politike.

Basha, Partia Demokratike e çdo parti tjetër, janë një asgjë përpara të drejtës që çdo qytetari i jepet nga Kushtetuta për të zgjedhur dhe për t’u zgjedhur. E në kushtet që ndodhemi, pra kur Basha dhe opozita ka marrë të gjitha garancitë maksimale për të kontrolluar procesin nga fillimi në fund që të mos përsëriten skenarët që Berisha ka futur në tregun politik shqiptar, çdo protestë e PD-së si qëllim në vetvete është një gjest jolegjitim dhe anti-kushtetues, i cili nuk i sjell asaj asnjë benefit, përkundrazi e kthen në një grup ilegalësh.

Ndaj në 7 maj, qytetarët do të shkojnë për të ushtruar një të drejtë të tyren themeltare, të cilën nëse Basha do të tentojë t’a cënojë, jo vetëm që do t’i rrëzohet kauza dhe të mos i jepet më nga Rama asnjë ofertë, por rrezikon ta kthejë partinë e tij në një grup kaçakësh.

5 komente në “Liria jonë për të zgjedhur dhe për t’u zgjedhur, është e barabartë me tënden Lul!”

  1. zambi says:

    Te gjithe ata qe shqetesohen per cenimin e te drejtes per tu zgjedhur si pasoje e e bojkotit te PD jane gazetaret, analistet dhe militantet e majte. Sikur keta do votonin PD po te merrte pjese. Hajde hipokrizi.

  2. v says:

    Eshte nevoja per evulicion,
    jo per revolucin.

  3. v says:

    Bravo qenke pjekur ne diell ti,
    por me duket se duhet te jete anasjelltas.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje