PD nuk njeh limite njerëzore, “paralajmëron” vdekjen e kabinetit qeveritar

Çdo ditë e më tepër, personazhë të ndryshëm brenda PD-së artikulojnë kërcenime nga më të forta drejt qeverisë dhe kryesisht në adresë të kryeministrit Edi Rama.

Por siç duket, militantët e saj janë nxitur tepërmi nga fjalimet e egra për destabilitet të Lulzim Bashës, Sali Berishës, etj, ndaj sot kanë zgjedhur të konkretizojnë këshillat e tyre.

Ata kanë rëmbyer disa kurora, kanë vendosur muzikë funebre në sfond dhe kanë kryer homazhe imagjinare në Çadrën e protestës, ndaj emrave më të rëndësishëm të kabinetit qeveritar.

Prej kohësh,  emra të rëndësishëm të opozitës janë vënë re deklarata të forta për ekzekutime dhe sulme konkrete ndaj qeverisë.

Përfaqësues të lartë të PD-së  janë treguar të gatshëm jo vetëm për luftë politike por edhe për atë fizike nëse Edi Rama nuk i liron karigen.

REMOTE_ADDR:[]
                 Loading...