Skandali politik/ Basha sulmon grupin parlamentar të partisë së tij dhe i zhvlerëson para çadrës

6 Maj 2017, 20:35Politika TEMA

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ndoshta për herë të parë në historinë politike të Shqipërisë apo dhe më gjerë, ka sulmuar në prani të militantëve grupin parlamentar të partisë së tij, pra përfaqësuesit politikë në Parlament të PD.

Basha në fjalën e tij tha se “fitorja e djeshme(pardje) e Kavajës erdhi nga çadra dhe një fitore të tillë opozita nuk kishte mundur ta arrinte në 4 vite, dhe një fitore të tillë nuk kishte mundur ta bënte kurrë grupi parlamentar i Partisë Demokratike”.

Duke mbajtur në krah Ndriçim Kullën, i cili tre ditë më pare, mesa duket me porosi të Lulzim Bashës, sulmoi zërat ndryshe në PD, Basha çoi një mesazh të qartë drejt grupit parlamentar të PD.

Kreu demokrat nuk e vlerëson punën e tyre, aktivitetin deri diku e quan të dështuar dhe ky nuk është rasti i parë që kreu demorkat bën këtë veprim.

Që prej marrjes së tij të frenave të PD, Basha ka qenë shpërfillës ndaj grupit parlamentar dhe mosvlerësuar ndaj aktivitetit të tyre.

Gjatë këtij organizimi të PD, ai e shmangu grupin parlamentar, nuk e përfilli grupin parlamentar gjatë negociatave të reformës në drejtësi apo negociatave të tanishme për zgjidhjen e krizës politike.

Vendosi vetë të hynte në çadër dhe nuk pyeti askënd.

Grupin parlamentar më shumë po e përdor si roje te çadra, të cilët qëndrojnë dezhur me tre turne, se sa si deputetë dhe përfaqësues politikë, të cilët duhet të jenë pjesë e vendimmarrjes.

Akti i djeshëm i Bashës tregon ndarjen e tij përfundimtare me grupin palamentar të zgjedhur nga Sali Berisha në vitin 2013.

Ky është dhe një sinjal i një përplasjeje të thellë të kryetarit të PD me deputetët e kësaj force politike.

Flasim për ata që kanë mend dhe dije dhe dinë të debatojnë, jo për ata që i mbajnë iso kryetarit me shpresë se do jenë ende në listat e deputetëve, por këta të fundit do jenë të zhgënjyerit e mëdhenj.

Artikulimi i djeshëm i Lulzim Bashës ishte një qëndrim publik kundër grupit parlamentar të PD në mbështetje të disa zërave që sulmuan ditët e fundit Jozefina Topallin apo Majlinda Bregun, zëra të cilët kanë shpërthyer me komandon e Bashës.

Dhe këtë e tregoi dje publikisht duke e shpallur grupin parlamentar të PD të dështuar në këto 3 vite e gjysmë me gjithë betejën që shumica e tyre ka bërë në atë sallë, që Basha e quan të mbushur me kriminelë.

E ndërkohë që Basha shkonte e vinte në Holandë, në sallën e mbushur me kriminelë deputetët demokratë, mirë apo keq, zhvillonin një betejë mu në zemër të krimit.

Ndërsa Luli shijonte tulipanët gjatë ditës dhe vështronte dritat e kuqe gjatë natës.

Sa për Kavajën dhe fitoren e Lulit ka diçka që është shumë qesharake, Basha po feston tërheqjen e kandidatit të rivalit nga gara.

Suksesi i çadrës është mos zhvillimi i një gare, se po të zhvillohej ajo ndoshta Basha nuk do të ishte kaq festiv.

Pra, festimi i një fitoreje të paqenë dhe sulmi mbi grupin parlamentar janë dy qëndrime, që tregojnë se qëllimi i Lulzim Bashës nuk ka qenë aksioni politik, por forcimi i tij si kryetar, pasi pozitat mund t’i lëkunden së tepërmi në rast se humb zgjedhjet e ardhshme parlamentar me apo pa qeveri teknike. (Citynews)

9 komente në “Skandali politik/ Basha sulmon grupin parlamentar të partisë së tij dhe i zhvlerëson para çadrës”

  1. drejtesi says:

    Keto deputetet te cadres prej afro 3 muajesh a i marrin rrogat mujore si parlamentare ?besoj se i marrin,, duke mos qene ne parlament e jane kunder tij..Pse i lejon regullorja keto shkelje te renda ne dem te interesave te publikut e te pensionisteve..Eshte skandaloze qe kastes se larte burokratike i ngriten rrogat ne stratosfere,vecanrisht prokuroreve gjyqtareve,pedagogeve e dekaneve,bankiereve e drejtoreve te drejtorive ne ministrira.

  2. kashi says:

    te keqen e mendjes ore luli

    1. Kujtimi says:

      Ky eshte nje GOMAR qe nuk ka shok
      Kashi ky mendje Femie kerkon te behet kryeminister

  3. Treviso says:

    Lulzim Krimineli nuk ka sulmuar vetem deputetete e partise se tije, por ka sulmuar edhe votuesit e tije. Lulzim Krimineli nuk e kupton qe duke sulmuar deputetet e tije forcon akoma me shume qendrimet e partise Socialiste. Ai duke sulmuar deputetet e partis se tije sulmon edhe votuesit demokrat, qe me 18 qershore te votojne per partine Socialiste.
    Une keshilloj votuesit e partise Demokratike qe te mos bien pre te lojes se Lulzim Kriminelit. Ai i kupton tegjitha, don dhe i ben, se nuk i intereson asgje. Lulzim Krimineli i ben te gjitha keto lojra vetem e vetem per te shpetuar koken e tije dhe te Sali kryekriminelitit.

  4. uskania says:

    Basha është mashtrues dhe hileqar i thekur.Tani që deputetët nuk kanë çfar i bëjnë politikisht, i sulmon dhe do t’i sulmojë për t’i delegjitimuar për të ardhmen e tij pa të ardhme. Para mashtrues!

  5. Alban Dega says:

    Subject: ‘FITORJA E PIRROS ” APO “FESTA” E SALI VIDOVDANIT

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Sapo kryeministri Edi Rama njoftoi dje terheqjen e kandidatit te PS-se per kryetar Bashkie te Kavajes,”Cadra” krimit, qehajai i saj Lulezim Bashici dhe vete Sali Berisha shperthyen me klithmat e fitores.
    ” Fitorje! Fitorje! Fitorje! …Perpara per fitorje te reja “, sic buciste babai i tij ideologjik e shpirteror Qoftelargu!
    Nuk eshte hera e pare e as e fundit e festimeve te tilla nga PD-ja dhe Berisha
    ” Fitorje te tilla paci gjithmone ! ” ishte urimi i Rames per shpuren e cadres se krimit.
    Per cfare fitorje buciten cadraxhinjte dhe bosat e tyre dje !
    Per nje fitore tipike ala Fitore e Pirros…
    Vetem Sali Berisha dhe miqte e tij, serbet i festojne disfatat katastrofike si fitore te tyre.
    A e dini se Festa me e madhe kombetare e Serbise eshte Festa e Vidovdanit !?
    Cfare eshte Festa e Vidovdanit ?
    Vidovdani shenon disfaten totale te ushtrise serbe kunder turqve.
    Dhjetra mijera, disa thone mbi 100 mije ushtare e oficesere serbe u vrane dhe u masakruan nga ushtria turke.
    Mbreti i tyre Llazari u kap dhe ekzekutua .
    Serbia e u kthye ne nje koloni turke per mbi 300 vjet !
    Disfate jo vetenm totale por edhe katastrofike per Serbine!
    Vetem Beogradi dhe dhenderri i tij Sali Berisha festojne Fitoren e Pirros dhe disfatat totale al Vidovdan!
    Ndaj jo rastesisht Edfi Rama e uroi dje Berishen dhe klyshin e tij Bashic :
    – Fitore te tilla paci gjithmone !
    Kjo disfate e tyre pati edhe nje humbje tjeter te rende…
    ” Banda e Gangstereve”,’ Mafia”e kusareve dhe vrastareve “qe ka dale krejt jashte kontrollit” ne cmendurine dhe krizen e plote
    te “njeriut shtet” dhe te “Partise nje Kryebandit” me familjen e tij humben edhe rreth 2 milione euro te paguara per cdo pjesmarres ne kete proteste si dhe per transportin nga rrethet drejt Kavajes. Cdo pjestar ne kete cmenduri te eshte paguar me rreth 50 euro, sipas te dhenave teper te sigurta.
    Pa u shuar ende jehona e kesaj fitorjeje Pirroje Partia e Cadres se krimit, jep nje sihariq te ri…
    Me 13 maj, Kavaja do te cvendoset ne Tirane… Eshte fakt i njohur se numri 13 eshte nje numer ters… Aq ters sa edhe kur e kane ditelindjen ne ate date shume amerikane, angleze… e zhvendosin festimin nje dite para ose nje dite mbrapa!
    PD-ja dhe Cadra e krimit kane marre rrugen e tersit!
    Vetem Vetingu dhe Reforma ne Drejtesi mund dhe duhet tu heqe tersin ne krye te tyre, Derrrin Mach te Vicidolit dhe qehajajn e tij zecjerre e klithmashtjerre… qe ben te fortin klur nuk ka as ze per te dhene kushtrim brenda nje cadre e jo me nje shteti si Shqiperia !
    Fitorje…. Fitorje …. Fitorje….. te tilla paci dhe do te keni gjithmone!
    Fitore e Pirros dhe Festa Vidovdani paci gjithmone ! Amin !

  6. Alban Dega says:

    Subject: ‘FITORJA E PIRROS ” APO “FESTA” E SALI VIDOVDANIT

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Sapo kryeministri Edi Rama njoftoi dje terheqjen e kandidatit te PS-se per kryetar Bashkie te Kavajes,”Cadra” krimit, qehajai i saj Lulezim Bashici dhe vete Sali Berisha shperthyen me klithmat e fitores.
    ” Fitorje! Fitorje! Fitorje! …Perpara per fitorje te reja “, sic buciste babai i tij ideologjik e shpirteror Qoftelargu!
    Nuk eshte hera e pare e as e fundit e festimeve te tilla nga PD-ja dhe Berisha
    ” Fitorje te tilla paci gjithmone ! ” ishte urimi i Rames per shpuren e cadres se krimit.
    Per cfare fitorje buciten cadraxhinjte dhe bosat e tyre dje !
    Per nje fitore tipike ala Fitore e Pirros…
    Vetem Sali Berisha dhe miqte e tij, serbet i festojne disfatat katastrofike si fitore te tyre.
    A e dini se Festa me e madhe kombetare e Serbise eshte Festa e Vidovdanit !?
    Cfare eshte Festa e Vidovdanit ?
    Vidovdani shenon disfaten totale te ushtrise serbe kunder turqve.
    Dhjetra mijera, disa thone mbi 100 mije ushtare e oficere serbe u vrane dhe u masakruan nga ushtria turke.
    Mbreti i tyre Llazari u kap dhe ekzekutua .
    Serbia e u kthye ne nje koloni turke per mbi 300 vjet !
    Disfate jo vetem totale por edhe katastrofike per Serbine!
    Vetem Beogradi dhe dhenderri i tij Sali Berisha festojne Fitoren e Pirros dhe disfatat totale al Vidovdan!
    Ndaj jo rastesisht Edi Rama e uroi dje Berishen dhe klyshin e tij Bashic :
    – Fitore te tilla paci gjithmone !
    Kjo disfate e tyre pati edhe nje humbje tjeter te rende…
    ” Banda e Gangstereve”,’ Mafia”e kusareve dhe vrastareve “qe ka dale krejt jashte kontrollit” ne cmendurine dhe krizen e plote te “njeriut shtet” dhe te “Partise nje Kryebandit” me familjen e tij humben edhe rreth 2 milione euro te paguara per cdo pjesmarres ne kete proteste si dhe per transportin nga rrethet drejt Kavajes. Cdo pjestar ne kete cmenduri te eshte paguar me rreth 50 euro, sipas te dhenave teper te sigurta.
    Pa u shuar ende jehona e kesaj fitorjeje Pirroje Partia e Cadres se krimit, jep nje sihariq te ri…
    Me 13 maj, Kavaja do te cvendoset ne Tirane… Eshte fakt i njohur se numri 13 eshte nje numer ters… Aq ters sa edhe kur e kane ditelindjen ne ate date shume amerikane, angleze… e zhvendosin festimin nje dite para ose nje dite mbrapa!
    PD-ja dhe Cadra e krimit kane marre rrugen e tersit!
    Vetem Vetingu dhe Reforma ne Drejtesi mund dhe duhet tu heqe tersin ne krye te tyre, Derrin Mach te Vicidolit dhe qehajajn e tij zecjerre e klithmashtjerre… qe ben te fortin klur nuk ka as ze per te dhene kushtrim brenda nje cadre e jo me nje shteti si Shqiperia !
    Fitorje…. Fitorje …. Fitorje……….. !
    Fitore e Pirros dhe Festa Vidovdani paci gjithmone ! Amin !

  7. Te ikin nga bunkeri i fundit i PPSH qe eshte tek ish-SHQUP_i, te dalin hapur kundra Partise Fashiste qe ka familja Berisha dhe krimi saj qe nga Dhjetori 1990. Keshtu pastrohet kerrma Berishajne dhe zedhenesit e tij me Lulushin ne krye.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje