“Nëna e të gjitha bombave”/ Papa Françesku kritika SHBA: Nëna jep jetë, ndërsa bomba të vret

Papa Françesku kritikoi emërtimin e bombës më të madhe jo nukleare të ushtrisë amerikane “nëna e të gjitha bombave”, duke thënë se fjala “nënë” nuk duhet të vihet në lidhje me armën vdekjeprurëse.

“Më ka ardhur turp kur kam dëgjuar emërtimin “Nëna” për një bombë që vret njerëz. Nëna jep jetë, ndërsa bomba të vret. Çfarë është ky emër?”, ka thënë Papa, i cili pritet të takohet me presidentin amerikan Donald Trump më 24 maj në Vatikan.

Forcat ajrore amerikane kanë hedhur bombën MOAB ose ndryshe “nëna e të gjitha bombave” mbi një bazë militatësh të  Shtetit Islamik në lindje të Afganistanit, muajin e kaluar duke vrarë një numër të konsiderueshëm xhihadistësh.

REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *