Amerika shumë shpejt do të flasë ashpër, Saliu i hyri rrugës së turpit historik

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Nga Spartak Ngjela

Berisha bojkotoi zgjedhjet: interesi historik i Shqipërisë e ka në favor.Berisha me një gjuhë apolitike, shpreson të destabilizojë Shqipërinë, që t’i shpëtojë pastrimit antikirrupsion.

Por a i ka mundësitë reale?

l.Asgjë nuk mund të ndodhe: e vetmja shpresë e të mundurit, është që të mos ketë asnjë shpresë.

Lufta me Amerikën do forcë dhe jo lëngim. Saliu është nën një lëngim patologjik me gjithë grupin e tij që i trembet antikorrupsionit dhe nuk arrin të kuptojë se tani nuk i mbetet gjë tjetër veçse të shohë me shqetësim rrjedhën e ngjarjeve antikorrupsion në Tiranë.

Ai nuk ka forcë, as të durojë atë që po i vjen, dhe as ta frenojë atë.

Drejtësia reale në Shqipëri është domosdoshmëri historike. Të gjithë shqiptarët duhet të jenë optimistë për këtë.

Shqipëria është anëtare e NATO-s dhe forca amerikane është garancia e sigurt e stabilitetit shqiptar.

Keni për ta parë…

ll.Shqipëria po hyn në një epokë të re; në epokën e pastrimit të krimit.

Shtyrja e Reformës në Drejtësi nga të tremburit prej saj i ka bezdisur shumë perëndimorët, sidomos politikën amerikane. Kurse të gjitha forcat që janë kundër aleancës shqiptaro-amerikane, i kanë drejtuar shpresat të korrupsioni shqiptar.

Në fakt ky është akti i fundit antishqiptar i Athinës, Shkupit dhe Beogradit; por është në fakt dëshpërim. Sot këta janë në mbështetje të destruksionit Berisha në Shqipëri, ashtu siç kanë bërë historikisht me forcat retrograde e të korruptuara të Shqipërisë.

Por, a mund të ndodhë kjo?

Saliu shpreson te antishqiptarizmi ballkanik, kurse politika amerikane kuptohet se i ka marrë të gjitha masat.

Dhe ja shenjat që e provojnë këtë:

1. Neutralizimi i plotë i Ivanovit dhe Gruevskit në Shkup në favor të çështjes shqiptare në Maqedoni.

2. Tërheqja që i kërkuan kryeministrit shqiptar nga zgjedhjet në Kavajë, dhe përkrahja e paqes sociale që shprehu politika amerikane në favor të kryeministrit shqiptar, kur ky u largua nga zgjedhjet administrative në Kavajë.

3. Shprehja e hapur e interesit amerikan për botën shqiptare në Ballkanin Perëndimor kundër destabilitetit që kërkohet nga sllavo-grekët kundër forcimit të faktorit shqiptar në Ballkan.

lll.Për të gjitha këto, kjo çështje tani është e mbyllur. Shqiptarët do të votojnë më 18 qershor. Prishja e zgjedhjeve, siç po llomotit Lulzim Basha është një pamundësi absolute.

Saliu ka gjetur një fëmijë që t’u flasë amerikanëve për luftë, por zgjedhjet në një vend delikat për NATO-n, janë elementi thelbësor i stabilitetit të qeverisjes.

Çdo përpjekje për destabilitet në një vend të konsideruar kyç për përplasje me kundërshtarët e aleancës atlantike, ndëshkohet nga forca e aleancës, në rastin e Shqipërisë nga Shtetet e Bashkuara.

Vl.A do të përdorë forcë politik amerikane kundër korrupsionit shqiptar që po kërkon destabilizimin e Shqipërisë?

Sigurisht që po. Dhe me forcën e moralit që i jep situata proshqiptare në Shqipëri, shpejt do të shfaqet gjuha politike amerikane e ashpër dhe e drejtpërdrejtë kundër atij që është bashkuar me kundërshtarin e aleancës atlantike dhe interesit shqiptaro-amerikan.

Saliu i hyri rrugës së turpit historik. Sigurisht që ai është në hall kundrejt ndëshkimit antikorrupsion, por marrëzia e individit nën një presion psikologjik të këtij lloji, ka çmim shumë të rëndë për të paguar.

Gjithsesi shqiptarët janë sot të sigurt dhe të siguruar për të ardhmen e tyre perëndimore.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

18 komente në “Amerika shumë shpejt do të flasë ashpër, Saliu i hyri rrugës së turpit historik”

  1. ''....askush nuk urrehet me shume,se ai qe thote perhere te verteten[Plato]. says:

    AMERICA nuk e rruan shume per nje vend islamik[90% muslims] o Gjel karagiozi…………..

    1. u dhim tu qesh says:

      Pisoglendi mou,Amerika e rruan shume per pontet e Gerqise ne fakt 😀 😀 😀

      1. e verteta djeg says:

        Ardhacaket nga Deti i zi nuk kane asnje lidhje me Platonin, nga yzmeqare te shqiptareve musulmane na u bete pasardhes te grekeve te lashte!!

    2. Timi says:

      Bravo Ngjela. Beji cope keta anti-shqiptare! Te lumte! Shpresojn qe qeveria te tregoje forcen ndaj ketyre antishqiptareve dhe jo vetem lule e dege ulliri sepse ata vetem po thyejne ligjet cdo dite. Ata po perpiqen te bejne grusht shteti duke kercenuar per dhune dhe vrasje te qeveritareve shqiptar. hjsht kerkojne destabilizimindhe marrjen e qeverise me dhune. Sigurisht qe ne besojme tek mbeshtetja amerikane por duhet me shume ndihme per policine shqiptare me mjete te sofistikuara per te neutralizuar kriminelet e dhunshem te Saliut.

    3. Albaniac says:

      Për Uashingtonin, duke ndihmuar në shpërbërjen e Jugosllavisë, jo vetëm që do të krijonte shtetet e kliente për Shtetet e Bashkuara, por gjithashtu, në të mirë e shqiptareve, do ta mbaj Rusinë larg nga Ballkani, ose, më e keqja, do të kufizoj ndikimin rus në rajon . Një prani amerikane në Ballkan do të lejonte gjithashtu që politikëbërësit e USA të projektonin pushtetin amerikan përtej rajonit, siç ka bërë me Camp Bondsteel, në Kosovë, për gati njëzet vjet. Ky camp jo rastësisht, është një nga bazat më të mëdha ushtarake amerikane në botë, që strehon deri në shtatë mijë ushtarë dhe një sërë pajisjeve ushtarake.
      Por, pavarësisht penetrimit amerikan ne Serbi, të ndihmuar nga Bashkimi Evropian dhe i përshpejtuar me kryeministrin aktual Aleksandër Vuçiq, gjithnjë e më shumë serbët po e kuptojne efektet të ndikimit amerikan në vendin e tyre – politikisht, ekonomikisht, ushtarakisht – dhe kështu ndjenja anti-perëndimore në Serbi është tashmë e përhapur.
      Moska e kupton rëndësinë gjeostrategjike të Ballkanit për sigurinë kombëtare ruse dhe, ashtu si Rusia Cariste dikur po fillon të përfitojë nga ndjenja pro-ruse në Serbi, Mal të Zi, Republika Sërbska (entiteti serb i Bosnjës dhe Hercegovinës) dhe Maqedonia. Dhe eshte Maqedonia sot qe USA e konsideron si një mjet efektiv për mbajtjen e amerikanëve në Ballkan, serbët pa influence në Ballkan dhe rusët jashtë Ballkanit.
      Mbas bombardimeve ne ish Jugosllavi, USA i dhe nje mbeshtetje Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës,dhe Uashingtoni ka kultivuar një marrëdhënie jashtëzakonisht të fortë me shqiptarët në Ballkan – në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni. Paraardhja amerikane në rajon mbështetet, në një masë të madhe, në përkrahjen e zjarrtë që merr nga shqiptarët atje , në të vërtetë, shqiptarët janë një nga mbështetësit më të vendosur të Amerikës në botë. Kjo është një marrëdhënie reciprokisht e dobishme.
      Nën patronazhin amerikan, themelet për një Shqipëri të Madhe kanë filluar të marrin formë. Dhe zonat që bien nën një Shqipëri të Madhe përfshijnë Kosovën, pjesë të Maqedonisë, si Tetova, Lugina e Preshevës në Serbi dhe pjesë të Malit të Zi, si Malesia.
      Përkrahësit të një Shqipërie të Madhe kanë demonstruar qartë përfshirjen e tyre në krizën në Maqedoni. Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, u ka bërë thirrje shqiptarëve etnikë në Maqedoni që të “marrin fatin e të drejtave të tyre në duart e tyre”.
      Duke iu përgjigjur krizës në Maqedoni, Ministria ruse e Punëve të Jashtme ka akuzuar SHBA dhe BE për ndërhyrjen në punët e brendshme të vendit dhe për mbështetjen e “projektit të Shqipërisë së Madhe që përfshin zona të mëdha në një numër shtetesh ballkanike”.
      Nga Uashingtoni duke luajtur kartën shqiptare në Maqedoni, vendi mund të pushojë së ekzistuari ose mund të reduktohet ndjeshëm në përmasa, duke kufizuar kështu praninë e ardhshme ruse atje. Pjesët e dominuara nga shqiptarët e Maqedonisë mund të unifikohen nën një njësi të vetme dhe të përsërisin atë që bëri Kosova: te behen te pavarur. Kjo do të shërbejë gjithashtu si një paralajmërim për Serbinë: nëse serbët vazhdojnë me ndjenjat e tyre anti-perëndimore, atëherë Shqipëria e Madhe mund të shtrihet në Serbi, në Luginën e Preshevës, të cilat mund ta zvogëlojnë vendin madje Më tej në madhësi.
      Pavarësisht se ekziston një administratë e re amerikane, ka shumë pak shanse që Presidenti Trump të ndryshojë politikën e Uashingtonit në Ballkan dhe të braktisë atje shqiptarët. Në të vërtetë, Trump demonstroi mbështetjen e tij të plotë ndaj Kosovës në shkurt, kur ai i dërgoi një mesazh Presidentit kosovar Thaçi dhe e pergezoi per parvaresine e Kosoves.
      Trump nuk do të heqë dorë nga mbajtja e Amerikës në Ballkan, sepse dominimi i vazhdueshëm amerikan i rajonit do të ndihmojë në arritjen e qëllimit të Presidentit të USA për të siguruar pushtetin global amerikan, së bashku me Premtimin e tij për të rritur buxhetin e mbrojtjes amerikane dhe për ta bërë arsenalin bërthamor amerikan më të madh në botë.

      Maqedonia është vendi ku vendosmëria e Uashingtonit për të mbizotëruar në Ballkan po fillon të luhet shume seriozisht. Aleanca amerikano-shqiptare është vdekjeprurëse për sigurinë dhe stabilitetin rus te rajonit historikisht të paqëndrueshëm. Megjithatë, për amerikanët dhe shqiptarët, kjo është një situatë e favorshme. Me ndihmën e shqiptarëve, USA do të mbetet fuqia kryesore jashtë në Ballkan. Dhe me ndihmën e amerikanëve, qëllimi shqiptar për të realizuar një Shqipëri të Madhe do të marrë një hap tjetër përpara.

      Presidenti Trump po fillon të luajë kartën më të madhe të Uashingtonit – shqiptarët – në Maqedoni. Let’s make Albania great again” po fillon të marrë një dimension tjetër.

      Albaniac

  2. mirel says:

    Deklarata e Takut kjo?

  3. agim says:

    Faleminderit qe te pakten na mbane me shprese…dhe te shpresojme…….

  4. Agi says:

    O tiku taku o spihun po boll po han m…… gjith kit vite per nje karrike qe kurr sdo ulesh ne te. Je nje mbeturin e sigurimsave. Banu burr kto pak dit qe te kan ngel

  5. besniku says:

    Te verteta te gjitha!
    Por ata qe drejtojne Saliun e kane ndare mendjen, destabilizim me cdo kusht: duhet te pengohet dhe te asgjesohet mbeshtetja euro-amerikane ne Shqiperi dhe ne Ballkanin Perendimor.

    Saliu e ka marre vijen e sjelljes nga Rusia, Serbia dhe Greqia. Ai e ka veshtire te terhiqet se per kete ka marre edhe parate nga Fondi Special i sherbimeve inteligjente te vendeve te mesiperm.
    Shpresojme dhe besojme shume te ndodhe sic thote Avokati!

  6. tironci says:

    Po ky eshte budalle more, sikur krimi fle vetem te Saliu. O budalle gjithe Shqiperia eshte e ndare ne bastione qe i komandojne kriminelet, kush e perzuri libanezin ne gji te Lalzit a sqe kjo skote kriminele.
    Cdo vend lagune, sektor shitje, turizmi e cdo sfere e jetes eshte e doren e krimineleve te forte.
    E ne krye te tyre eshte vene Rama, ajo sponzorizon Ramen te vjedhe zgjedhjet e ajo mer privilegje pasi hip ne karrike Rama
    Kjo eshte e keqja e Shqiperise o i currufjepsur, jo nje plak i mbaruar si Saliu.

    1. Tanguli says:

      Katnaro,se i ka bo halabaku jot Sala kto maskaralliqe kjo nuk domethone qi i bojne ene kunershtaret tuj! A kupto mer manall!? Se je ti kurve kjo s’do me thone qi jon t’gjitha kurva mer sumcpum 😀
      T’fala kurvave qi ke n’oborr t’cadres!!!

  7. Kujtimi says:

    Taku Saliu nuk ka turp
    Per ate qe beri per shqiperin duhet te ndeshkoen me voten e popullit dhe ligji duhet te veproi sa me pare

  8. Qytetari Analog says:

    Nuk e di a i ka kapercyer Spartaku apo gazeta, por ne tekst mungojne kaptinat IV dhe V. Mbase jocuditerisht eshte kapercyer nga kaptina III ne kaptinen VI. Po nje gje eshte e sigurte qe si Spartaku edhe redaktori duhet ta kene the ne CV-ne e tyre qe e zoterojne shkelqyeshem Microsoft Word-in.

  9. Per cfar Turpi o tu fol Avokati !!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!
    qysh kur njofin turpin shkerdhatat e islamit ?
    ate e kan ne vend te shijes se kripes (turpin) per maskaralliqet e pabesite qe bejn

    perdor termin e duhur Avokat ,qe te ket kuptim llogjik ajo qe do te shprehesh e ndermjetesosh opinionit
    sepse e gjitha kthehet ne nji shaka ,pakuptim

  10. Populli says:

    Hallall plako per analizrn

  11. agi says:

    🇪🇺🇺🇸🇩🇪🇪🇺🇺🇸🇩🇪🇪🇺🇺🇸🇩🇪🇪🇺🇺🇸🇩🇪🇪🇺🇺🇸🇩🇪🇪🇺🇺🇸🇩🇪
    PD-ja, po shkatërrohet nga Basha-BERISHA,!
    PD-ista! MOS U GËNJENI!!

  12. edi says:

    Avokat,
    Ke rrjexhur,jo se shan Berishen, jo apsolutisht(hyj tek ata qe mendojne se eshte e pamundur te gjesh politikane te pakorruptuar ne Shqiperi).
    Ke rrjedh se nuk kontrooln dot pasionet e tua, se sillesh si femijeqe shajne ne fb njeri tjetrin.
    Ke rrjedh se nuk po kujdesesh per ate qe ti flet aq shume dhe qe per njerezit e kulturuar asnjehere nuk e ke pas-racionalitetin.
    Je i korruptuar sepse e shikon korruptionin vetem ne njeren ane-Berisha,nderkohe qe ja njeh mire luksin dhe life style Rames e kulisheve te Rilindjes.
    Do te te justifikoja vetem nese vuan simptomen qe te diagnostikoi Rakipi: “Kolonelit nuk i shkruan njeri”.
    Nuk eshte faji jot,eshte faji i kryeredaktoreve qe botojn “shfryrjet e tua”,
    Sado te zgjedhesh fjalet…prape ..ku perserit te njejten fucking ide:Saliu i keq,Edi i mire…je boaring…
    Shtypi,eshte uzurpuar nga te njejtet njerez qe ua shohim fytyrat cdo dite…cdo ore…
    Avokat, edhe Ciceroni te ngrihesh nga varri do behesh i merzitshem ..jo ti…
    Troc :N’a cave trapin, shqipja ska shprehje me te sakte per te definuar sjelljen tende…

    Ps
    Berisha ,rreth 20 lider te se djathtes,Rama rreth 20 lidere te se majtes jane te felliqur dhe te korruptuar,
    Ti perfshire, nuk eshte e thene te marrexh para te jesh i korruptuar, te zhtremberosh realitetin ehste gjithashtu korrupsion.

  13. lyl lo....ja says:

    Taku
    Te kam RIXHA mos fol me per keto plehra leri se rrota e historise do ti shtyp me dashje apo pa dashje
    Te lutem leri halerat se jane bere me shume se jashteqitje e ketij vendi

    Te paca

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *