Petro Koçi: PD në tranzicion lidershipi, frikë nga humbja e Vettingu. Kërkon të tërheqë dhe Shqipërinë në krizë

Kreu i PSV 91 Petro Koçi, ka akuzuar fort opozitën se po përpiqet të tërheqë Shqipërinë në spiralen e krizave që kanë mbërthyer dhe Ballkanin.

Ai nuk ka munguar të nënvizojë faktin se Shqipëria nuk po kalon asnjë krizë, por ajo që ka krizë është Partia Demokratike. Në emisionin “Debati Channel One” të gazetarit Roland Qafoku, Koçi nënvizon se “Situata aktuale është produkt i strategjisë së PD për ta tërhequr Shqipërinë drejt krizave”.

Për kreun e PSV 91, “kërkesa e PD dhe e Lulzim Bashës për zgjedhjet e lira, lufta kundër drogës dhe dekriminalizimi janë vetëm kauza për të justifikuar këtë strategji krize”.

Koçi këmbëngul në krizën e PD, që sipas tij, është shumë e vështirë në këto momente kur ende nuk është bërë rrotacioni i drejtimit brenda partisë, duke nënkuptuar faktin se aty është Berisha ai që vendos, pa përjashtuar këtu krizën e paralajmëruar të humbjes më 18 qershor në zgjedhjet politike në vend.

Vetë PD ka tri kriza: krizën e tranzicionit të lidershipit, parashikimin e sigurtë se humbet thellë zgjedhjet dhe aleancën me sistemin e korruptuar të drejtësisë. Kërkesat e PD janë gracka për të prodhuar krizë të sistemit shtetëror.

Ajo do bëjë sërish atë që bëri me ndryshimet kushtetuese ku kërkoi pushtet të barabartë me maxhorancën për komisionet e Vetting-ut dhe pastaj bojkotoi procesin për ta futur në krizë”, ka deklaruar Koçi.

REMOTE_ADDR:[]

1 komente në “Petro Koçi: PD në tranzicion lidershipi, frikë nga humbja e Vettingu. Kërkon të tërheqë dhe Shqipërinë në krizë”

  1. Merrni masa ne cdo drejtin ne Kavaje dhe Tirane, mos flini mbi “Dafina”. Ata qe kane djegur Shqiperine shume here keto 27 vite, jane perseri gjalle.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *