Rama ironizon Metën: Tashmë je përfaqësues jo vetëm i shtetit, por dhe i PD-së

5 Maj 2017, 12:33Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama ka ironizuar Presidentin e sapo zgjedhur Ilir Meta duke  e cilësuar si përfaqësues jo vetëm të shtetit tashmë, por dhe të PD-së.

Teksa ishte i pranishëm në një takim me veteranët me rastin e 5 majit, Rama çoi talentin politik të Ilir Metës.

Ndërsa duke vazhduar batutat Rama tha se po ulem pranë bashkëkryetarit të ri të Aleancës për Shqipërinë Evropiane, shokut tim Petrit Vasili

“I jap fjalën presidentit të zgjedhur që për hir të së vërtetës falë talentit politik ka arritur të jetë sot jo vetëm përfaqësuesi juaj dhe joni por edhe i palës tjetër, pala tjetër nuk e pohon por edhe nuk e mohon, por me kohë do të fillojë ta pohojë. Unë po ulem pranë bashkëkryetarit të ri të Aleancës për Shqipërinë Evropiane, shokut tim Petrit Vasili”- tha Rama.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje