Bojkoti i zgjedhjeve, asgjësohet statuti i Partisë Demokratike

7 Maj 2017, 09:39Politika TEMA

Vendimi i krerëve të partisë më të madhe në opozitë për të mos marrë pjesë në zgjedhjet parlamentare të 18 Qershorit, pa qeveri teknike dhe votim elektronik, e ka futur Partinë Demokratike në një hulli paligjshmërie, ndërsa që nga dita 73 e ngujimit para Kryeministrisë, po provokon edhe ndarjen kësaj partie në dy kampe, pro dhe kundra linjës së bojkotit.

Pikësëpari, këmbëngulja për t’u mos u regjistruar në zgjedhjet parlamentare nuk reflekton vullnetin apo vendimmarrjen e asnjë forumi apo strukture të Partisë Demokratike. Edhe qëndrimi i fundit i grupit parlamentar demokrat, i cili vendoi të vijojë linjën e bojkotit, nuk gjen asnjë referencë në statusin e PD.

Sipas Statutit të PD, grupi parlamentar nuk mund të diktojë vendimet politike të partisë, por mund t’i propozojë Këshillit Kombëtar për çështjet që janë kompetencë e këtij të fundit. Për rrjedhojë, shmangia e forumeve të larta të PD, kërcënimet publike me luftë, bllokimi i reformave dhe mosregjistrimi në zgjedhje brenda afateve, ka shkalur disa pika kyçe të Statutit të Partisë Demokratike, duke e zhbërë këtë dokument themelor që rregullon veprimtarinë e partisë. Neni 9 i Statutit parashikon format e veprimit të partisë për realizimin e objektivave të ndryshme. Ky nen përjashton bojkotin e zgjedhjeve dhe forma të paligjshme, për të realizimin e një objektivi, në rastin konkret mosbindje civile për krijimin e një qeverie teknike. Një tjetër pikë e shkelur e Statusit të PD është pika ‘d’ e nenit 37, e cila parashikon që Këshilli Kombëtar vendos të gjitha kandidaturat elektorale, sipas propozimit të Kryesisë së PD. Këshillit Kombëtar duhet të kishte miratuar kandidatët për deputetë të PD para datës 29 prill, gjë e cila nuk ka ndodhur, për shkak të një vendimi jashtë forumeve.

Aksioni i paligjshëm

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka shkelur edhe nenin 8 të Statutit të PD, i cili ndër të tjera parashikon që funksionimi i PD bazohet në demokracinë e brendshme, e shprehur përmes votës së anëtarëve të saj. Në rastin konkret, Basha thotë se vendimi për të mos hyrë në zgjedhje e ka marrë populli, pretendim i cili nuk gjen mbështetje në asnjë pikë të statutit. Neni 38 i Statutit të PD parashikon që kryetari i partisë ka për detyrë vetëm të sigurojë zbatimin e vendimeve të organeve të partisë dhe jo të marrë vendime pa vullnetin e organeve të partisë, siç ishte vendimi i datës 18 Shkurt, për të mos hyrë në zgjedhje. Ndërkaq, neni 35 pika 1 e Statutit të PD parashikon që është Kuvendi Kombëtar ai që vendos për linjat kryesore të politikës së Partisë Demokratike. Në rastin konkret, Lulzim Basha dhe Sali Berisha ka ndryshuar politikën e PD, duke shmangur Kuvendin Kombëtar të partisë.

Shkeljet e tjera

Përfaqësues të Bashkimit Evropian kanë deklaruar hapur se Partia Demokratike, me anë të bojkotit të Kuvendit, që ka sjellë ‘ngritjen’ e Vetingut, po pengon procesin e integrimit të Shqipërisë. Ky aksion i opozitës, me pasoja në sfidën e integrimit, bien ndesh pikën 12 të nenit 2 të Statuti të PD, ku parashikohet se një ndër objektivat e kësaj partie është të integrojë Shqipërinë si anëtare dinjitoze në Bashkimin Europian.

Shkeljet

Shmangia e forumeve të larta të PD, kërcënimet publike me luftë, bllokimi i reformave dhe mosregjistrimi në zgjedhje brenda afateve, ka shkalur disa pika të Statutit të Partisë Demokratike.

Bojkoti

Neni 9 i Statutit parashikon format e veprimit të partisë për realizimin e objektivave të ndryshme. Ky nen përjashton bojkotin e zgjedhjeve apo format e paligjshme për të realizimin e një objektivi, në rastin korrekt mosbindjen civile për krijimin e një qeverie teknike.

Disa nga pikat e shkelura të Statutit të PD

Neni 2

Përcaktimi politik dhe qëllimet

…Të integrojë Shqipërinë si anëtare dinjitoze në Bashkimin Europian…

Neni 2 pika 4

PD i realizon objektivat e veta politike nëpërmjet komunikimit politik përmes zgjedhjeve, në përputhje dhe respektim të plotë të kuadrit kushtetues dhe ligjor të Republikës së Shqipërisë.

Neni 8

Funksionimi i PD bazohet në demokracinë e brendshme, e shprehur përmes votës së anëtarëve të saj.

Neni 9

Format e veprimit

PDSH për realizimin e objektivave dhe funksioneve të saj përdor mediat private e publike, manifestime e protesta, takime të hapura e tubime, konferenca e seminare si dhe çdo formë tjetër të ligjshme.

Neni 35

Kompetencat e Kuvendit Kombëtar

1- Vendos për programin e Partisë dhe linjat kryesore të politikës së saj, të cilat janë bazë pune për të zgjedhurit e PDSH në nivel qendror e vendor, si dhe për pushtetin ekzekutiv të drejtuar prej saj;

Neni 37

Kompetencat e Këshillit Kombëtar

Neni 38

Kryetari i Partisë

Kryetari i Partisë kryeson organet qendrore të Partisë dhe siguron zbatimin e vendimeve të tyre./shqiptarja.com/

15 komente në “Bojkoti i zgjedhjeve, asgjësohet statuti i Partisë Demokratike”

  1. Labi says:

    Arrestoni Zenin dhe merr fund filmi.

    1. Kujtimi says:

      Cadra e LEMERIS mbushur me bandit llapaqen

  2. Peco says:

    Sa e cuditeshme!!!!! Paska shkelur zoti Berisha statutin e Partise! Kjo nuk ka bere vaki kurre. C’te jete valle ajo qe e ka bere zotin Berisha, njeri I njohur qe ‘nuk bene asnje hap pa pyetur strukturat e Partise’ te veproje ndryshe ne nje rast te tille? Ah, ore djali I Kristaq Rames, degjove? Degjova thuaj! Je ti mor I paudhe qe e detyron Zotin Berisha, nje individ I njohur per sjelljen e tij te bute si mendafsh, te ndermarre veprime te tilla. Ku nuk te con I ligu me sjelljen dhe qendrimin e tij….

  3. kombi says:

    Berisha e ka bere partine prone private, ben cfare te doje. Lulzimja zbaton urdherat e eprorit legjendar Sali Sheqeres.

    1. Berishani says:

      Partita jone pdsh domarre pjese ne zgjedhje dhe 18 qershor dote fitoje

  4. supermbesa nga Hollanda says:

    Njeriut qe ka lindur ne Vucidol (lugina e ujqervet) nga nje grua e quajtur Sheqere,se per baben ka dyshime, nuk ka per se i duhet ndonje statut apo kushtetute. Aty ku eshte ritur ai respektohet vetem kanuni por edhe ky i bastarduar.

  5. kuq e zi says:

    pd do ja cjerre masken imperialisteve amerikane
    ” rrofte pd-ja rrofte shoku salih”

  6. Mirush says:

    E para e punës , nuk ka shkelur asnjë ligj, sepse nenet e një statuti nuk janë njëlloj me ligjet e shtetit. E dyta, pse habiteni, këta janë kriminele, me statutin de ligjet fshijne by then.

  7. Bekimi says:

    Ç’na qenka kjo hata kështu!!!!
    Pse nuk paditet në gjykatë prishësi i rregullave partiake?
    Apo nuk ka njoftuar Top Channel për numrin “Ti raporto”?

  8. Flamuri says:

    Pa me thuani te dashur demokrat si ta qeverise shqiperin ky Basha
    kur vet ne partin e vet ka sjellur vetem kaos,,prandaj merreni me mend si do te duket shqiperia
    me Kryeminister Basha .Nje katastrofe e vertetë.Rama mos lesho me pe

  9. Mihali says:

    Kot e kini diagonal eshte e qarte “eshte ne fazen e etheve te V E T I N G U T”.

  10. deti says:

    atehere mir qe e kuptuat dhe po ja tregoni.deri sa brenda p.d. nuk ka antar te mbrojne vehten e te drejtat e tyre duhet ta lini qenin e strokosur te kaperdihet me jarget e tije.mos u merni fare me te se po i rritet mendja.

  11. albaniafirst says:

    Edhe Enveri dikur bente mbledhje e Kongrese nga ku hidheshin direktivat per te ardhmen e vendit. Ne fakt e dime te gjithe se cfare thuhej neper keto mbledhje ishin perseritje te fjales se merhumit, por te pakten sa per procedure, mbledhjet e kongreset beheshin. Saliu ne kete pike ja ka kaluar idhullit te tij, Enverit

  12. Bozen says:

    E verteta eshte se pd u fromua nga hajdutet ,kriminelet dhe kurvat .

  13. komentatori nga cadra e gjyqit per portalin e zenit says:

    vendimi i fundit i mbledhjes seckresise me grupin parlamentar:-pd ndryshon statusin e saj joridik.nga parti politike shnderrohet ne ojjq,e ka per qellim te mbroje dhe perfaqesoje interesat ekonomike te familjes berisha.ftojme ish antaret ti bashkohen qellimit tone fisnik.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje