INTERVISTA/ Eurodeputeti Kukan flet për ngërçin politik: Po përpiqemi t’i mbushim mendjen Bashës, nuk është i disponueshëm për dialog, duhet të hyjë në zgjedhje

Eurodeputeti Eduart Kukan, ndjekës-raportues për Shqipërinë në PPE, në një intervistë dhënë gazetares së RTSH Arta Tozaj tha se:

“Po përpiqemi t’i mbushim mendjen kryetarit të partisë demokratike se vetëm me dialog e tryeza bisedimesh, mund të arrihen zgjidhjet politike. E nuk heqim dorë nga kjo”.

Propozimet e kryeministrit Rama i quan “lëshime serioze ndaj opozitës”.

Sipas tij, çdo bojkot i zgjedhjeve dhe çdo bojkot i parlamentit, nuk është standart europian.

Fillimisht zoti Kukan flet për situatën politike në Shqipëri.

“Jam i shqetësuar për situatën në Shqipëri, sepse zgjedhjet po vijnë, koha fluturon dhe ne ende nuk kemi kushte të vendosura politike për mbajtjen e zgjedhjeve demokratike. Për mënyrën sesi shkuan negociatat, ato nuk sollën ndonjë rezultat, edhe pse pati shumë misione, shumë thirrje, diskutime, por sërish nuk ka asnjë marrëveshje.
Nga qëndrimet e kryeministrit dhe të liderit të opozitës, kuptoj se takimi nuk ishte i sukseshëm e ne dëshirojmë të shohim se Shqipëria ecën përpara pas zgjedhjeve. Kështu që, çdo bojkot i zgjedhjeve, çdo bojkot i parlamentit, nuk është standart europian! Prandaj, ne po mundohemi t’i mbushim mendjen partnerëve tanë, Lulzim Basha dhe partinë e tij, se është e domosdoshme për t’u angazhuar në dialog politik, për zgjidhje politike dhe ne ende nuk heqim dorë nga kjo.

E di se është kohë e shkurtër dhe qëndrimet e palëve janë shumë larg, por ne do të vijojmë të dërgojmë të tilla mesazhe në mënyrë që të ketë zgjedhje demokratike e të lira, me pjeswmarrjen e të gjitha partive politike, sigurisht, sepse pa pjesëmarrjen e të gjithave, dëmtohet vendi, lëndohen të gjithë.

Ne, më të vjetrit që jemi marrë në këtë punë me Shqipërinë, e dimë tepër mirë se është humbur shumë kohë për shkak të “kokëfortësisë politike” të elitës politike. Kjo duhet lënë mënjanë me të vërtetë dhe ata, të gjithë, duhet të sillen me përgjegjshmëri për vendin e tyre.”

I shqetësuar, ndjekës-raportuesi për Shqipërinë në PPE, Eduard Kukan, refuzon të spekullojë se çfarë do të ndodhë me PD, në rast se nuk merr pjesë në zgjedhje, ndërkohë që vlerëson ofertën e kryeministrit Rama në tryezë.

“Mendoj se ato ishin lëshime serioze ndaj opozitës dhe unë do të kisha dashur që zoti Basha të thoshte se ai donte qeveri teknike e votim elektronik, por dhe se, nëse kishte mundësi të tjera për ta bindur atë se gjithçka do të jetë në rregull, nën kontroll, ai do të kishte qenë i gatshëm për ta marrë në konsideratë atë” tha zoti Kukan.

“Përderisa zoti Hahn u përfshi gjithashtu në këto bisedime, ju, z. McAllister sëfundmi, z. Daul telefonon prej një jave e zonja Merkel këshilloi po ashtu në Valeta Z. Basha e z. Gruevski, a nuk keni përshtypjen se anëtari i familjes suaj në Shqipëri nuk po dëgjon asnjërin prej jush?” ishte pyetja e RTSH për zotin Kukan.

“Ne e kuptojmë pozicionin e zotit Basha përsa i takon çështjeve në vend që kërkojnë një qasje më radikale, siç përmenda korrupsioni, trafiku i drogës e me radhë, por mbi pjesëmarrjen në zgjedhje, ne jemi shumë …, kjo është çështje e panegocieshme” tha ai. “Standarti europian është që lufta politike të kryhet brenda parlamentit e në zgjedhje dhe ne ende nuk kemi rezultat përfundimtar e refuzoj të komentoj mbi të. Ne ende po përpiqemi të bindim partnerët tanë se është edhe në interes të tyre, por më së shumti në interes të Shqipërisë, që ata të marrin pjesë në zgjedhje” tha zoti Kukan për RTSH.

“Në të kundërt? A ka ndonjë “thupër?” ishte pyetja e RTSH. “Në të kundërt do shohim se çfarë do të ndodhë. Unë refuzoj të spekulloj tani. Është shumë sensitive. Ne mund të vazhdojmë të shtyjmë, të këmbëngulim, t’i mbushim mendjen e t’i bindim për zgjedhje normale në Shqipëri. Asgjë më shumë. Gjithësecili në partinë tonë është përfshirë, deri në nivelin më të lartë. Pra, ne po bëjmë vërtët gjithçka” tha eurodeputeti Eduard Kuka. “Po ju them se ne nuk heqim dorë e po bëjmë gjithçka për të patur zgjedhje normale në Shqipëri”.

“Ne po e marrim shumë seriozisht të ardhmen e Shqipërisë, rolin e partisë sonë simotër dhe për këtë arsye, ne nuk po heqim dorë e do ta vazhdojmë këtë presion me qëllim që të sigurohen zgjedhjet e lira në Shqipëri” tha zoti Kukan.

Ai shprehu shpresën se presidenti i sapozgjedhur Ilir Meta do të sillet si një president pro-europian.

“Do të kishte qenë mirë sikur të ishte zgjedhur me pjesëmarrjen e opozitës në parlament, por nuk ishte. E njoh zotin Meta, prej vitesh dhe kam shpresë vërtet se ai do të sillet si një president pro-europian, si një president që do të ketë në mendje një të ardhme të mirë të Shqipërisë në BE” tha Eduard Kukan.

REMOTE_ADDR:[]

8 komente në “INTERVISTA/ Eurodeputeti Kukan flet për ngërçin politik: Po përpiqemi t’i mbushim mendjen Bashës, nuk është i disponueshëm për dialog, duhet të hyjë në zgjedhje”

  1. LORA says:

    Vazhdoni z.Kukan,ndihmojeni simotren tuaj ,,,,ja ashtu sic e ndihmuat tek “Krokodili”,te cilin shqiptaret ne shumice nuk e harrrojne kurre .Kesaj rradhe, produkti I corbes suaj te “Krokodilit” ju ka mberthyer te gjitheve ne ngerc.Ky eshte shpagimi me I lehte ,per pazaret tuaja te ndyra me nahijen kusaro-kriminale dhe antishqiptare te perbetuar shqup-se.
    Te mungojne valixhet me para, mo Kukan ????
    Lojen e demokracise shqiptaret e mesuan ne detaje,fale edhe kontributeve tuaja.Do t’a shihni vete me 18 qershor kete te vertete .

    1. Kaliopi K says:

      Ky Kukan eshte nje rumun, dikur robaqepes dhe kerkon te na jape mend ne. Ik ore pirdhu, futi nje pe e gjilpere dhe shohim pastaj si behet kjo puna e dhemokracise.

  2. Teuta says:

    Zoti Kukan ! Respekti e dashuria per miqte e mire te shqiptareve ,ashtu si jeni Ju e shume te tjere aty ne Strazburg, te populli shqiptar nuk mungone. Ne shekuj ne jemi dalluar si popull mikprites e te beses. Ne lem femijet pa ngrene e udhetrin nuk e lem me bark bosh, per mikun po e po ndaj kemi edhe shprehjen e cila perdoret nga Veriu ne jug ,nga lindja ne perendim te vendit tone : ” Shtepia eshte e zotit dhe e mikut” Por i nderuari Kukan duhet te mesosh edhe shprehje te tjera te dala nga goja e mencuria e ketij populli edhe pse pa shkolle nder vite,nga pushtuesit ,po edhe nga deshira e sundimtareve politik ne Shqiperi si dhe propogandes fetare. Edhe pse u arrit nje nivel i shkelayer i arsimimit te popullit sidomos ne vitet 1945 disa shprehje jane aktuale edhe sot. E para : ” Njeriut mosi shiko gunen por punen” ,” Burri lidhet prej fjale , gomari lidhet prej kapistre” Keto thenie duhet t’i analizoni e ti krahasoni me veprimet e PD. A e meritojne miqesine e furtjen ne familjen e madhe te PPE ? Me te vertet u vijne aty apo u presin te kollarisur e te veshur bukur,u buzeqeshin e u japin fjalen , therrasin e berrtasin se koleget tane Europjan te partive si motra na thone e u themi,por kur vjen puna u kthejne krahet. Pra mos u shikoni se c’thone e c’flasin , por analizoni veprimin e tyre. Jane po keta lider te partise si moter e partive te nderuare Europiane qe kane vepruar ne kundershtim me udhezimet e keshillat tuaja. Jane keta lidere e kjo parti qe solli vitin me te zi je jeten e shqiptareve ate te vitit 1997. Eshte po kjo parti e keta lider qe ne gjuhen e tyre kane vetem urrejtjen ndaj kundershtarit politik ne teori ,por ne praktik i kane armiq. Eshte po kjo Parti si motra juaj qe lejoj e kultivoj kanabsin jo vetem ne Lazarta,por edhe ne teritore te tjera te vendit tone. Eshte kjo parti e lideri i tyre Sali Beridha qe e ngriti ne lartesine me te larte korrupsionin,. Eshte kjo parti e lideri i saj Sali qe lejoi Gerdecin ku u vran 26 persona midis tyre edhe femije duke lozur ne oborrin e shtepise. Jane keta qe vrane 4 qytetar te pa fajshem e ne mes te bulevardit per te nxier inatin e jo se u sulmuan,ashtu si ndoshta ua kane interpertuar……e plot te tjera. vetem per pushtet. Ndaj i nderuar Kukan keta e duan tu thon hapur: DO tU LARGOJME NGA FAMILJA JONE E PPE.,sepse JU nuk jeni parti demokratike. Kete e them se do ta mbyll po me thenin popullore qe kemi ne :” HARBUTIT SILLU HARBUTESHE” E keta te familjes tuaj e duan harbuteshe ashtu sic jane vet. CIli lider i jje nga partite tuaja te PPE ben thirrje per armatosje, carje gomash ,thyerje xhamash, dhune . Mos prisni me ,po veproni . Ju faleminderit per sa kini bere ebeni per ne,po keta e duane te denohen hapur ne syre e popullit ,pasi nuk lidhen dot prej fjale ,por ndoshta do lidhen pr ej kapistre.

  3. mjerani says:

    Shikoni si erdhi puna, sa mire qe e pane me syte e tyre edhe keta te huatj qe i ferkonin krahet ketij lulkes dhe babait shpirteror te tij, qe ishte yll ne ngjitje dhe shume epitete te tjera qe te te mos i perserisim me, keta kane qene dhe do te jene rrenuesit e ketij populli, po pse gjunjezohen te gjithe perpara ketyre sharlataneve, vrau 4 veta ne bulevard, bene gerdecin, , rrugen e kombit, i lane gjithe ato borxhe kesaj qeverie, vodhen, shperdoruan etj, etj dhe kerkojne doreheqjen e k/ministrit dhe pika te tjera, pa piken e turpit pa iu dridh qerpiku duan ta stabilizojne kete vend, na vjen keq per ata qe i shkojne nga mbrapa pyetini aty ne cader me se i kane ven pasurite tyre keta qe ngrene dy gishtat lart, do vonoje pak po jemi te bindur se do te vije dita qe ne kete dynja lahen te gjitha.

  4. Vete vendosje kunder filo-serbeve! says:

    C’na duhet se cfare thone keta…po ke kishte “bolet” rama,sot luli do ishte i arrestuar.
    Rama duhet te mendohet se ku po e shpie vendin me mos-veprimet e tij.Der para 6muash na thoshte se saliu nuk ka kurefare pushteti,e kur ta degjoni ne tv nderroni kanalin.
    Nga ‘kurfare pushteti’ tek …nuk mbahen zgjedhjet se do kete dhune…diference e madhe pushteti me duket o rama.

  5. spiuni i Shikut says:

    Vete e keni fry PD me Sal e Lul dhe tani habiteni.Ikni mos na cani trapin……

  6. kodrasadikitk says:

    Ti mbushet mendja ketij manjaku e ketij peshtjellesi kryeneq qe e ka ngritur zerin dhe po punon me direktiva te Greqise e Serbise per fatin e keq te popullit e shtetit shqiptare .Te besojme e te shpresojme se populli i shumvuajtur qe i ka perjetu njimije tortura ta njef hilen e devijimin e tije dhe ta len ne balte si Bashen njashtu edhe Berishen qe u larguan nga parimet demokratike ….

  7. Lungara says:

    Kukan -është një prostitutë politike më i ndyrë se Doris Pack !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *