VIDEO/ Mjekët i nxjerrin gruas nga stomaku 7,000 $ pasi ajo i kishte ngënë pas një zënke me bashkëshortin

5 Maj 2017, 15:50Lifestyle TEMA
VIDEO/ Mjekët i nxjerrin gruas nga stomaku 7,000 $ pasi ajo i kishte

Një grua kolumbiane ka gëlltitur së paku 7,000 dollarë amerikanë në një akt të dëshpëruar për të fshehur paratë pas një zënke me bashkëshortin e saj, sipas mjekëve që i nxorrën kartmonedhat pas një operacioni.
Gruaja 30-vjeçare gëlltiti tufat prej 100 dollarësh.

Ajo i tha kanalit televiziv lokal të RCN se i kishte ruajtur paratë për të bërë pushime me burrin e saj pasi kishte shitur disa sende elektrike shtëpiake.
Mjekët thanë se ishin në gjendje të nxjerrin në mënyrë kirurgjike 57 kartmonedha 100 dollarëshe nga stomaku dhe zorrët e gruas.

Drejtori i Kirurgjisë në Spitalin Universitar të Santanderës, Juan Paulo Serrano, tha se shumica e faturave u nxorrën përmes një gastronomie të stomakut.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje