Tropojë/ Kodheli prezanton kandidaten për deputete në vendlindjen e Berishës: Një mjeke për t’ju përfaqësuar denjësisht në Parlament

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

E deleguara e kryesisë së Partisë Socialiste dhe kryesuesja e listës për deputetë në qarkun e Kukësit, Mimi Kodheli ishte në bashkinë e Tropojes për prezantimin e kandidatës së PS, mjeken Valbona Doçi.

Në prezantimin që Kodheli i bëri kandidates Doçi theksoi eksperiencën e gjatë profesionale në sektorin e shëndetësisë, por dhe karrierën e gjatë partiake të saj.

“Valbona ështe një bijë e mirë Tropoje që ju ka nderuar dhe do dijë t’ju përfaqësojë me dinjitet në Parlamentin shqiptar”, theksoi Kodheli.

Kandidatja Doçi falenderoi kryesinë e Partisë Socialiste për vlerësimin që i ka bërë asaj si dhe socialistët e Tropojës dhe gjithë qytetarët e kësaj zone që e pranuan dhe që këto ditë i kanë shprehur mbështetjen e saj.

Ajo u shpreh besimplotë që kjo bashki do të dijë të bëjë zgjedhjen e duhur këtë herë për t’u rrjeshtuar në anën e drejtë të historisë.

Kandidatja Doçi nënvizoi se “si bijë Tropojës do të jem mbeshtetja Juaj më e madhe në Parlament dhe pranë qeverisë për të punuar dhe thithur investime në këtë zonë tërësisht të harruar nga qeverisja e shkuar”.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *