Maqedonia në pritje të qeverisë së re, Xhaferi: Seanca e radhës e Kuvendit brenda 15 ditëve

7 Maj 2017, 09:10Rajoni TEMA

Kryetari i ri i Parlamentit të Maqedonisë, Talat Xhaferi, njoftoi presidentin e vendit mbi formimin e shumicës së re parlamentare dhe plotësimin e të gjitha kushteve për mandatimin e Zoran Zaevit për kryeministër.

 

Kryeparlamentari Talat Xhaferi theksoi, se thirrja e seancës së radhës të Parlamentit varet nga mbërritja e propozim-programit dhe propozimit për përbërjen e Qeverisë së re. Ai ka thënë se kjo do të kryhet në një afat prej 15 ditëve. “Presidenti Ivanov ka obligim që në një afat prej 10 ditësh të reflektojë dhe të japë mandat. Nëse ai nuk jep mandat, në mënyrë hipotetike tani Parlamenti ka të drejtë ekskluzive për çështje të vendosjes së zgjedhjes të qeverisë së ardhëshme dhe në këtë kontekst kompetenca e Parlamentit dhe kryetarit të parlamentit nuk varet nga asnjë institucion tjetër”, shprehet kryetari i parlamentit Talat Xhaferi.

Zaev: Çdo pengim i transferimit të pushtetit do të ndëshkohet
Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev, beson se presidenti kësaj radhe nuk do ta shkelë Kushtetutën dhe do t’i japë atij mandatin për formimin e qeverisë së re. Ai hodhi poshtë pretendimet e kreut të shtetit se shumica e re parlamentare rrezikon të ardhmen e vendit. “Jam i gatshëm që të vizitoj presidentin Ivanov. Do t’i ftojmë edhe partnerët e koalicionit nëse duan të na bashkohen dhe me Ivanovin të bisedojmë për karakterin unitar të shtetit, NATO-n, BE-në, multietnicitetin, pra për të gjitha ato çështje që brengosin Ivanovin. E gjitha kjo do të ishte në funksion që sa më parë të marrim mandatin dhe të formojmë kabinetin e ri qeveritar”, ka deklaruar Zaev.

Ai beson se deri në fund të muajit mund të formohet qeveria e re, por gjithçka varet nga Ivanovi nëse do t’i japë mandatin. LSDM vlerëson se nevojitet pjekuri nga të gjitha subjektet politike, institucionet, të punësuarit dhe individët, sipas obligimeve ligjore, përgjegjësisë personale dhe në pajtim me interesat shtetërore, të mundësohet formimi i qeverisë së re. “Çdo pengim i transferimitt të pushtetit dhe çdo veprim joligjor është ndëshkues sipas ligjeve ekzistuese”, ka deklaruar Zoran Zaev kryetar i LSDM-së.

Reagimi i presidentit
Nga kabineti i presidentit konfirmojnë marrjen e letrës, përmes së cilës konfirmohet shumica parlamentare dhe zgjedhja e kryetarit të ri të Parlamentit. “Kabineti i kryetarit të shtetit konfirmon se ka arritur letër nga parlamenti. Presidenti Gjorgje Ivanov do të veprojë konform kushtetutës dhe praktikës së vendosur”, thuhet në kumtesën e kabinetit të presidentit të Maqedonisë.

Kushtetuta ia garanton mandatin shumicës parlamentare
Profesori universitar, Vllado Popovski vlerëson se presidenti tani më është i obliguar t’ia jep mandatin Zaevit, sepse janë mbushur të gjitha kushtet. Kushtetuta ështëe qartë në këtë aspekt dhe nuk parasheh obligime tjera të caktuara per presidentin, përpos se është i detyruar që në afat prej 10 ditësh të ndajë mandatin.

“Çdo hap tjetër i presidentit do të ishte mosrespektim i Kushtetutës. Ne kemi edhe zyrtarisht një deklaratë nga kabineti i presidentit, se ai do ta respektojë Kushtetutën”, thotë Popovski.

Kryeparlamentari i ri Talat Xhaferi vetëm njofton presidentin e shtetit se është siguruar shumica parlamentare, ky është hapi i parë për të lëvizur procesin, më pas përgjegjësia për dhënien ose jo të mandatit, i mbetet presidentit, vlerëson eksperti i çështjeve juridike Osman Kadiu.

“Me njoftimin duhet të ceken jo të kërkojë nga kryetari besimin e mandatit, kryetari i parlamentit nuk mund të obligojë kryetarin e shtetit, ai e njofton vetëm për dy çështje: është zgjedhur kryetari i parlamentit dhe dy- se është siguruar shumica parlamentare. Më tutje vetë kryetari i shtetit e di se ç’ duhet të bërë. Atë që duhet të bëj kryetari i shtetit e obligon kushtetuta. Kushtetuta thotë, se me plotësimin e kushteve kryetari i shtetit detyrohet ta besojë mandatin përfaqësuesit të koalicionit, i cili ka fituar shumicën parlamentare”, shprehet profesori Osman Kadriu.

Analisti politik Jove Kekenovski vlerëson se VMRO-DPMNE është detyruar të shkojë në opozitë për shkak të presionit të fuqishëm ndërkombëtar, ndonëse nuk beson se Gruevski do të largohet nga drejtimi i partisë. Kekenovski thotë se Gruevski partinë e shfrytëzon si mburojë për të mos iu përgjigjur drejtësisë për akuzat që janë ngritur ndaj tij dhe bashkëpunëtorëve të tij për përfshirje në vepra kriminale.

“Unë jam më shumë se i sigurt se Gruevski tani po edhe gjatë periudhës së ardhshme do të luaj me kartën nacionaliste që partia, përkatësisht anëtarësia e VMRO-DPMNE-së, edhe më tej t’i shërbejë si “mish për top” që ai të mund të shpëtojë nga veprat e shumta kriminale, për të cilat hetohet dhe ndiqet nga Prokuroria Speciale Publike”, vlerëson Kekenovski./DW/

1 komente në “Maqedonia në pritje të qeverisë së re, Xhaferi: Seanca e radhës e Kuvendit brenda 15 ditëve”

  1. Agron Sadiku says:

    Zaev,i Cili nderron flamujt dit e nat,nje Nacionalist fetar i paskrupullt,qe pasi arriti te ulej ne karrigen e Kryeministrit,filloj sulmin kunnder atyre qe e sollen ne Pushtet,duke kujtuar Popullin Serb.Dhe kush e solli ne Pushtet pikerisht ata qe Ai sulmunn,Shqipetaret!Kerkoj nga Talat Xhaferri te distancohet nga Zaev.Dhe qeshte qesharake,eshte akuza per Ahmetin,gjoja paska kerkuar te hiqet flamuri Shqiptare.Ali Ahmeti,Shefi rreal i UQK,qe dridhi Boten mbare,paska keekuar te hiqet flamuri?Por kete nuk e beson kush,Zaev pa Ali Ahmetin i ka ditet e numeruara,dhe lenja jashte Qeverise Faktorin Vendimtare te Paqes ne Maqedoni do te sjelle renjen e pashmangshme te ksaj Qeverie,e Cila do te mbulohet nga turpi!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje