Sali Berisha flet për kritikat e Topallit, Selamit e Bregut, takimet me Bashën dhe… Ramën: Më shkruan në Facebook me pseudonime

6 Maj 2017, 18:21Politika TEMA

Sali Berisha në një intervistë të dhënë për emisionin “Kjo Javë” të gazetares, Nisida Tufa në “Neës 24” ka komentuar sot zërat kritikë brenda PD-së, si Jozefina Topalli, Eduard Selami dhe Majlinda Bregu që i kanë kërkuar Bashës t’i japë fund vendimit për të mos marrë pjesë në zgjedhjet e 18 qershorit.

Përqëndrohemi pak tek zërat kundër te PD siç është zonja Topalli, zonja Bregu apo dhe zoti Selami. E kanë kritikuar kryetarin e PD se nuk ka mbledhur forumet drejtuese prej kohësh. Madje zoti Selami arriti tha se kur ishte Berisha nuk ndodhte kjo.

Për shkak të një pozicioni që kam, nuk ndërhyjë absolutisht në debatin e brendshëm të partisë. Ajo që mendoj se ka një vlerë shumë të madhe është që të ketë hapsira që secili të shprehë mendimin e tij përndryshe partia humbet karakterin demokratik të saj.

Po pra, po a është gabim mos mbledhja e grupit parlamentar të PD?

Kryetari mund ta kishte mbledhur, vetëm se vendimin për bojkotin e parlamentit e ka marrë grupi parlamentar i PD. Ky vendim ishte i detyruar nga lëvizja, nga revolucioni që filloi. Unë i mirëkuptoj kritikët tanë pse u larguam nga parlamenti, shumë e drejtë se s’mund të themi që nuk është. Por problemi është se revolucioni që nisi dhe që vazhdon pa ndërprerje, ata të cilët po vazhdojnë dhe po e bëjnë nuk e shihnin, nuk e përtypnin dot praninë tonë në parlament me kundërshtarët tanë. Ne jemi në çadër dhe bulevard, parlamenti për ne ka marrë fund thonin. Kështu që në këtë kontekst nuk ishte ky një vendim i vullnetshëm por një vendim i diktuar nga revolucioni. Ndaj dhe them që një herë e udhëheq ndërsa herën tjetër të udhëheq ai ty.

Në mbledhjen e grupit parlamentar si i patë reagimet?

Secili aty shprehu mendimin e vet por përveç mendimeve të njohura, mbështetja ka qënë totale për linjën që po ndiqet.

Në mbledhje e quajtët zonjën Topalli “e deklasuar”.

Ishte një shaka e imja ajo!

Të përqëndrohemi pak tek kriza, kanë dështuar disa negociata. Të përqendrohemi pak tek PD. Cfarë bisedoni me Bashën, çfarë e këshilloni?

Zotin Basha por dhe çdo eksponent tjetër të PD dhe jo të PD, që vjen në këtë zyrë, unë e këshilloj ato që më pyet. Nëse kërkon nje këshillë timen për një problem te caktuar, unë ia shpreh siç e mendoj, por situata është jashtëzakonisht kritike dhe kjo situatë ka një përgjegjës absolut, dhe ky përgjegjës është kryeminsitri i vendit.

Gjithmonë ka pasur zëra se ju ndikoni në vendimmarrjet e zotit Basha. A qëndron kjo?

E vërteta është se unë më shumë ndikoj në vendimmarrjet e Edi Ramës se të Lulzim Bashës, pasi më shumë ai lexon Facebookn tim se sa Facebookun e tij që ia mbajnë të tjerët, derisa shkruan dhe me pseudonime aty, harron që unë ia njoh stilin.

A ka pasur momente dobësie të zotit Basha për të dalë nga çadra? A është konsultuar ai me ju për këtë?

Unë nuk kam konstatuar në asnjë moment nga zoti Basha dhe nga askush tjetër, as nga drejtuesit e partive opozitare, që të ketë qoftë edhe shmangjen më të vogël nga qëllimi madhor që kanë; rikthimin e votës së lirë të shqiptarëve. Cadra e Lirisë u shndërrua në një institucion të paprecedent në historinë e vendit. Sot është dita e 78 e saj, e një proteste shëmbullore, paqësore, e një proteste e cila nuk tundi flamurin e grevës së urisë paçka se hanin gjithë natën, por e një sakrifice që bëhet, duke qëndruar me tre turne, duke ardhur nga e gjithë Shqipëria për të shprehur kërkesën legjitime të shqiptarëve; të votojmë të lirë.

6 komente në “Sali Berisha flet për kritikat e Topallit, Selamit e Bregut, takimet me Bashën dhe… Ramën: Më shkruan në Facebook me pseudonime”

  1. Legenburre says:

    Yyyyyyyyyyyyyyy rrace muti,te q….a robt e shtepise ku ti kesh!
    Per ty edhe burgu eshte pak,surratgafore.

  2. Populli says:

    Te kane rene thembet.Do ti rruash trapin Edi Rames.

  3. timi says:

    pika neve thuaj popull koti ,kemi 27 vjet qe na meson saliu si te rrojme apo si te votojme ,si te mastrubojme ,si te tubojme apo kendojme si te dashurojme apo si te degjojme cvjellin analistiket e bythes neper blogjet on lanes. what a fuck.shyqyr qe sjam ne atdheun tim te dashur dhe te shoh kakerdhite e cjapit sali dhe karcinit lul.me vdek eshte lule.

  4. Bariu says:

    kriminel i pandreqshem!

  5. Shpati says:

    Ik o plehre. ik o kriminel, kush jane ato gazetare e media qe te marrin ty per intervista. Ty duhet te te fusin ne nje terr mediatik qe mos dije njeri a egziston apo jo, e jo te te japin gjithe hapsiren e mundshme qe ti i paftyre te thuash e te shprehesh gjithe mllefin tend kriminal. Te zencin hakat e popullit dhe zoti marrte hak per o qelbanik. o plehre, o kriminel, kafshe me surrat njeriu, o bishe MUTI.

  6. Mali says:

    Ky Sali kurekushi eshte fajtor per te gjitha ngjarjet prej vitit 1990 e gjere me sote Se token e Shqiperis e ka djegur shume here me shoke prandaj nuk e done vetingun

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje