Basha: S’ka zgjedhje, 18 qershori ka rënë ligjërisht

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha tha se zgjedhjet e 18 qershorit kanë rënë moralisht dhe ligjërisht dhe smund të këtë zgjedhje.

“Edi Rama dhe Ilir Meta kanë thyer kodin zgjedhor se ligjërisht nuk ka zgjedhje në 18 qershor, nuk ka lista kandidatësh për 18 qershor” – tha Basha

Duke folur nga çadra e opozitës Basha ka hedhur një sërë akuzash për KQZ.

“Sot KQZ ka bërë harakirin total, ka refuzuar të vërë në dispozicion të tre anëtarëve të votuar nga opozita, listat e partive që janë detyruar të mbledhin firmat për partitë që janë futur në zgjedhje. Kanë refuzuar sepse kjo KQZ është bërë mburojë e paligjshmërisë. KQZ ka marrë sot fund për ne si entitet i ligjshëm”– tha Basha.

Më tej Basha tha se sot po përvijohen dy Europë, ajo e barazisë para ligjit dhe votës së lirë si dhe Europa e atyre që nuk shohin kanabisin dhe ata që drekojnë në të njëjtat restorante ku qëndrojnë edhe kriminelët më të rrezikshëm.

“A mund të ketë demokraci pa themelin e demokracinë që është vota e lirë. sot për fa të keq po përvijohen dy Europa. Europa që ne duam, e lirisë, e barazisë, e të drejtës dhe ligjin, e konkurrencës së ndershme. Për fat të keq, kemi parë edhe një faqe të shëmtuar që kurrsesi s’mund të përfaqësojë Europën e vërtetë. E kam fjalë për ata që nuk e shohin drogën, edhe po u rritet përballë ballkoneve të tyre të vilave luksoze. Ata jo vetëm që i shërbejnëi qeverisë, por e kanë kthyer në mision luftën ndaj opozitës”, u shpreh Basha.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

3 komente në “Basha: S’ka zgjedhje, 18 qershori ka rënë ligjërisht”

  1. Sheqerja says:

    Ha o Bashe ha,se Berisha spaska te mbaruar , O i zi si nuk e kupton qe “ai burri i Nokes ” po te perdor ne menyren me ordinere si njeri se si politikan ske qene, nuk je e nuk do te jesh kurre ,jo se dua une ,por fatkeqesia jote ,nuk ke B Y T H E.

  2. BERISHA LARGOHU 👎 says:

    Basha ka te drejte ne lidhje me zgjedhjet, ku eshte populli qe nuk proteston me moton duam te votojme me 18 qeshor?

  3. ABC says:

    Kjo KQZ tja u leroje ato qe keni ne krah dhe me teper. Harove ate arrogantin qe ishte ne krye te KQZ-se dhe pieshe pa u gdhire?? Tani ti rruani bol3t KQZ-se.

Lini një Përgjigje te BERISHA LARGOHU 👎 Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *