Mbledh kryesinë dhe grupin e PD, paralajmëron Basha: Modeli i Kavajës edhe me 18 qershor. Të nisë puna...!

7 Maj 2017, 18:53Politika TEMA

“Të nisë puna në terren për protestën e 13 majit”, ka ka qenë porosia e parë e liderit të PD, Lulzim Basha, ne mbledhjen e përbashkët të grupit parlamentar dhe Kryesisë së partisë që po zhvillohet kete pasdite.

Teksa sot është afati i fundit që kryemisitri Rama u ka lënë PD për arritjen e një marrëveshje të mundshme që do të mundësonte daljen nga çadra dhe pjesëmarrjen në zgjedhjet e 18 qershorit, Basha ka nisur kunderpergjigjien ndaj kryeministrit, ne perpjekjet e tij per te sabotuar zgjedhjet.

Takimi ka nisur para pak minutash dhe mësohet se në qendër të tij është  skenari politik që do ndjekin demokratët por edhe përgatitjet për protestën e 13 majit në kryeqytet.

Burimet bëjnë me dije se në mbledhje, Basha u ka bërë thirrje deputetëve për të nisur punën në terren për protestë.

Gjithashtu Basha tha se 13 maji është stacioni për të fituar kauzën qytetare e politike dhe se në ndihmë do t’u vijë përvoja e fituar në Kavajë.

Më herët kryedemokrati mblodhi në një takim dhe aleatët e strukturat lokale të PD për të informuar dhe organizuar protestën e parashikuar Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

6 komente në “Mbledh kryesinë dhe grupin e PD, paralajmëron Basha: Modeli i Kavajës edhe me 18 qershor. Të nisë puna…!”

  1. Bardhi says:

    Do te shikohet kush do shkoj per lesh ne 18 Qeshor. Me se paku Sali Serbi dhe Lulash Bysha do jene pas hekurave me 19 Qeshor. Kjo eshte e sigurt.

  2. BERISHA LARGOHU ? says:

    Neqofse ka popull idiot mud ta mbeshtese opoziten kriminale, populli te proteston kunder opozites me moton duam voten dhe jo opoziten kriminale.

  3. deti says:

    veprimet me mbeshtetje nga cadra jane thirje per lufte me fjale dhe vepra.vetem preteksti eshte paqesor dhe quhet proteste.kjo qe bejket nga partia demokratike eshte thirje per lufte per permbysjen e shtetit legjitim me lufte.sepse lufta nuk eshte gje tjeter vec vazhdimi i kerkesave me fjale.lufta eshte atehere kur fjala nuk shkon me.prandaj nuk di por qeveria legjitime ne emer te popullit besoj se deri tani ka kuptuar dicka e ka pregatitur dicka te bashkoi faktet me te gjitha ato qe ka thene basha per dhune dhe gjithe dhuna qe ka ndodhur deri tani qofte vet vrasjet apo aksidentet vrasjet e vjedhjet e rastet e drohges jane te nxitura nga destabilizimi qe pritet nga veprimet e cadres.mendoj se ket fakte jane te mjaftueshme per ta futur ne biruce bashen.as mos u trembni fare se nuk ndoth gje se gjithe populli eshte me qeverine.ato qe thot basdha jane cpifje dhe per cpifje ne mos te ze kodi penal te ze kodi civil.po ja mbajti ndonje gjyqtari le ta fali.populli kerkon qetesi.

  4. sadik says:

    Mori si shume yxhym ky pleher. Po ckujton ky se u be deti kos?

  5. Studenti says:

    I ke bërë llogaritë gabim o Lulzim,,,popullin nuk mund t’a ndalosh ti që të marrë pjesë në zgjedhje.
    E para,,, është e ndaluar me ligj që të protestosh ditën e dekretuar për zgjedhje.
    E dyta,,,, populli nuk ka ma interes që të protestojë në mënyrë të dhunshme, me qëllim që të ulesh ti dhe takëmi jot në fronin ku nuk e meritoni aspak.
    E treta,,,, shih sondazhet se çfarë thonë.

  6. ÇADRAXHIJTE DUHEN TE PERGJIGJEN PARA LIGJIT HEQJA E DREJTES SE VOTES ESHTE KRIM THIRRJA PER LUFTE CIVILE ESHTE KRIM ORGANET KOMPETENTE DUHET TE VEPROJNE NE BAZE LEGJISLACIONIT NE FUQI DHE TE SEMURET PSIKIKE TE DERGOHEN PER MJEKIM SE NUK GJITHE PD-ISTET PSIKIKE KA DHE KUADRO TE MENÇUR BILES KETO DUHET TE KISHIN VEPRUAR JO TANI PAS PILAFIT

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje