Shkencëtari i njohur jep alarmin: Kjo botë nuk e ka të gjatë, brenda një shekulli Toka s’do ekzistojë

5 Maj 2017, 17:24Lifestyle TEMA

Stephen Hawking është rikthyer me parashikimet e tij të zymta për të ardhmen e njerëzimit dhe këtë e ka bërë në sezonin e ri të dokumentarëve shkencorë të BBC-së, “Tomorrow World”.

Hawking thotë se numërimi mbrapsht ka nisur dhe brenda një shekulli, njerëzimi duhet të gjejë mënyrën që të largohet nga ky planet.

Njerëzimit, thotë ai, i duhet një “Earthexit”.

“Ndryshimet klimatike, rritja e rrezikut për t’u goditur nga një asteroid dhe mbipopullimi janë faktorët që kërcënojnë të ardhmen tonë”, thotë Hawking.

Në seritë e dokumentarit, Hawking dhe ish-studenti i tij, Christophe Galfard do të udhëtojnë nëpër vende të ndryshme në përpjekje për të zbuluar mundësitë që njeriu të largohet prej këtu.

Ky nuk është paralajmërimi i parë i shkencëtarit të famshëm britanik. Ai shquhet për parashikimet e zymta dhe e famshme është thënia e tij referuar bombës bërthamore.

“Është e çuditshme që ne sot kemi teknologjinë për të shkatërruar planetin tonë, por nuk kemi teknologjinë për t’u larguar nga ky planet”, ka thënë ai.

6 komente në “Shkencëtari i njohur jep alarmin: Kjo botë nuk e ka të gjatë, brenda një shekulli Toka s’do ekzistojë”

  1. Zigur Qarri says:

    Shqetesim me vend.Ta shohesh nga lart Token,tha nje kozmanaut rus,kupton sesa e lehte eshte ta
    shkatrrosh me potencialin ushtarak(me armatimet atomike) qe zoterojn shume vende.
    Pa u zgjidhur konfliktet ne Toke,pa arritur nje afersi barazie ne zhvillim dhe ne standartin e jeteses
    ne rrang botror,as edhe mbas 1000 vjetesh nuk arrin qytetrimi yne te emigroje jasht Tokes.Kostot
    per nje teknologji te tille jan astronomike,te paperballueshme nga nje Shtet i vetem.Duhet te paguaj
    i gjith njerzimi,gje qe eshte e pamundur edhe per disa shekuj.Shpenzimet ushtarake te Amerikes,
    Rusise,Kines por edhe fqinjit tone Greqise,kapin shuma te paimagjinueshme,shuma qe po te investoheshin
    ne teknologji moderne ne te miren e gjith njerezimit dhe jo si privelegj i disave,do ishte nje fillim i mbare.
    Po te pranojn politikanet tane votimin elektronik,do ishin nje hap me prane kesaj ideje,por deshtimi ne
    Kavaje i zbeh pak shpresat.
    5.5.2017
    21:20

    1. EQUINOX says:

      Une mendoj se Shqiperia i ka Mundesite e plota nga ana tekniko-economike qe ta perballoje nje sfide te tille ne te ardhmen.
      interesante ne cette ekuacion eshte cadra e PD nga ku emetohet e gjithe energjia intelektuale e rruzullit tokesor
      Esther bere nje studim interesant nga “Boiler Room” ne cadre e PD ne Tirane se ne rast se cadra cvendoset atehere Apokalipsi dote ndodhe
      website: http://www.futjakot.co.pd

  2. lalai says:

    He de…..mbase dhe neser

  3. arturi says:

    Te presim ne per fundin e botes brenda shekullit?!
    Salih Karaxhiçi po mendon qe ne te mos kapim as fundin e 2017! ?

  4. xx says:

    JO NJE SHEKULL O GAZETAR,JO 100 VJET.MOS NUK E DI QE NJE SHEKULL NUK KA 1000 VJET POR 100. KESHTU PRA MOR ZOTRI SE NA U ZU FRYMA.HAJDE BABAM,KUSH DO TA BLLOKOJE BULEVARDIN ”DESHMORET E KOMBIT” B…. PERPJETE???????.

  5. MH says:

    Ketu njerzit e kamun nuk ia hedhin syt te vorfnit e jo ma te arrihet per te udhtue ne ndonji planet tjeter.
    Asgja nuk ka per te ndodhur.Planeti Toke do ekzistoj sic ka ekzistue ne mijra e miljona vite.Por di te them qe friga i ka pllakosur shkencetaret ne marrina me thes.Mund te kete urugane tsuname shkrumoqje njerzimit,te botes shtazore dhe bimore por jo te shduket perfundimisht.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje