Berisha flet për marrëdhënien me Metën: Vlerësoj hapat pozitiv, ja gabimi fatal i tij. Protesta e radhës mund të dalë nga kontrolli

6 Maj 2017, 17:53Politika TEMA

Sali Berisha në një intervistë të dhënë për emisionin “Kjo Javë” të gazetares, Nisida Tufa në “News 24” ka komentuar zgjedhjen e Ilir Metës në postin e presidentit të Republikës duke dhënë detaje edhe rreth raporteve personale mes tyre.

Doktor përshëndetje, është kënaqësi për mua të jem në zyrën tuaj! Faleminderit që na pritët dhe pranuat ftesën tonë!

Kënaqësia është e imja, faleminderit

Zoti Berisha ne kemi Presidentin e ri të Republikës në Shqipëri, i cili ishte dhe nuk ishte surprizë për shqiptarët në momentin që u zgjodh, por mungoi mendimi juaj. Sa herë lakohet emri juaj, zoti Meta është gjithnjë dashamirës, pse mungoi mendimi juaj për Presidentin e ri. Pse kjo?

Unë mendoj se Presidenti i ri u zgjodh në një moment thellimi krize. E kam theksuar dhe e theksoj nuk kishte opozita pretendime për postin e Presidentit, por vendi kishte më nevojë se kurrë për një proces në zgjedhjen e Presidentit, siç është bërë katër vite më parë me zgjedhjen e Nishanit, pa patur probleme të tilla madhore krize.
Në mendimin tim ka pasur prej kohësh një marrëveshje të vendosur që postin e Presidentit ta kishte LSI-ja, ndonëse pranoj që mazhoranca i kishte votat dhe mundësitë për ta zgjedhur Presidentin dhe opozita e sigurt, nuk kishte pretendime për postin e Presidentit. Por, këtë vit, më shumë se kurrë ky proces duhet të ofrohej si një proces negocimi, dialogu për të bërë një hap real më tej në zgjedhjen e krizës. Në këtë kontekst, unë e kam shprehur se kjo zgjedhje vetëm sa thellon më tej krizën dhe për mua kjo përbën një problem serioz.

Ju jeni shprehur menjëherë pas zgjedhjes së Presidentit me një status në Facebook, se është në lartësinë apo ngritjen në përgjegjësi përpara eleëminimit të zotit Meta…

Ekzakt! Sepse, 4 vite me radhë, sidomos 3 të parat, Edi Rama bëri një betejë të paimagjinueshme për eliminimin e Ilir Metës në të gjitha mënyrat, me qëllimin e vetëm për të marrë LSI, e cila për hir të së vërtetës i nxjerr Edi Ramës telashe shumë të mëdha. Pasi dështoi në këtë përpjeke, e vërteta është se Meta ia ktheu reston çdo ditë atij, nuk la rast pa e goditur për çështjet më madhore, qoftë për reformën në drejtësi qoftë dhe për vështrimin e krizës, të cilën ai e parandjente, që një krizë e thellë po duket në horizont dhe kërkonte zgjidhjen e saj.

Pra, nuk ka qënë një marrëdhënie e lumtur mes tyre, ka patur divergjenca?

Rama mendon se duke e çuar President do mundë të shtrijë tentakulat e tij mbi aleatin më të vogël LSI. Ta shohim, koha është përpara.

Doja t’ju pyesja edhe për marrëdhënien tuaj me zotin Meta, cila është ajo?

Marrëdhëniet e mia me të, janë marrëdhëniet që janë midis një opozitari dhe një qeveritari. Të tilla janë. Por kjo, as për zotin Meta, as për zotin Rama po të ishte, nuk më pengon mua asnjëherë të vlerësoj çdo hap pozitiv të bërë me transparencë. Zoti Meta gjatë drejtimit të Parlamentit është përpjekur të krijojë hapësirat, në kundërshtim me vullnetin e PS, t’i krijojë opozitës hapësirat e nevojshme në parlament. Ka pasur një debat lidhur me kohën që më jepet për të folur. Edi Rama nuk e njeh parlamentin. Ai njeh vetëm veten e tij. Shkaku më kryesor që ai përfundoi jashtë parlamentit, ne dolëm me vendim kurse ai kishte një muaj e gjysëm që nuk shkelte më në parlament, ishte vetja e tij. Sepse nëse kryeministri vjen në Parlament dhe flet përçart, dhe flet jo për një temë të caktuar por flet çdo gjë dhe vjell vrer vetëm ndaj opozitës, i krijon opozitës të gjitha mundësitë t’ja kthejë dyfish atij. Ne nuk hezituam për ta bërë këtë. Nga ana tjetër, Meta ndërhyri vendosmërisht në një moment kritik për votimin e neneve të Kushtetutës.
Bëri një gabim fatal mbrapa, kur votoi ligjet në kundërishtim me Kushtetutën, por Kushtetutën ne nuk po e votonim, dhe i qëndroi edhe ai presioneve, pasi ato nene që kërkonin të votoheshin kishin për qëllim ta shpallnin Edi Ramën monark të drejtësisë shqiptare, çka me kushtetutë nuk është, e ka marrë me ligje por të jesh e sigurtë që shqiptarët edhe atë do ia heqin.

Të përqëndrohemi pak tek kriza, kanë dështuar disa negociata. Të përqëndrohemi pak tek PD. Çfarë bisedoni me Bashën, çfarë e këshilloni?

Zotin Basha por dhe çdo eksponent tjetër të PD dhe jo të PD që vjen në këtë zyrë, unë e këshilloj ato që më pyet. Nëse kërkon nje këshillë timen për një problem te caktuar, unë ia shpreh siç e mendoj, por situata është jashtëzakonisht kritike dhe kjo situatë ka një përgjegjës absolut dhe ky përgjegjës është kryeministri i vendit.

Gjithmonë ka pasur zëra se ju ndikoni në vendimmarrjet e zotit Basha. A qëndron kjo?

E vërteta është se unë më shumë ndikoj në vendimmarrjet e Edi Ramës se të Lulzim Bashës, pasi më shumë ai lexon “Facebook”-un tim se sa Facebookun e tij që ia mbajnë të tjerët, dersa shkruan dhe me pseudonime aty, harron që unë ia njoh stilin.

A ka pasur momente dobësie të zotit Basha për të dalë nga çadra? A është konsultuar ai me ju për këtë?

Unë nuk kam konstatuar në asnjë moment nga zoti Basha dhe nga askush tjetër, as nga drejtuesit e partive opozitare, që të ketë qoftë edhe shmangjen më të vogël nga qëllimi madhor që kanë: rikthimin e votës së lirë të shqiptarëve. Çadra e Lirisë u shndërrua në një institucion të paprecedent në historinë e vendit. Një proteste shëmbullore, paqësore, e një proteste e cila nuk tundi flamurin e grevës së urisë paçka se hanin gjithë natën, por e një sakrifice që bëhet, duke qëndruar me tre turne, duke ardhur nga e gjithë Shqipëria për të shprehur kërkesën legjitime të shqiptarëve: të votojmë të lirë.

Në çadër janë le të themi 200 persona që qëndrojnë aty dhe kërkojnë zgjedhje të lira dhe të ndershme por duket se ka një diskordancë me popullin, ndoshta populli nuk e do më aty atë çadër. Çfarë do bëhet me këtë çadër?

Po, shumë e drejtë. Çadra u instalua më datë 18 shkurt. Në 18 shkurt, në memorien time ishte një nga protestat më të mëdha por dhe më të nxehta në historinë e vendit. E kam thënë dhe po e them prap se të paktën 80-100 mijë nga ata protestues, ata kishin ardhur për ta fshirë Edi Ramën. Dhe që ta dish, nëse vendosin, jo 80 mijë por dhe 20 mijë, po vendosën, janë të mjaftueshëm për ta realizuar qëllimin. Ka protesta që kanë karakter festiv por ajo ishte revoltë dhe qe një gjë e jashtëzakonshme që ajo protestë u menaxhua në mënyrën më perfekte. Aty u instalua Cadra si përfaqësuese e asaj proteste. Mund t’ju garantoj, dhe këtu do jemi që protesta tjetër po të thirret do të jetë edhe më e madhe, dhe pastaj menaxhimi i saj do jetë problemi kryesor, se një herë i menaxhon ti por herën tjetër të menaxhojnë ato ty. Ky është i gjithë problemi

Pra mendoni se mund të ketë përshkallzime?

Absolutisht po.

Zoti Berisha nuk ju pamë në protestën e bllokimit të akseve kombëtare rrugore nga ana e PD. Ju nuk mungoni thuajse në asnjë protestë. Pse mungoi prania juaj?

Nuk ishte për një arsye teknike

8 komente në “Berisha flet për marrëdhënien me Metën: Vlerësoj hapat pozitiv, ja gabimi fatal i tij. Protesta e radhës mund të dalë nga kontrolli”

  1. O.Pamuk: muslimonet shqipfoles jane vazhdimi i identitetit turk ne Evrope..... says:

    dy fytyrat e pabesa sunite qe mund te varrosin[politikisht] te tredhurin Rama…………………..

  2. Robi says:

    Lexova vetem titullin dhe u shqetesova, sepse e kisha menduar qe do intervistohej edhe ky plera, por vetem kur te ishte pas hekurave te burgut, por kurre keshtu siç eshte tani, duke gezuar gjithe miliardat qe i ka vjedhur familjarisht, ketij populli, duke u bere karshillek te gjitheve, edhe pse viktimat e krimeve te tij, ulerrijne nga nentoka.
    TURP GAZETARIT APO GAZETARES, duhet ta dish qe ke zgjedhur rrugen e gabuar per te bere karrjere ne ate zanat, do mbash ne koshience viktimat e ketij krimineli edhe ti.
    Ju shkerdhevsha racen te gjitheve ju qe i jepni fryme ketij krimineliiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiii.

  3. Lumi Ottawa says:

    Salih Faslici, Salih Karadjici, Salih Komunisti, Salih Kontrabada, Salih Piramida, Salih Hajduti, Salih Agenti, Salih Bokajanis, Salih Tradhtari, Salih Gerdeci, Salih 21-Janari, Salih Trafianti, Salih Lazarati, Salih Penicilina…. Salih Muti.

  4. orli says:

    Ropt ku ti kesh mor kopil e dhenderr serbie…..

  5. Engjell says:

    Pse i jepni hapesire per te folur kesaj kafshe? Ky eshte antishqiptar.

  6. horri i bulevardit says:

    ashtu i doli jashte kontrollit dhe Saliut 21 janari……

  7. Pallatet Agimi says:

    Ata 20 mije vetat e tu, jane pikerisht ata qe do te bejne varrin tend e bashke me ty edhe atyre qe te shoqerojne. Je kembana e fundit e renjes te komunizmit primitiv, e komunizmit te revolucioneve te tua te dhiera demokratike.
    Po si more legen, si more, gjithe keto krime qe ke bere, grabitje, tradheti e poshtersira, ende nuk e kupton qe nuk je me ne 98-en tende leniniste?
    Vazhdo me keto demostrime e shume shpejt do ta shikosh se c’po i ben vehtes e kalamajve te tu o malukat.
    Z. Meta eshte kaq i afte qe ta kuptoj se sa here ti tenton ta “perkedhelesh”, aq here tenton ta poshterosh e kompromentosh.
    Ik ore pallavesh, ik ore ne punen tende e lere kete popull ne hallin e vet, ore…Pthu…

  8. plaku says:

    Kerkon zgjedhje te lira dhe te ndershme, po a ka goje te flasi ky dhe lulka e tij kur i kane vjedh votat si i ka dash qefi, u perveshen menget dhe iu dha ne tavoline fitorja e lulkes, po keta i nderronin kutite sa here qe beheshin zgjedhjet dhe triumfonin se kishin fituar, po cfare e kujtojne kete popull keta dele, ne gjithe keto vitet nuk i kane pare me syte e tyre se ku e katandisen kete vend, nuk e di se kur do tu vije fundi, ka planifikuar se do te beje dicka, dhe po e ka ne mendje do e beje sic ka bere dhe me perpara, nuk e di se cfare ben ai gjasme prokuror me thirrjet qe ben ky zotyria qe i komandon te gjithe, ishalla qofte e fundit dhe marrcin denimin e merituar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje