Zef Brozi: Të garantohet qetësia në Kavajë, të arrestohen dhe Berisha e Basha po shkelën ligjin. Frika nga Vettingu, shkaku i bojkotit

5 Maj 2017, 11:04Politika TEMA

Ish-kryetari i Gjykatës së Kasacionit sot Gjykata e Lartë Zef Brozi komenton situatën politike në Shqipëri dhe shpreh keqardhje për refuzimin e ofertës bujare të kryeministrit dhe ndërkombëtarëve për të, ofertë që çdo opozitë do ta ëndërronte.

Për Brozin frika nga Vettingu ka bërë që Berisha dhe Basha të urdhërojnë bojkotin e opozitës në zgjedhjet e 18 qershorit, por dhe të kërcënojnë me dhunë ditën e zgjedhjeve në Kavajë.

Ai bën apel që populli i Kavajës të votojë i qetë dhe të mos shkojë askush në protestë për ti shërbyer dyshes së PD Berisha-Basha, që ka humbur arësyen dhe po tenton të shpëtojë nga ndëshkimi.

Brozi ngre alarmin se elementë terroristë të paguar për destabilizimin e vendit, mund të fusin duart të dielën dhe në Kavajë.

Për këtë ish-kreu i Kasacionit kërkon që organet ligjzbatuese të jenë prezentë dhe të zbatojnë ligjin, madje të arrestojnë dhe Berishën e Bashën nëse e shkelin ligjin.

“PD-Humbësja e Shanseve që çdo opozitë do të ëndërronte t’i kishte!!! Ofertat tepër tolerante që i bënë PD -së kryeministri Rama dhe ndërkombëtarët, asnjë opozitë në këto 26 vite nuk i ka pasur, as endërruar.

Frika nga Vettingu -është shkaku i vetëm që Berisha-Basha urdhëruan bojkotin e opozitës në Parlament e në zgjedhje.

Ata po shpresojnë se populli i Kavajës më 7 Maj nuk do të lejohet të votojë për kryetarin e Bashkisë.

Ata po shpresojnë se shqiptarët e ndershëm, të djathtë e të majtë, apo kushdoqofshin, do të tregohen aq të marrë sa të dynden në Kavajë të dielën për të sabotuar zgjedhjet e shpëtuar nga ndëshkimi dyshen Berisha-Basha që kanë humbur edhe sensin më minimal të arsyes.

Elementë terroristë e kriminelë mund të jenë avangarda e paguar për destabilizimim e Shqipërisë. Kjo është dhe vetëfundosja e Partisë Demokratike!

Ndjej keqardhje për demokratët e thjeshtë e të ndershëm që po besojnë verbërisht dyshen e inkriminuar që drejton-zhdrejton PD.

Shteti më 7 Maj duhet të garantojë qetësinë e nevojshme dhe zgjedhje të lira e të ndershme. Prokuroria të jetë prezente në Kavajë dhe pa asnjë hezitim të arrestoje këdo që shkel ligjin, pra edhe Berishën e Bashën! Dhe atëherë qytetarët do fillojnë të besojnë se shteti ligjor po vepron.

Qytetarë të Kavajës-shkoni e votoni të qetë dhe tregojeni qytetarinë dhe kulturën tuaj përballë Saliut e Lulit që duan t’ju perbaltin e gjakosin!”, deklaron Zef Brozi.

16 komente në “Zef Brozi: Të garantohet qetësia në Kavajë, të arrestohen dhe Berisha e Basha po shkelën ligjin. Frika nga Vettingu, shkaku i bojkotit”

  1. LORA says:

    Apel i duhur,per te gjithe shqiptaret,ne kohen e duhur,,,,vjen nga themeluesi I PD-se I nderuari Zef Brozi.
    Strukturat dhe organet ligj-zbatuese duhet te jene garantet ekzigjente te votuesit ne Kavaje dhe tere procesit zgjedhor ,me 7 maj 2017.
    Respekt dhe nderim Zef.

    1. Kujtimi says:

      Bravo ZEF BROZI.
      LIGJI DUHET TE VEPROI PER CDO NJERI.
      BASHA DHE BERISHA KANE SHPRESAT NE REMUJA
      CDO BANDIT QE PRISH ZGJEDHJET TE NDESHKOHET RENDE .
      Ata vetem me thirjet qe bein ligji duhet te kish vepruar
      Jan thirje jashtokesore

  2. spatrtaku says:

    Respekt dhe nderim per zotin Zef Brozi.Eshte i vetemi qe te imponon respekt,edhe pse ka qene dhe eshte me pd-ke.I vetemi kuader i pd-ke qe ka ne zemer kete parti,dhe kerkon qe ajo te mos degradoi keq e drejte humneres,ku ka nderment ta çoi Berisha dhe Basha.Keta dy jane armiqet me te medhenj jo vetem te shqiperise,por te gjithe kombit shqipetare.Nje kuader i till i duhet patjeter drejtesise shqipetare.Sot drejtesia shqipetare vuane nga prokuror e gjyqetare te koruptuar dhe bashpuntor ne krime me Sali Berishen.Eshte e vertete,se, Berisha dhe Basha e kane frike vetingun.E din qe kane bere krime monstruoze.Te pershendes zoti Brozi nga mua nje emigrant ne Itali.Edhe mua me dhimbest vendi ime,si ty.

  3. A says:

    Fillimi i arrestimeve duhet filluar nga maskaraj SALI BERISHA, pastaj FATOS NANO dhe me rradhe te gjithe politikanet mafioz qe shkaterruan vendin per interesa te tyre personale, familjet dhe klaneve mafioze te vazhdohet me EDI RAMEN se nuk eshte ndonje fare burri. Te vazhdohet me LULEZIM BASHEN nje genjeshtar qe nuk din te beje asnje gje, ku prishi edhe Stacionin e Trenit te Udhetareve.
    I gjithe ky takem s’kan as ndergjegje, as burreri sepse per udherrefyes kane pisllikun dhe maskarallallikun. Me keto lloj personash Shqiperia ka marre rrugen e mutit.
    Keto po shkaterrojne natyren shqiptare dhe mbare shoqerine civile shqiptare me perversitetet e tyre. Ne kete faze qe jemi me ato qe shofim dhe ndigjojme keto kane futur ne krize dhe po degjenerojne shoqerine shqiptare. Keto duhet te dalin nje here e pergjithmone nga jeta e cdo shqiptari te ndershem dhe te vertete.
    Militantet e tyre nje takem pa tru ose me tru te lare dhe te shplare s’bashku me drejtuesit e tyre “shpirteror” te hidhen ne koshat e plehrave ose neper gropat septike sepo ndotin dyrnjane me jashteqitjet e tyre.

    1. Voto vetingun says:

      I bere te tere njelloj vetem ti je mire

  4. EKZEKUTUSI says:

    RESPEKT Z.Brozi…Por Sali Berisha dhe Lulic Bashovici kane marre “Perforcime” nga UDB-ja…Kolona e peste Eshte Hedhur ne Veprim….
    Apeli juaj eshte me se i SAKTE, mbetet te shohim…lol

  5. Salih qoftelargu says:

    Shpresat e te mallkuarve B-B jane te inaktiviteti i lolos se paguar dhe kobures se tyre qe e ka emrin llallla-shshsh A.Po te kishte nje kryeprokuror me tope do e shihnim se sa u vlente lekure ketyre krimineleve qe i kane hypur ne kurriz ketij populli.Prandaj ata nuk duan te votojne vetingun dhe shqiptare te paperlyer te zgjidhen ne krye te organeve te reja te drejtesise.Prandaj ata bejne thirrje per mosbindje civile dhe duan te provokojne shtetin ne Kavaje,sic bene ne shkoder me vrasjen e Arben Brocit nga ana e kobures ” Azem Hajdar” mafjozit,me urdher te spiunit te UDB-se Salih Ram Berisha.Edi Rama duhet me ne fund te vendose: Me popullin e ndershem dhe te zbatoje ligjin pa frike dhe komplekse ose te mbaje ai dhe ne te tjeret ne kurriz akoma keta kriminele qe duan te zbatojne skenaret e dhunes te perpiluar me shume kujdes ne Serbi dhe pse jo dhe ne Moske.Vetm ambasadori amerikan mund dhe duhet me ne fund t’i ndaloje kata te pandreqshem,duke ndezur driten jeshile per te vepruar kunder tyre.Ata formalisht jane opozitare,kurse ne fakt jane kryetare te nje bande mafioze qe duhet nje ore me me pare eleminuar dhe ne krye te opozites te vihen te tjere njerez qe e meritojne dhe te bejne opozite me mjete demokratike,sic ndodh ne te gjitha vendet demokratike te botes.

  6. Meti says:

    Ik o sorre (korb) i dreqit. Po ndjen eren e kermes qe po vjen ne shqiperi dhe jarget kane filluar te te dalin.

  7. dash says:

    SHQIPTARE KUJDES !!! QYTETAR TE KAVAJES TREGONI PATRIOTIZMIN TUAJ…..Do kerkojne te abuzojne me shqiptarizmin tuaj..

  8. Beribashet- duan te na perserisin nje 7 prill ne kete shtate Maj,
    Po harrojen se populli yne ia dhe pergjogjen 7 prillit me Mujo Ulqinakun me shoke.
    Ai 7 Prill nuk do te perseritet ne kete 7 Maj sado te mundohen beribashet
    Se Kavaja ; si ish kru i Ndryshimeve Demoktatike te fillim 90tes,
    Do jete dhe me keto votime qe i paraprijne “Demokracise dhe te VERTETES.
    Kavaja flamur ishte falamur do mbetet-Beribasheve ;do ua tregoje vendin
    …I shoh nga tej O Q E A N I zemrat e KAVAJASVE sa;kunder “berbashe” jane .
    Struktura ligj zbatuese!- per JU VOTOJME- nga Ju kerkojme- VOTEN TA MBRONI!

    Toronto 05-05 –2017 NENE PASHAKO D.

  9. ANTONI says:

    av.Shprehje e vjeter thote:Veten na ngusht e kam pa kur me ka gjykuar i pa afti

  10. vita says:

    Bravo zoti Brozi,ky apel vlen per te gjithe shqipetaret,te majte apo te djathte!

  11. c’poze interesante ,qe thote shume .
    brozi qe me naivitetin e tij kerkon jo pa te drejte arrestimin e minjve experimental te Aleatit tone te madhe , nga njera ane –
    dhe qeshja tallese e peshtire e qinezit ,qe thote shume per temen ne fjale .

  12. © KENDVESHTRIM TJETER © says:

    SHTETI NE KRYE TE DETYRES,ASNJE TOLERANC PER ATA QE JANE VETPERJASHTUAR !

  13. Mark says:

    Salovici dhe lulovici kan prapa gruevskin dhe krejt antishqiptaret ne kete perjudhe per destabilizimin e shqiparise ata jan te gatshem. Te bejne cdo gje i japin edhe ata miljarda qe ja kan vjedh kti populli vetem duan destabilizimin dhe pengesen qe shqiperia mos ti bashkangjitet familjes madhe te BE pasi dcdo gje per ata del jasht kontrolli dhe direkt I pret arrestimi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje