Pëllumb Xhufi rrëfen misteret e Çamërisë në arkivat e Venedikut: Bashkimi kombëtar i pashmangshëm. Me Bashën po shuhet një parti që lindi si shpresë, dhe u kthye makth kombëtar

5 Maj 2017, 09:46Politika TEMA

Intervistoi Andrea Danglli, TemA

Historiani Pëllumb Xhufi në një rrëfim ekskluziv për gazetën “TemA” rrëfen disa prej të fshehtave që ka zbuluar rreth historisë së Çamërisë në arkivat e Venedikut.

Xhufi hedh dritë mbi ngjarjet kyçe që kanë shënjuar historinë e mesjetës në të ashtëquajturën “Shqipëri e poshtme”.

Duke komentuar librin e tij më të fundit “Arbërit e Jonit”, ai thotë se duke shfrytëzuar një sërë burimesh ka mundur të sjellë për lexuesit të dhëna specifike që nuk diheshin më parë.

Ndërkohë Xhufi ndalet edhe tek zhvillimet e fundit politike ku shpreh rezerva mbi gjendjen e tensionuar.

Ai argumenton se tek protestat e iniciuara nga opozita, sheh skenarë me frymëzim antishqiptar dhe të hartuara mbi modelet e përgjakjes ndërshqiptare gjatë viteve ’90.

Si  ish-diplomat, Pëllumb Xhufi  ka një koment edhe për deklaratat e artikuluara së fundmi nga Tirana dhe Prishtina zyrtare lidhur me një bashkim të mundshëm kombëtar nëse BE nuk plotëson disa kushte për dy vendet.

Historiani i konsideron këto prononcime si shantazh ndaj Europës, duke shtuar se bashkimi është i pashmangshëm.

Më tej Xhufi rendit edhe një numër faktesh historike që mbështesin tezën e tij se si duhet të hidhen hapat për të patur unitet mes vendeve.

Z.Xhufi ju vini së fundmi me librin “Arbërit e Jonit”. Cili është motivi që u shtyu të ndërmerrni këtë studim?

Thjesht e shkurt, më shtyu dëshira për të mbushur, me aq sa të mundja, një boshllëk që konstatohet në historinë e shekujve të Mesjetës së atyre trevave, që në atë kohë quheshin Shqipëri e Poshtme dhe ku përfshiheshin: Vlora, Himara, Labëria, Delvina dhe Çamëria. Siç dihet tashmë, në kohët moderne duke shfrytëzuar heshtjen e historiografisë shqiptare dhe duke u mbështetur në shtrëmbërimet e një lloj historiografie të huaj, mjedise akademike dhe politike të vendeve fqinje kanë ngritur teza shoviniste dhe  pretendime të vazhdueshme territoriale ndaj Shqipërisë.

Ju folët mbi një boshllëk që ka historia jonë për ato treva gjatë kohës së Mesjetës. Çfarë informacionesh që nuk diheshin më përpara përciell libri juaj të cilat do ta mbushin disi këtë zbrazëti historike?

Libri mbështetet kryesisht në një dokumentacion të pasur dhe të pashfrytëzuar më parë që u  zbuluan nga ne në Arkivat e Venedikut, Bibliotekat veneciane Marciana, Correr apo Querini. Bëhet fjalë për një numër të madh dosjesh voluminoze të shkruara në latinisht dhe shumë herë në “lingua franca”, pra me një italishte mesjetare. Të dhëna të rëndësishme kemi nxjerrë gjithashtu edhe nga dokumenta të Arkivit të Simankës në Spanjë, të cilat janë botuar në vazhdimësi, por nuk më rezulton të jenë shfrytëzuar më parë nga historiografia jonë. Kam parë gjithashtu burime të shumta latine, italiane, greke apo osmane, të cilat kanë të bëjnë me këtë temë dhe  janë botuar nga albanologë të njohur.

Me sa shoh ju keni bërë një hulumtim të thellë. Cila është rëndësia që kanë këto zbulime që keni bërë?

Shpresoj që studimi im të kontribuojë për të vendosur një gur në ngrehinën e historiografisë mbi Shqipërinë mesjetare, e cila përmban ende shumë boshllëqe. Analiza e një materiali shumë të pasur dokumentar, me prejardhje nga më të ndryshmet, na ka nxjerrë në konkluzionin se i gjithë territori nga Vlora, në veri, dhe deri në Prevezë, në jug, ishte pjesë e habitatit shqiptar, ku vendet dhe njerëzit përcaktohen thjesht e qartë si shqiptarë.

Dokumentacioni dhe burimet e përdorura në këtë studim, na kanë dhënë mundësinë të dalim në disa konkluzione të reja për çështje të tilla si ajo e qëndresës antiosmane në këtë kënd të viseve shqiptare, çështja e procesit të islamizimit, e dukurive të emigracionit, të gjendjes ekonomike e sociale, të organizimit shoqëror dhe të institucioneve social-juridike. Ndërkohë ka dhe çështje të tilla, si ajo e zisë së bukës apo e epidemive të murtajës, të cilat ishin një faktor i rëndësishëm i historisë mesjetare. Ndonjëherë  këto kanë qenë me pasoja edhe më të rënda se vetë luftrat, dhe  këtu trajtohen për herë të parë si temë më vete.

Duke patur parasysh edhe ndonjë polemikë të zhvilluar kohët e fundit, do të doja të veçoja konkluzionin tonë, të bazuar fort në një dokumentacion të dorës së parë, se pushtimi osman në Shqipëri e posaçërisht në trevat në shqyrtim, nuk shënoi një “fund të historisë”. Lidhjet ekonomiko-kulturore me Perëndimin vazhduan të jenë edhe paskëtaj të të forta. Shkëmbimet tregtare me Venedikun, Napolin, Raguzën apo Ankonën, përfshiheshin si shqiptarë të krishterë, ashtu edhe shqiptarë myslimanë, që shpesh herë vepronin në kompani të përbashkëta tregtare me të parët. Njëlloj si ata paraqiten si lundërtarë e tregtarë të sprovuar, njerëz të mësuar e njohës të mirë të gjuhëve perëndimore.

Gjatë kohës që ju flisni më rreh veshin “minierat e Venedikut” ku ju i referoheni dokumentave të vlefshme që ruhen në arkivat e tyre, veçanarisht për Shqipërinë. Çfarë sekretesh te tjera kanë  ngelur të pazbuluara nga historia jonë?

Po mundohem t’i jap një përgjigje sa më konkrete pyetjes suaj. Për temën për të cilën po punojmë aktualisht, “Shqipëria e Epërme në shek. XV-XVI”, ne identifikuam, veç të tjerash një fond dokumentash me më shumë se një 1400 dosje. Të kemi parasysh se po flasim vetëm për një fond të caktuar, për fondin “Senato Mar” të Arkivit të Venedikut. Por materiale për shqiptarët e për Shqipërinë e shekujve XI-XVIII ka edhe në të paktën 10 a 12 fonde të tjera të këtij arkivi, si dhe dorëshkrime të shumta që ruhen në Bibliotekën Marciana, në atë të muzeut Correr e në të tjera biblioteka e fonde publike e private të Venecies.  Pra bëhet fjalë për një minierë me degëzime të pafundme dokumentash, për vjeljen e të cilave duhet organizuar dërgimi i ekipeve të posaçme studjuesish me përgatitjen e duhur.

Si lëvrues i këtyre arkivave, a ka brenda tyre pjesë të historisë sonë që deri më sot i kemi mësuar në mënyrë të zhdrejtë?

Për periudhën e historisë së mesjetës nuk është fjala aq shumë për shtrëmbërime të fakteve historike, siç ka ndodhur me periudha që janë më afër nesh, se sa për një “heshtje” që shoqëron vite, dhjetvjeçarë e ndonjëherë edhe shekuj të tërë të historisë sonë. Dhe është vërtet një mëkat, sepse potencialisht historia mesjetare e shqiptarëve është ndër më të pasurat e ndër më të dokumentuarat e krejt gadishullit ballkanik. Por që ajo të studjohet dhe të shkruhet duhen disa premisa të domosdoshme, siç është ajo e gjuhëve të rralla, e latinishtes, italishtes mesjetare, greqishtes së vjetër e mesjetare, sllavishtes dhe osmanishtes.

Për të zbërthyer dokumentet mesjetare që kanë të bëjnë me Shqipërinë duhet gjithashtu një familjaritet me paleografinë e diplomatikën e gjuhëve të mësipërme. Për fat të mirë ne kemi tani edhe studjues të rinj që i zotërojnë këto mjete të domosdoshme pune. Ajo që mungon është moskuptimi i rëndësisë që ka ndërmarrja e ekspeditave të tilla hulumtuese nga ana e organeve shtetërore dhe ndonjëherë nga drejtues dritëshkurtër të institucioneve tona shkencore. Deri tani ata kanë treguar një padituri e indiferencë irrituese ndaj shkencave albanologjike në tërësi. Në kushte të tilla, fushës aq së vështirë por fisnike të studimeve albanologjike, janë të destinuar t’i qasen gjithnjë e më pak studentë e studjues.

Në librin tuaj të fundit juve trajtoni pjesë të veçanta të historisë së Çamërisë. Si e mendoni zgjidhjen e “Çështjes çame” ?

Andrea, kjo pyetje del nga kuadri e çështjeve për të cilat po flasim dhe ka të bëjë me politikën e diplomacinë. Por meqë edhe me këto fusha kemi një lloj afiniteti, po mundohemi të japim një përgjigje. Çështja çame nuk është thjesht një “çështje e historisë”, siç mundohet ta paraqesë ndonjëherë politika e Athinës. Ajo është çështje e 200-300 mijë qytetarëve shqiptarë me origjinë çame, të cilët edhe sot pas më shumë se 70 viteve nga koha kur u dëbuan me dhunë nga trojet e tyre, kërkojnë të shkojnë e të njihen me vendin e me vatrat e tyre, të vizitojnë varret e të parëve dhe, pse jo, kërkojnë edhe të drejtën për të marrë mbrapsht pronat e rrëmbyera e të jetojnë aty ku nis filli i historisë së tyre. Qeveria shqiptare këto 3-4 vjetët e fundit ka meritën se për herë të parë guxoi ta imponojë çështjen çame si pjesë të axhendës së marrëdhënieve greko-shqiptare. Sigurisht, pala greke vazhdon të refuzojë të ulet e të bisedojë konkretisht për problemin çam. Por, në një farë mënyre, qeveria aktuale e Athinës e ka njohur ekzistencën e problemit, dhe kjo përbën një hap jo të vogël përpara. Sa i përket zgjidhjes së tij, mendojmë se duhet përpunuar një program i qartë dhe i përshkallëzuar nga Ministria jonë e Jashtme.

Ekzistojnë disa nivele të zgjidhjes së problemit. Në dijeninë tonë, Italia dhe Kroacia ranë dakort ta zgjidhin problemin e ngjashëm të popullsisë italiane të dëbuar nga Istria e qytetet dalmate pas Luftës II Botërore, duke dëmshpërblyer me të holla familjet e interesuara. Mos harrojmë se Kroacia është vend anëtar i BE-së dhe sipas normativave evropiane nuk mund ta ndalë pasardhësin e një familjeje italiane të dëbuar nga Istria në vitet 1944 të blejë shtëpi e prona të patundshme pikërisht në vendin ku jetonin të parët e tij, sot në territorin kroat. Modeli istrian mund të përbënte një precedent për të përballuar një nivel të parë të zgjidhjes së problemit çam. Gjithsesi, vlen të nënvizohet që integrimi sa më i shpejtë i Shqipërisë në BE krijon rrethana lehtësuese edhe për zgjidhjen e çështjes në fjalë.

Keni një gjykim lidhur me deklaratat që janë bërë për bashkimin kombëtar nga kryeministri Edi Rama dhe të pasuara nga presidenti i Kosovës Hashim Thaçi?

Bashkimi kombëtar është një aspiratë e hershme dhe e ligjshme e çdo shqiptari. Por, ai nuk realizohet me deklarata, e sidomos nuk realizohet me deklarata reaktive e rrethanore. Nuk realizohet duke e përdorur si mjet kërcënimi e shantazhi ndaj BE, sipas stilit: “o na fusni në BE, ose ne do fshijmë kufijtë e do bashkohemi”! Është një qëndrim infantil, që e banalizon dhe e dëmton çështjen. Përndryshe, politikanët tanë këtej dhe andej kufirit mund të bëjnë shumë, në terma konkretë e jo thjesht me llogje, për t’i ndihmuar afrimit e integrimit të shqiptarëve. Pa cënuar aspak “diskrecionin” që kërkohet të mbahet për një çështje të tillë, qeveritë e Tiranës e të Prishtinës mund të mendojnë e të punojnë për të krijuar sisteme të unifikuara në fushat e industrisë, bujqësisë, të energjisë, të tregtisë, të arsimit, të kulturës, të shkencës etj. Për të bërë njëshembull nga fusha jonë e albanologjisë: kush e ka ndaluar qeverinë e Tiranës dhe atë të Prishtinës që ta integrojnë kërkimin shkencor në fushën e shkencave albanologjike, pra që të punojnë konkretisht me projekte, me forca e me fonde të integruara në studimin e historisë, gjuhës e kulturës sonë të përbashkët? Jo vetëm kjo nuk po ndodh, por po duket se nga ana e institucioneve ka një dorëzim pa kushte ndaj grupimeve të caktuara që janë vënë në kërkim të identiteteve të paqëna dhe që flasin për histori, gjuhë e kulturë të ndryshme mes shqiptarëve të Shqipërisë dhe atyre të Kosovës.

Sa e realizueshme është kjo nën optikën tuaj nga ana historike por edhe diplomatike?

Bashkimi kombëtar jo vetëm është i realizueshëm, por është i paevitueshëm. Kemi të bëjmë vetëm me çështjen kohë. Siç e thamë më sipër, parametrat evropianë e lejojnë vendosjen e formave të ngushta e shumë të ngushta bashkëpunimi, të cilat ne nuk i kemi shfrytëzuar. Nga ana tjetër, vërtet ne shqiptarët e Shqipërisë kemi një gjak, një histori e një kulturë me shqiptarët e Kosovës e padyshim dhe me shqiptarët në viset e tjera përreth nesh. Por 100 vjet të ndarjes së Kosovës nga Shqipëria kanë krijuar një boshllëk historik mes nesh, i cili do kohën e vet të kapërcehet. Ne jemi si dy masa të njëjta, por me temperatura të ndryshme. Për të realizuar fuzionin e tyre duhen sjellur të dy masat në të njëjtën nivel nxehtësie. Kjo po ndodh e do të ndodhë shumë shpejt. Ndërkaq, le t’i lemë deklaratat kreshpëruese dhe të shfrytëzojmë hapësirat reale për të hedhur hapa konkrete drejt bashkimit kombëtar. E mbi të gjitha, të përpunojmë një projekt vizionar në këtë drejtim. Le të marrim shembull pikërisht nga serbët: në 15 vjet nga çlirimi i Kosovës, Beogradi ka përpunuar një varg projektesh për të ndalur njohjen dhe afirmimin e shtetit të Kosovës: kujtojmë projektet për kantonizimin e Kosovës, për ndarjen e saj apo së fundi projektin tinzar të “zajednicës”. Këto projekte apo segmente të tyre, Beogradi arriti me këmbëngulje t’i servirë e t’i miratojë edhe në instancat evropiane. Përveç deklaratave  bombastike e me gjuhë të drunjtë të lëshuara nga politikanët tanë sidomos kur e shohin se po u lëkundet karrigia, çfarë tjetër kanë bërë ata për të hartuar një “road map” apo për të hedhur hapa konkretë për realizimin e kësaj aspirate fisnike?

Së fundmi, opozita ka bërë një thirrje për të protestuar dhe për mosbindje civile. A shihni skenarë trazirash mbrapa këtyre thirrjeve?

Padyshim shoh një projekt e skenar të qartë trazirash dhe destabilizimi. Shoh një skenar me frymëzim të qartë antishqiptar, i cili është hartuar mbi modelet e gatshme të skenarëve të përgjakjes ndërshqiptare të viteve 1991, 1997, 1998 dhe 1999.  Tani realizimin e një skenari të tillë e ka marrë përsipër z. Basha, i cili siç po shihet nuk paska ardhur fare rastësisht në skenën e politikës shqiptare dhe jo rastësisht u përzgjodh të merrte stafetën e liderit të PD-së. Ky djalosh që në pamje të parë rrezaton pafajësi, gaz, hare dhe që për këtë arsye shpesh herë është nënvleftësuar, në pak vjet e tregoi veten të aftë të gatuajë disa prej mënxyrave më të mëdha që i janë bërë këtij vendi e këtij populli: plaçkitjen kolosale të Rrugës së Kombit, faljen e territorit shtetëror Greqisë dhe ekzekutimin makabër të katër protestuesve të pafajshëm në mes të bulevardit të Tiranës.

Tani i ka ngritur tonet dhe kërcënon me konflikt e luftë civile. E gjithë kjo, nën mbulesën e misionit “fisnik” të përmbysjes së “Republikës së vjetër të krimit” dhe të ndërtimit të një “Republike të re”. Siç po shohim, ky projekt “gjenial” i Lulzim Bashës, i vjedhur në pazaret e populizmit botëror, po duartrokitet vetëm nga personazhe të dyshimtë brenda e jashtë Shqipërisë. Ai nuk mund të realizohet veçse si një shëmbëlltyrë e atyre principatave famëkeqe serbo-greke të Durrësit, të Mirditës apo të “Vorio-Epirit”, që shqiptarë të shitur e të paskrupullt u përpoqën të ngrinin në fillimet e shek. XX  nën mbrojtjen e bajonetave dhe me paratë e padronëve të tyre në Beograd e Athinë. Katandisja në këtë pikë e PD dhe drejtuesve të sotëm të saj është në vetvete një fatkeqësi e madhe. Por dua të shpresoj, se me z. Basha po mbyllet cikli degjenerativ i një force politike, që lindi si shpresë, dhe që është shndërruar në një makth kombëtar./ Andrea Danglli, TemA.

64 komente në “Pëllumb Xhufi rrëfen misteret e Çamërisë në arkivat e Venedikut: Bashkimi kombëtar i pashmangshëm. Me Bashën po shuhet një parti që lindi si shpresë, dhe u kthye makth kombëtar”

  1. xyz says:

    Shume mire Profesor Xhufi. Vazhdoni ne kete linje dhe sa me larg linjes te Trockisteve te Universitetit te Colombias ne NY. Ajo eshte linje e provuar anti-Shqiptare kriminale ne bashkepunim te ngushte me falangat ANTI-sHQIPTARE si brenda edhe jashte territorit te Shqiperise, Serb, Grek dhe Izraelit. Mos kini frike ti drejtoni gishtin Izraelit kur na ngul THIKA pas shpine interesit Shqiptar. Vetem keshtu mund te mbajme te gjalle shpresen qe kerkojne te na e vrasin.

    1. Adriatik says:

      Leri muhabetet e istrias se Epiri nuk eshte istria. Ne Epir kishte helene dhe filohelene arber qe ishin armoq te betuar te koloneve turkoshqiptare. Se turkoshqiptaret nuk punonin po ishin sherbetore te rraces turkomongole dhe ishin kamzhiku kunder popujve kristiane ne ballkan. Pastaj ne 1912 morren nje shpagim te madh. Ndersa turkocamet e morren ne 1945 se donin mazar dino te behej prape pasha. Tani ju turkocame mund ta shikoni Epirin ne youtube po jo te shkelni atje.

      1. Erejugu says:

        Vertet, por YouTube eshte i zene vetem me pamje te tilla…

        https://m.youtube.com/watch?v=7auUDDtvJBk

      2. Evropa says:

        Nuk kishin si te ishin Kamzhiku i Grekerve ORTODOKSE te shpikur dhe te privilegjuar me shume se sa Arnautet nga Sulltanet…Mos genjeni kaq trashe se me te tilla lojra nuk mund te shpikni konflikte qe ti mbani popujt e Ballkanit te konflikt perpetual per interesa krejt te tjera………

  2. shqiptar says:

    P Xhufi per mua je nje kolos i intelektualizimt shqiptar.
    Respekt per ju e punen tuaj.

    1. O.Pamuk: muslimonet shqipfoles jane vazhdimi i identitetit turk ne Evrope..... says:

      ”Arabet” e IONIO PELAGOS!
      Zike pisogledi,nese shpresoni te merrni Tsamouria-n me pare duhet te na merri ndonje ”pipa”……….ptuuuuuuu,vrromoarapides!!!

    2. O.Pamuk: muslimonet shqipfoles jane vazhdimi i identitetit turk ne Evrope..... says:

      st’arxidiaaaaaaaaaaaaaaaa mas se c’thone sunitet,shiitet,turkocamet,kosovaret,shpellaret apo mujahedinet …………..
      https://www.youtube.com/watch?v=YimngJj_TR8

  3. Crusader says:

    Xhufi do te bej ndonje lek me ndonje liber, duke falsifikuar historine dhe duke shfrytezuar injorancen patologjike patriotike. Paskan 500- vite qe kane lene boshlleqe, te cilat na i gjeti pas 500 vjetesh shoku Profesor Xhufi. C’fare sharlatani! Dhe Tema, ju lutemi postoni komentet, se vetem gomeret e militantet po postoni. Prit tani kur te turren Camet e forumit, e te me thone Jevgjit Grek nga Ponti.

    1. prsehevali says:

      Po ta zbuti pakë pra; Maxhupë Anadolli.

      1. u dhim tu qesh says:

        Ti tyrceli muti,prape qenke arratisur nga kopshti zoologjik ? ? ?

    2. K0¢eva®i shqiptar says:

      Ju në fund i keni dhënë përgjigje vetes ???.

    3. u dhim tu qesh says:

      Crusader PISOGLENDI me komplekse inferioriteti ? ? ?

    4. albaniafirst says:

      Crusader-s’te ndalon askush qe te verifikosh ato qe thote profesor Xhufi. E keqja eshte se ju pseudo greket e 300 evrove keni mbetur ne nivelin e deklaratave pabukse. Fallsifikimin e histories e kane bere neo-greket qe edhe Aleksandrin e Madh te Maqedonise, qe dikur me pebuzje e quanin “barbar (d.m.th. jo grek), sot na e kane bere grek.
      E ardhmja u perket shqiptareve. Mjere ju qe jeni hedhur ne anen e gabuar te barrikades.
      Bashkimi I trojeve ilire nen flamurin tone kombetar eshte vetem ceshtje kohe.

    5. Berati says:

      Detyra jote eshte te hash m…, se ç’lloj evgjiti je kete e zgjidhim me pas.

  4. Frank says:

    O Xhuf Buff,ti si Historian i Xhaxhi Enverit dhe nxenes i institutit te M-L te nexhmijes duhet ta lexosh Historine si eshte,dhe jo si do ti.
    Ajo Zone qe ti quan Cameri eshte EPIR dhe si i tille njihet nga Preveza deri ne LLogora ne kufi me barbaret Illyre jo Skiptaret turq mos ti ngaterrojme.Fshatrat turke shqipfolese nuk jane me shume se 5-6 ne zonen e Thesprotise.Nuk ka ne Historine e Epirit as abedina e as abazer turkocam.Epiri njihet per kulturen e tij te lashte,per PYRON e per Luftetaret e tij ne Revolucionin e 1821 ,per Suliotet qe i vrau turku Ali Pasha,njihet per Marko Botcharin dhe per Himariotet trima qe mbajten zonen e tyre kristiane-evropiane per 500 vite.Shteti juaj eshte shume vone dhe eshte krijese e austro-hungarise dhe italise,Kur e kishit juve Epirin ne shtetin tuaj????se ne vitet qe thoni Epiri ishte i p[ushtuar me zona nga ottomanet turq,ku ka nje monument qe te Shkruaje ne gjuhen tuaj??Epiri sot eshte i copetuar,nje pjese i ka mbetur shtetit informal,satelit te turqise,dhe eshte nen pushtim.Qe ta marresh vesh o cam i dhier,qe nga Koritza deri Ne Palasa eshte toke e Epirit.Camerit ta kerkojne atdheun tutje nga Azia apo nga Arabia se kane me shume mgjashmeri me ta,sesa me Epirotet.Hap dokumentet e Vatikanit edhe per Epirin dhe do dalesh me shkop ne bythe.Sado te beni Epiri do bashkohet dhe ne do ta bejme ashtu si ishte,perpara se te vinte Kanceri juaj.pa turq dhe pa xhami.AH1914 ZHTO.

    1. enter dobici janulles says:

      Shiko Greqin ti pederastis Frank qe jane me te zinj se jevgjit e Egjiptit dhe Pakistanit me mbiemra turq KaraXHaferra Karamanli dhe kara te tjere dhe mos u merr m camet qe jane rrace e paster ilire.

      1. Frank says:

        Prandaj mbetet duke qare ne QafeBote cdo dite si kurvat.Turku paska dhe standarte o gabel Turk,turqite te qine ty 500 vite dhe te pagezuan dhe Abedin,hasan,hysen,tigan.Greket kane Kishe 2mije vite.Ti nga dole rrace illyre???nga xhamia apo nga ngritja e bythes ne ajer.Nuk ka illyre ne Epir Illyret jane ne Dalmaci.juve jeni puro turq te dhier.Pyete njehere xhaxhi Shpetimin e havase qe nuk la dogane pa vjedhur.Ai vdes te lepije pak koqet e Erdoqenit.

        1. Dielli says:

          Shqiptaret e Camerise pa dalllim feje jane Shqiptare. Por se si mund te quhet 1 territor aq i gjere ne JUG te Shqiptarise per Shqiptaret dhe Iliret si paraardhesit e tyre pak rendesi ka. Emrat si per shembull ne Ilirine e JUGUT ne Cameri si Epir jane thirrur nga tregtaret dhe endacaket CIFUT te ishujve Joneane. Shqiptaret e Camerise rane pre e 1 loje shume dinake nga shume lakmiqare Afrikano-Aziatike. Por prape se prape Shqiptaret jane shumice dhe haka do veri ne vend.
          Ju faleminderit gazeta temA

        2. Dritani says:

          Ta vene ermin si te duan Greket prape origjinen Afrikano-Aziatike nuk e mbulojne dot. Nuk mbulojne dot as origjinen e fese se tyre dhe as ngjashmerine e tyre me vellezerit e tyre Afrikano-Aziatike.

        3. enter dobici janulles says:

          Robt ku ti kesh ti dhe ai tfg se jeni te semur psiqik fetar, se une per vete jam ateist pavarsisht se rrjedh nga familje ortodokse shqiptare pa asnje lidhje me camet pervecese jemi shqiptar,dhe jo si ty qe je evgjit i ashtuquajtur (grek).Sa per dijeni ne Greqi jam rritur dhe e njoh shume mire rracen e sotme (greke) qe sic thashe dhe me larte jane njesoj te zinj pavarsisht veshjes europiane si pakistanezet dhe indianet qe i trajtojne si vellezer ne krahasim me shqiptaret.

        4. Marko Bocari says:

          Pisoglendi mou Frank Ziu,qenke shume i merzitur sot ? ? ?
          Dictionarium latino-epiroticum nga Frank Bardhi (epiriot nga Nenshati i Shkodres)
          “Nos Franciscus Blancus Dei, & Apostolicae Sedis gratiae electus Episcopus Sappatensis, & Sardanensis… vidimus ac studiose considerauimus versionem Doctrinae christianae in Epiroticum idioma olim impressam ac publicatam…”

          (Ne Frang Bardhi, në emër të Zotit e të Selisë Apostolike, i zgjedhur peshkop i Sapës dhe i Sardës… kemi parë dhe shqyrtuar me imtësi variantin e Doktrinës së Krishterë në gjuhën epirote të shtypur e të botuar dikur…

          titullin Dictionarium latino-epiroticum, una cum nonnullis usitatioribus loquendi formulis, Romë 1635 (Fjalor latinisht-epirotisht me disa shprehje të përditshme), përmban 5640 zëra latinisht të përkthyer shqip, plus një shtojcë me pjesë të ligjëratës, proverba dhe dialogë. Në parathënien e tij epirotisht të titulluar “Githë atyne t’arbenesceve ghi ta marrene mee zghiedhune e mee zan”, Bardhi shpjegon synimet e tij:
          KJO ME POSHTE ESHTE NE GJUHEN EPIROTASE NE SHEK XVI-te :
          “Tve passune dite, e perdite (te dascunite e mij mbassi hina nde College) cuituem me ghisc zoppe Libre chesce me ndimuem mbe gna ane ghiuhene tane, ghi po bdarete, e po bastastardhohete saa maa pare te vè; e maa fort me ndimuem gith e atyne ghi iane ndurdhenite tine zot, e te Scintesse Kisce Cattoliche, e sdijne ghiuhene Latine, paa te ssijet as cusc smune scerbegne si duhete, paa te madh error, e fai, hesaapete, zaconete, e Ceremoniate e Scintesse Kiscesse Romesse. Me ndy io pach mire me marre, e me nchethyem nghiuhet ze Letine mbe ghiuhet Tarbenesce gna Ditionaar, ghi tietre sascte vecesse gna Libre, ghi kaa nde uetehe saa fiale, e saa emena iane, e gingene nde chete piesse Seculi: possi cuur me thanë, te Nienezet, e te Stasseuet, & Vienauet, e te Maleuet, e te Fuscavet, e te saa tiera cafsceue, ghi gindene ndene kielt, ende mbi kielt, possi cuur te tine zot, te Engiet, e te Scintenet &c. I silli Libre me pelghiei, e mu duch se chiste me u chiene per ndoogna ndime, ndoonesse te pache…”

          Pisoglendi Frank Ziu,te fala sat’eme ? ? ?
          EPIRI ESHTE SHQIPTAR,AS TURK,AS GREK AS BULLGAR!!!

        5. qipro says:

          o frankisaliqis e more 300 evrosin te marten ..ate bo ti mos u mer me shqiptaret ..jemenit i pabese

    2. arlind says:

      Ky eshte nje interpretim i Historise nga pikpamja Greke, dhe ti e beson verberisht ok eshte
      e drejta jote te besosh cfar te duash!! por nuk mund ta shesesh kete histori si nje
      e vertete absolute sepse atehere pranon qe ne mendime je ekstremist rradikal sic
      jane myslymet.
      Sa per Turq informohu pak me shume, sepse shqiptaret turkut i moren fene kurse ju
      grekerit i moret gjakun qe keni ne damare, te jesh ortodoks nuk do te thote qe je
      evropian, mos harroni qe me traktatin e shkembimit te popullsise midis turqise dhe
      greqise turku i ktheu greqise 1,200,000, armene, sirian, qe nuk dinin as edhe nje fjale
      greqisht dhe filluan te mesonin greqisht neper kisha.

      1. Frank says:

        Po ku e ke Evropianin ti o te morri dreqi,ti ke hap e xhami ne rep e plehrave,cdo dite degjon pozdrav islamik ne gjuhen arabe,ti ke emer turk,varrosesh si turk me sy nga meka,martohesh si turk,do nuse te pa shpuar,shkon ne siri.Lidhjen me evropen nga e gjete???se po te jete nga afersia,evropian eshte edhe Marokeni,edhe algjeriani,se njesoj dukeni.koketigan me vesh te medhenj dhe dhembe te piste.i ke pare burrat qe rrine si kope neper shqiperi???nuk ka te tille ne Evrope.vetem ne vendet arabe puthen burrat si kurvat.jeni satelit turk ne Ballkan dhe Rama eshte kelysh i Erdoqenit ha ndonje kocke kur ja hedhin.Ngaqe jeni fise fise nga azerbaixhani nuk beni dot as shtet,dhe vriteni pse ne shikon.nuk ka te tille kulture ne Evrope.e vetmja gje Evropiane ne Alabanania eshte toka dhe kristianet e kishat te tjerat jane made in turko-arabia.

        1. Marko Bocari says:

          PISOGLENDI Frank,une jam SHQIPTAR Orthodhoks dhe po ta them (mbaje vath ne vesh) po me dole perpara do te ta bej bythen si tyneli i Kalimashit ?
          Ti je nje mut i shurrosur,me komplekse inferioriteti,qe quhesh grekoman :
          C’jane GREKOMANET :
          GREKOMANET jane grek-dashes te indoktrinuar, pa vision te qarte dhe ne injorance totale fetare. Dihet qe feja dhe besimi nuk kane kombesi.Kjo specie njerezore (qe nuk eshte vetem dukuri ndermjet shqiptaresh,ka edhe sllave,rumune etj qe bejne te njejten gje) ben nje “ngaterrese qesharake”, barazimin e Helenizmit me Grekizmin! Ka nje celes te vogel,te cilin duhet ta zbulojne te gjithe ateiste apo besimtare,kristiane apo myslimane! Celesi eshte NDRYSHIMI THELBESOR midis helenizmit dhe grekizmit! Mund te kete shume simpatizante te helenizmit ne bote,por shume pak ose aspak te grekizmit!Nese shqiptaret do e kuptojne kete,gjerat do jene shume te thjeshta dhe te kuptueshme!Nuk behet fjale per shqiptaret orthodhokse fanoliste,ata kane mbi 100 vjet qe e kane kuptuar.Por per shqiptaret grekomane (qofte edhe te pakte)!Per greket s’na intereson se c’bejne.
          Pra c’jane keta grekomanet!?
          Greko-mania eshte semundje mendore si psh klepto-mania.Kjo e fundit eshte fiksimi mendor per te vjedhur sende,thjesht si manjak i semure,edhe nese sendet qe vjedh nuk te duhen fare! Greko-mania ka po te njejtat paraqitje dhe simptoma,manjaket e semure menderisht i ngjiten si vemje grekizmit,pa qene fare e nevojshme e aq me teper e vlefshme! FIKSIM,njerez te semure,qesharake e trupeshke!Justifikimi i ketyre gjynafqareve ( si puna e atij budallait qe thote se eshte i zgjuari i mehalles), eshte se grekizmi eshte dicka e kultures siperore,eshte e lashte,e ndritur!Ketu kemi “ngaterrese” te Helenizmit me Grekizmin!Kjo vjen nga INJORANCA (padija) e ketyre gaztoreve,sepse bejne nje ngaterrese fillestare dhe te thjeshte!E kjo eshte se Grekizmi dhe Helenizmi,qe ne thelb te tyre, jane dy gjera krejt te ndryshme! Madje jane ne KUNDERSHTIM ideor te plote! Thelbi i helenizmit eshte politeizmi,universializmi dhe demokracia,ndersa thelbi i grekizmit eshte monoteizmi,nacionalizmi dhe autokracia! Perpjekja e metejshme qe behet nga grekistet,eshte qe keto dy kundershtesa ideore,te paraqiten si vazhdimesi e njera -tjetres dhe te “martohen” midis tyre!Kjo eshte krejt qesharake,sepse edhe nje bebush e kupton qe te kundertat KURRE nuk jane vazhdim i njera tjetres,por vec mund ti zene vendin njera tjetres! Keto jane gjera te ditura dhe te thena (madje edhe ne Greqi),por natyrisht per njerezit mendje-hapur jo per trupeshket! Neogreket e sotem i perkasin grekizmit dhe asnje lidhje nuk kane me helenizmin as nga pikepamja racore,as nga pikepamja gjeografike e aq me pak nga pikepamja kulturore!
          Semundja e grekomanizmit do mjek dhe mjekim!Keshillohet autoqefali reale e kishes shqiptare dhe dije!

          Etniki Sineidisi (ndergjejia kombetare)
          Per te kuptuar menyren e te menduarit dhe te konceptimit ne popullsite qe banojne sot ne Greqine e Re duhet te dime edhe se si i kuptojne dhe vleresojne koceptet popullsia e sotme “neo-greke” atje :
          C’ESHTE ETNIKH SINEIDISI (ndergjegjia kombetare)
          Ελληνική εθνική συνείδηση είναι η ψευδαίσθηση τού ρωμιού, ότι κατάγεται από τούς αρχαίους έλληνες.
          Ndergjegjia kombetare greke eshte ndjesia e genjeshtert e romejve,se jane te prejardhur nga helenet e lashte.
          (shenim: romej jane gjithe popullsite kristian orthodhokse,pa dallim kombesie,gjuhe dhe prejardhje, ne ish-Perandorine Otomane)

          1. Tiranare says:

            Marlo Bocari. Nje koment shume i sakte. Vetem do perforcoja ducks. Vete prejardhja e fjales mania qe vjen nga shqipja e vjeter. Mania do te thote i marre. Ne gegenisht eshte i mane, njeri i manosur njeri i semeure menderisht.

          2. albaniafirst says:

            Marko Bocari, nje analize perfekte. Faleminderit.
            Sic thote populli I mencur shqiptar: “pak e sakt”

        2. arlind says:

          O INJORAN ARAB-HELLAFRICA,,, lexoje mire komentin qe kam shkruar,
          e theksoj( “shqiptaret turkut i moren fene kurse greket kan gjakun turk”)
          Qe do te thote, shqiptaret sillen si oriental sepse kane marre fene dhe
          kulturen turke,, kurse grekerit si ato te kontinentit evropian ashtu edhe
          ato te anadollit jan nje popull dhe kan nje gjak me turqit, kete gje e verteton
          edhe lekura e zeze dhe ADN-ja qe keni. Po me the qe Nikólaos Michaloliákos
          apo Vangjelis Dulaqis jane evropian ik futi nje orgazem mendore se ke
          nevoje ARAB MUTI.

        3. albaniafirst says:

          Frank, per cfare degjimesh ne arabisht e ke fjalen? Une pervec gjuhes time shqipe, di anglisht, italisht, spanjisht dhe frengjisht, por asnje fjale ne arabisht. Prinderit e mij dinin po keto gjuhe (nga ata I kam mesuar edhe une), por asnje fjale arabisht. Ku I gjen zotnia jote keto shqiptare arabisht foles se nuk kam pare asnje deri me sot. Ne se e ke fjalen per ca idjote qe kane shkuar te luftojne ne Siri; ke sa te duash edhe nga Amerika e Anglia qe u ka marre perendia mendte dhe jane konvertuar ne muslimane radikale. Apo do te thuash se edhe amerikanet jane arabe, sunite, turq e ku di une.
          Ne nuk e identifikojme veten nga fete qe mund te kemi, por nga te qenurit shqiptare, prandaj mjaft perdore nje gjuhe si ajo qe perdor ketu se na e shpife. Edhe ato qe jane konvertuar ne fene islame, nuk kane ardhur nga Turqia apo Arabia. Kane qene ketu qe nga kohet me te lashta dhe eshte e drejta e tyre te mbajne apo te flakin fene islame. Po ato qe sot quhen greke dhe qe erdhen ne Greqi nga Anadolli a jane greke apo armene, turq e ku di une? Te flasesh sic flet ti, ne shqip ne u themi “si e ema e Zeqos ne maje te thanes”

    3. albaniafirst says:

      Po more Frank, Xhufi ato dokumente qe flet zotrote ka hapur dhe I ka lexuar ne ORIGJINAL, ndersa zotrote I ka degjuar ato dokrrat qe thua ketu nga prifti grek andej nga fshatrat e Greqise ku je duke mbledhur ullinjte e afendikoit tend.
      E keqja juaj eshte se juve gjithmone u meshoni feve per te ndare shqiptaret. Feja islame u fut me force nder shqiptaret nga pushtuesit turq ne mesin e viteve 1800, pasi edhe ato qe u islamizuan, ne fakt kurre nuk e cane menderen per fene. Ne te vertete si muslimanet ashtu dhe te krishteret kane shkuar ne harmoni te plote me njeri tjetrin. Edhe ato heronj te Revolucionit grek qe zotrote permend ketu, ishin shqiptare, te te njejtes rrace qe zotrote perbuz me urrejtje. Fale atyre trimave shqiptare, ju neo-greket e Anadollit, fituat pamvaresine. Shko e lexo studjuesen greke Maria Efthimiou qe te mesosh historine qe pretendon se e di, por qe ne fakt e ke lexuar se prapthi.
      http://www.lapsi.al/content/si-flitej-gjuha-shqipe-n%C3%AB-greqi-shpjegimi-i-profesores-maria-efthimiou-video#.WQx6uU11pBs

  5. tani says:

    PD nuk lind si shprese, por lindi si nje forum i dallkaukve, hajduteve, i servilave te sistemit te dikurshem, i funderrirave, i njerzve injorant e maskarenjve te etur per pushtet e para. Resultatet – Shqiperia, nen drejtimin per shume vite nga njerezit e PD, eshte vendi i fundit ne Ballkan e Europe ne te gjitha fushat, vend i krimit, prostitucionit, hajdutave, korrupsionit, i pa stabilizuar….Njerezit e PDs i ka shkaktuar Shqiperise nder tragjedite me te medha ne histotri, perfshi tragjedine e vitit 1997.

  6. Bledi says:

    Filluan anti-Shqiptaret te qelbin forumet e gazetes Tema duke ju turrur Profesorit me injorancen dhe genjeshtrat e tyre. Cameine e njeh Bota dhe Evropa. E drejta e Shqiptarise do te triumfoj dhe erresira sataniste do te zhduket.

    1. Frank says:

      Camutat e Shpetimit te Havase njihen per hajduta doganash dhe per pabesi.Bota e Camerve eshte sa nje koqe e Erdoqenit.
      abaz,dine,hasan,tigan,o burra se do marrim Camuterine ,,,,me fllucka sapuni.oust turq te dhier.

      1. K0¢eva®i shqiptar says:

        Frank o Frank, desha të them me shumë por po i bie shkurt NA RROFSH TOPAT ?.

      2. K0¢eva®i shqiptar says:

        Frank, te paska pjerdhuuur trurin greku.
        Shqipëria e shqiptarët nuk hyjnë një thes as me turk as me grek e serb, ata që ase njërës ose tjetrës palë ja lëpin tobat janë maskarenjtë si ju Frank.

  7. Ariu says:

    PD pjese e PS . Te dyja Parti Bolshevike me kriminela te katapultuar nga Agjenturat me te egra anti-Shqiptare.

  8. fredi says:

    ZOTI XHUFI me punen qe beni ne interes te kombit dhe vendit ton jeni vertet e vetmja pasuri kombetare e kti vendi , RRESPEKTE PER PUNEN TENDE TE SHKELQYER.

  9. Crusader says:

    Duhet filluar patjeter tenderi me fondet shume milioneshe, i koduar me emrin Xhufi, per zbulimin e sekreteve 500 vjecare, te cilat cuditerisht kane humbur dhe Xhufi i zbuloi pas 500 vitesh, thua se vetem ky tip di ti lexoj.

    1. ay qy says:

      Nuk kane humbir,jane ne bark te sat’eme! Kemi fillur te germojme mire nga poshte e lart ? ? ?

    2. Lugati says:

      si paskan dale sot nha shpellat turkojemenitet e janulles do justifikojne 300 evrosin qe moren para dy ditesh…ngjoni ktu o arabt e janulles..ndoshta sdojete aq shpejt po do ndodhi qe ato troje ti kthehen te zotit..dhe kur te ndodhi boni mire te ikni njemen..se kena per tjua qi rracen

  10. MONDI says:

    Rrespekte i nderuar Xhufi
    Ju admiroj pafundesisht per mundin dhe djersen e derdhur per te nxjerre te verteten ne drite.
    Respekte, resspekte, respekte ,respekte me gjithe zemer e shpirt me ty.

  11. Aseni says:

    Ortodoksia serbe dhe greke ka perfituar ndaj teritoreve shqiptare. Kjo u be kur shqiptaret nuk kishin shtet. Por pas 1912 dhe 1999, ata jane stopuar. Sot jemi I vetmi komb, per shkak te historise, me dy shtete. Serbet u rrudhen pak mbas kosoves. Ndoshta do rrudhen edhe greket. E ardhmja do tregoje se kush ka te drejte.

  12. LORA says:

    Respekt prof.Pellumb Xhufi,,,,per gjithe kontributet tuaja te spikatura ne fushen e studimeve serioze historike dhe patriotizmin tuaj permanent.
    Ju uroj pune te tjera te dobishme per historine e Kombit tone.

  13. Lpl. says:

    Shkrimet qe gjen Xhufi sot , jane si te Italise fashiste ,sipas Xhufit ka pushtues te mire Anzhuinet qe ishin nen sundimin Spanjoll , dhe pastaj sulmuan edhe kete pjese duke marre territore dhe duke shpronsuar vendasit dhe duke ju falur pronen atyre qe sollen me vete , dhe vendasit i kthyen ne skllever ,keta ishin Anzhuinet qe ishin nen sundimin Spanjoll .Dhe keta shkrime dhe histori nuk eshte qe ne te krenohemi as me Anzhuinet as me Venedikasit thelle thelle , dhe me Turqit jo qe jo .Ne kemi nevoje per trajtim te vertete te historise ,dhe jo si ne diktature qe edhe historia u propagandonte sipas anes ideologjike qe kishim ,Ruset e Kinezet te mire dhe çdo lidhje me perendimin quhej armiqesi , kurse sot çdo lidhje me perendimin edhe kur ishte pushtm quhet i mire , kurse me lindjen herezi dhe armiqesi , keshtu nuk behet historia as populli nuk orjentohet keshtu se tallen te tjeret pastaj me ne .Anzhuinet ishin ne konflikt me Venedikasit per teritoret ,kjo ka qene ajo pjese qe futet nen administrim i caktohet konti Duka dhe behet mbreteri ose principate e perandorise , zakonisht behet nje vendas qe bindet , per te bindur te tjeret , kur nuk gjendet vendas e sjellin nga mbreteria edhe kete aparatçikun e vigel .Lufta per bregdetin per te shtrire influencen e tyre edhe ne Ballkan ,une si person jam dakort me Venedikasit deri diku me pak me Anxhuinet se dhe me pushtim na kane lidhur ne Katolikeve me perendimin , por kjo nuk mund te quhet si vlere pushtimi i nje vendi per historine dhe ne ambjentet akademike dhe shkollore , se ne kemi edhe Ortodokset qe nuk jane pajtuar asnjehere me pushtimin Snzhuin e Venedikas se per ndryshe do ishin Katilik edhe ata sot .

    1. e c'na gjeti says:

      Ehhhh mor Lpl,te kam thene se duhet te mbarosh klasen e 9-te,por ti mbete qe mbete me shkollen fillore ?

  14. BB says:

    I nderuar, Profesor Xhufi, eshte kenaqesi dhe frymezim per te gjithe ne , shqiptaret , kur gjerat levizin ne drejtimin e duhur dhe shfaqet nje perspektive e qarte dhe realiste perballe deviatoreve te historise, ngado qe te vijne ata. Dhe kjo e ka nje aresye te forte. Forcimi i themeleve te kombit me argumenta shkencore, eshte nje arme e mjaft e forte, qe na ben krenare dhe te fuqishem, per ate qe jemi. Eshte investimi me i mire qe i behet atdheut. Me respekt.

  15. Faro says:

    te lumte Xhufi!
    Shkollimin special qe fitove me shume mund, po e ve krejtesisht ne sherbim te perkushtuar te Shqiptarizmes dhe jo si Basha, qe po demton rende vendin si dhe partine me emrin me te nderuar ~ demokratike.

  16. Pushtues says:

    O z.Frank qe nuk je fare zoteri por nje cop dobiç i ngelur ne trojey Shqiptare dhe vazhdon si parardhesit e tu me metoda pavese kyndrejt nje popullsi autoktone qe ne kohe te hershme.1).I gjithe gadishulli i sotem ballkanik quhej Ilirik.2).Pirua i Madh ishte Mbret gjenetik Shqiptar dhe per nder te tij mori dhe emrin krahina.3).Sa i perket viteve 1821 te revolucinit (grek) romion sepse te tille jane e jo greke,ishin bashkombasit e mi gjenetik qe ne periudhen mbas ren’jes se Heroit Kombetar dhe nderkombetar Gjergj Kastrioti Skenderbe u shperngulen nga vatanet e tyre per te mos pesuar nje masaker makabre ashtu siç e pesuan vellezerit e tyre ne Çameri nga pushtogreket evgjit.Ishin Arvanitet qe bene revolucionin dhe me pas pasoi me shtetin grek e jo pushtoevgjitet.4).Sa i perket tezes turkoçam eshte nje nofke artificiale qe etrit e tu pushtak e ndertuan per te shkembyer popullsine vendase me evgjitet e ardhur nga azia e vogel.Por nga nje me nje komb artificial nuk mund te presesh diçka te drejte,jo qe siç e tha dhe Musolini,pushtogreket qe shquhen per renien e bythes qe ne lashtesi e deri me sot tha:greket jane ne gjendje qe nje te zi nga Afrika e bejne te bardhe.Keshtu qe dihet se sa te lehte e keni per te vjedhur historine e duke bere tyren.Vonon por nuk harron,ashtu siç u kishim ysmeqare nder kembe me Pashane e Tepelenes se shpejti do j’u kemi perseri….pushtaradhes ne rrace e ne gjake.

  17. Xen deledashi says:

    Hahahahaa gjithmonë kur shkruan prof. Dr. Xhufi, ju djeg bytha pederasteve të janulles

  18. Frank says:

    O Xhaxhi Xhufi Buffi .na trego ate historine si ja plasi enver beqiri ne surrat Hrushovit se na ngre pak moralin para se te hidhemi te marrin CAMUTERINE.Po ate qe i kendonin labce LULE o CA PAO HI kinezit,aman se ju keni histori koqelepirese te madhe keto 100 vite.
    Tregohu Camuterve dhe batalionin e tyre me flamur italian qe ja u futen ne bythe Greket dhe lane kockat neper malet e Epirit.Na lexo pak dhe vjershat e Ernest Koliqit qe ju lepinte koqet italianeve.Lere me sot qe jeni bere si kurva e lagjes dhe ju hapen sumen cdo ambassador e tallin laren me juve.Greqia me ushtrine me te forte ne ballkan ,shtet ne EU ne Nato nuk trembet nga historite e kopjuara ne bibliotekat publike.

    1. mirel says:

      A na rrofsh b.then..evgjit muti

    2. Osman Dule says:

      Greqia ka ushtrine me te forte ne bote thuaj ahaha
      Vetem se ushtrine greke e q* ne bythe ushtria turke te pakten kaq mos e moho

    3. I paemërt says:

      Shko provojeni ne Qipro se sa Ushtri e “forte” jeni ka 40 vjet qe ju shurrojn sunitet turq ne goje shkoni clirojini vellezerit e juaj nga kkkk sunit kur paskemi Ushtrine me te “forte” te Ballkanit ta shikoni kur tju veshin tanga hahahahahahaha

  19. cimi says:

    Ha, ha, ha me ke bo me qesh kur thua ushtria greke me e forta. Shko shiko kur bejne manovrat duke komunikuar me celulare se as radiot nuk u punojne.

  20. ABC says:

    Frank…. atij Enver Hoxhes, ju grekofonet ti shkoni dite per dite dhe tre here ne dite me turne tja lani bol3t se nuk i jane tretur akoma. Sepse ju shpetoi jeten…por beri gabim te madh. Nje nga gabimet e tije me te madh mbase.

  21. Miu i arave says:

    “@cimi”, me aq sa harxhon Greqia për ushtrinë e saj në një vit, shqiptarët hanë bukë e gjizë, për njëmijë vjet…(???!!!) Thjesht ndjej mëshirë për injorantët që shkruajnë këtu “shqip” (?!), me rrokje e gjysma fjalësh që të përziejnë barkun, si tifozë të “profesorit të nderuar”… E keni vënë re, që ata që janë “antishqiptarë”, e shkruajnë shqipen shumë më mirë e më pastër se “patriotët” injorantë, që e bëjnë shqipen të duket si (gjuha e tyre e origjinës) arabisht…???!!! Këta, mund të përgjigjen, se kështu u pëlqen “shqipja”, e përçudnuar si arabisht, ashtu siç në disa vënde pëlqehet djathi i prishur e me krimba…(???!!!)

    1. Marko Bocari says:

      Si te thuash ti Pisoglendi im i dashur,vec laje bythen ? ? ?

    2. Maçoku says:

      Miu i arave,sa harxhoi Turqia per pallatin presidencial Greqise i duhet te mbushi zorren me buke per pesemije vjet

      1. Quo Vadis! says:

        Re brenda vete.
        “Sa harxhoi Turqia” – the.
        E mban veten per shqiptar dhe mburresh me Turqine.
        Kur nuk ke argumenta permend Turqine.
        Si ata kalamajte e vegjel qe kur i rreh nje femije me i madh thone “Ta shohesh ti po nuk i thashe babit, apo vellait te madh.”
        Mirepo nuk e kuptoni o te mjere qe Turqia nuk eshte as babai dhe as vellai i madh i Shqiperise se Krishtere.
        Turqia ju nderroi fene, gjuhen, zakonet, traditat.
        Kurse greket dhe serbet i mbajten te tyret.
        Turqia ju ka bere nenshtruar ju dhe jo ata.
        Turqia nuk eshte as miku juaj.
        Eshte vetem qeni i zi qe pseudo-patriotet si puna juaj e perdorin per te trembur fqinjet.

    3. hahaha says:

      Nuk harxhon Greqia por taksapaguesit e Gjermanise more Miu i Kanaleve mos i ngaterro gjerat kane 200 vjet qe harxhojn per selxhuket e Pontit takspaguesit gjermane dhe prap po derra te ndyre mbetet gene te poshtra anadollake aziatike

  22. BERISHA LARGOHU says:

    Let’s be honest, I will not give to much attention to Çam??

  23. Mitrush Kuteli says:

    Mitrush Kuteli e ka thene shume bukur ne poezine e tij:

    Jam shqiptar e kosovar:
    Zot e krenar, -Zot e bujar-
    mbi këtë Dhe, që e kam fe
    e përmbi fe: e kam Vatan!
    E kam Atdhe!
    Që gjysh stërgjysh, që brez pas brez,
    që gjithëmonë!
    Ti shkja thërret ti shkja bërtet,
    deri lart në retë: se jam barbar.
    Jo, s’jam! si bërtet ti,
    si buçet ti, ti, Mal i Zi.

    Po Vendin tim e dua,
    lirinë e dua,-
    e s’dua zot mbi mua.
    Se jam këtu kur s’kish njeri,
    kur s’kish kufi as fqinjëri,
    as shkja të zi.
    Se jam këtu kur Mal i Zi
    ish Iliri:
    kur nga një det në tjatrin det
    isha zot vetë!
    Unë jam këtu nga moti
    kur vetë Zoti e bëri fushën fushë
    e malin mal.
    Unë jam këtu e do të jem
    -dem baba dem-
    sa mali të bëhet hi
    e hiri mal përsëri

    1. mirel says:

      Postim i bukur

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje