Zgjedhjet për kreun e bashkisë, Rama miting përmbyllës në Kavajë sot pasdite. PD ka kërcënuar me dhunë

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Partia Socialiste do të zhvillojë mitingun përmbyllës në Kavajë, për zgjedhjet e pjesshme vendore, pasditen e kësaj të premte.

Një numër i madh i përfaqësuesve të PS do të marrin pjesë sot në këtë tubim, ku do të kërkohet vota për kandidatin e majtë Klodjan Shehi.

Burime pranë PS-së bëjnë të ditur se në këtë takim do të marrë pjesë dhe kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga ministra të kabinetit qeveritar si dhe deputetë të qarkut të Tiranës.

Ndërkohë, të dielën kur edhe zhvillohen zgjedhjet për kryebashkiakun, nga PS në Kavajë do të jetë vetëm deputeti i zonës, ministri i Financave, Arben Ahmetaj.

PS do të shmangë kështu prezencën e përfaqësuesve të lartë të saj ditën e zgjedhjeve, nisur edhe nga situata e tensionuar që pritet atë ditë, për shkak të protestës së opozitës.

Demokratët kanë paralajmëruar një marshim të madh në drejtim të këtij qyteti, ku nuk përjashtohen as tentativat për të bllokuar procesin e votimit. Basha tha sot nga çadra e opozitës, se do të ketë një marshim popullor të opozites drejt Kavajës, nga ku tha ai, të dielën do të bjerë simbolikisht republika e vjetër.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *