BATUTAT / Vizitë te banesat sociale në Shkozë, Rama: Luli i bllokoi, i zgjidhi lali Eri (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama dhe Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj vizituan familjen e Gëzim Sulejmanit, një prej përfituesve të programit të banesave sociale të shpërndara nga Bashkia e Tiranës në Shkozë.

Gjatë bashkëbisedimit, Kryeministri Edi Rama deklaroi se shpërndarja e banesave sociale për familjet në nevojë do të duhej të ishte kryer vite më parë.  Rama sqaroi se ndonëse projekti për banesat sociale nisi gjatë kohës që ai drejtonte Bashkinë e Tiranës, ai u bllokua nga Lulzim Basha dhe u ‘çlirua’ nga Veliaj.

Ndërsa Kryebashkiaku Erion Veliaj shpjegoi disa nga programet që ofron Bashkia e Tiranës për familjet në nevojë në mënyrë që të përfitojnë strehim.

“Këtu kanë qenë 385 banesa që ndërtoi bashkia kur e drejtonit ju, ndërkohë pas kompleksit këtu kanë qenë të gjithë barakat e famshme dhe e gjithë ajo geto e komunitetit rom këtu mbrapa. Momentalisht ata i kemi strehuar tek katet e para që janë vetëm dyqanet, po ndërtohen të reja 60 njësi banimi atje dhe pastaj kur të lirohet ajo hapësirë, në total do të jenë 385 këtu dhe 60. Ato janë shtëpi familjare të ulëta, tek pjesa mbrapa, kështu që edhe katet e para do të sistemohen”, tha Veliaj.  Kreu i Bashkisë sqaroi se paketa e banesave sociale parashikon që të ketë banesa sociale për ata që kanë mundësi të paguajnë një qira modeste. “Ne kemi qendra emergjente për ata që s’paguajnë dot asgjë, ajo që u bë në Tufinë. Ndërkohë ne sot, do lançojmë edhe projektin e kredive të buta, që do të bëjmë në mënyrë të pavarur si bashki, pa qeverinë. Kemi bërë një garë me bankat, ne do të vëmë 1 milionë dollarë që të ulen kreditë, ndërkohë që me këtë mund të japim deri në mbi 1 mijë apartamente të tjera. Pra, sipas të ardhurave ne kemi paketë o zero, o me pagesë modeste, o kredinë e butë, o bonos qiraje”, tha Veliaj.

Gjatë bisedës që patën me familjarët të cilët u shprehën të kënaqur mbi këtë mundësi strehimi Veliaj deklaroi se brenda vitit do të jepen edhe rreth 1000 apartamente sociale.

Gruaja e cila më parë së bashku me familjen gjashtë anëtarëshe jetonte në një dhomë të vetme  është shprehur se tashmë kanë një shtëpi shumë të madhe. “Tani kemi 3 dhoma dhe një kuzhinë, ne më parë flinim 6 veta në një dhomë. Tani secili ka dhomën e tij”, është shprehur ajo.

Diskutimet

Rama:  Këtu të tjerët janë të gjithë të sistemuar, ka përfunduar?

Veliaj: I kemi dhënë të gjitha që vitin e parë. Familja këtu, unë e mbaj mend, kemi qenë te aktiviteti para 9 muajsh.

Gruaja: Po ne po bëjmë 9 muaj që e kemi marrë.

Rama: Po u vonua shumë ajo, u vonua shumë shpërndarja…

Gruaja: Në fakt unë kam vite që aplikoj…

Rama: Në fakt kur unë isha në bashki i mbaruam këto dhe ishin gati madje u bë edhe një sistem i parë shpërndarje pastaj ndryshoi situata erdhi Luli dhe e bllokoi dhe s’u bë kurrë kjo punë derisa erdhi lali Eri.

Gruaja: Të ishte me atë ne rrugëve do rrinim akoma…unë me atë shtëpi që jetoja çfarë binte jashtë hynte brenda… Shyqyr i themi faleminderit

Veliaj: Unë i shpërndava, ai i ndërtoi.

Gruaja: Faleminderit.

Rama: Tani ka ndryshuar situata ne jemi brenda ai është rrugëve.

Gruaja: Na dhanë mundësinë të jetojmë si gjithë të tjerët, fakti që më dhe çelësat ti mua, më gëzove pa masë.

REMOTE_ADDR:[]

1 komente në “BATUTAT / Vizitë te banesat sociale në Shkozë, Rama: Luli i bllokoi, i zgjidhi lali Eri (VIDEO)”

  1. Dule Gabeli says:

    Edhe Gebelsi do e kishte zili Kete film Propagandistik.Erion hajduti ecen nje hap perpara Rames si papagall qe i ka mesuar permendesh kenget e lepirjes se Qeverise.Hesapet behen gjoja Live ON Camera per Propagande Zgjedhore.Megjitheate me mire Lali hajdutin se sali qenin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *