Higuain,vetëm 6 gola larg rekordit absolut

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Gonzalo Higuain shumë pranë rekordit. Transferimi i sulmuesit të bardhezinjve i kushtoi jo pak drejtuesve të “Zonjës së Vjetër”, por parat e investuara nuk kanë shkuar dëm. Në takim kundër Torinos, ishte argjentinasi ai që shpetoi skuadrën nga humbja. Goli i realizuar nga El Pipita ka bërë që sulmuesi të jetë vetëm një hap larg rekordit absolut të rrjetave të realizuara në një sezon të vetëm.

Në fakt deri më tani, 29-vjecari në total ka realizuar 32 gola, në kampionat Higuain regjistron 24, në Kupën e Italisë 3 dhe në Champions League 5 finalizime. Në sezonin e kaluar argjentinasi arriti shifra të frikshme me fanellën e  Napolit, duke shënuar në total  36 gola në Seria A dhe vetëm në Europa League. Duke konsideruar që janë në dispozicion edhe 3 ndeshje, një finale Kupe italie dhe me shumë gjasa dhe një tjetër finale shumë e rëndësishme sic është ajo e Champions League, objektivi për të thyer rekordin e sezonit të kaluar duket i realizeushëm.

Kush mendonte se El Pipita i sezonit të kaluar nuk do të përsëritej më, ka gabuar, pasi argjentinasi po udhëton sërish në të njëjtat ritme. Asnjë gol i realizuar me 11-metërsh, një tjetër plus ky që i shtohet sulmuesit. 90 milionë Eurot e shpenzuara gjatë merkatos së verës për Gonzalo Higuain, u cilësua si një cmënduri, pasi 29-vjecari nuk do ti justifikonte, faktet flasin ndryshe, Higuain është njeriu gol për skuadrën e Juventusit.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *