Durrësi gati për të pritur plazhistët, nis pastrimi i mbeturinave në bregdet

8 Maj 2017, 16:23Sociale TEMA

Ka nisur puna për pastrimin e gjithë vijës bregdetare në plazhin e Durrësit.

Mësohet se brenda datës 20 maj plazhi i Durrësit do të jetë gati për të pritur pushuesit.

Drejtori i ndërmarrjes së pastrimit të plazhit Alfred Dhuli tha se aktualisht grupet e punës janë përqëndruar në pastrimin e mbetjeve të detit dhe vendosjes së koshave të mbeturinave, ndërsa pas pak ditësh do të kryhet plugimi dhe dezinfektimi i rërës.

“Sa të pushojë shiu do fillojmë plugimin e tokës, dezinfektimin dhe brenda pak ditësh plazhi është gati. Themi se nga data 20 maj çdo gjë është gati,” u shpreh Dhuli.

Ndryshe nga sezonet e shkuara, këtë vit mirëmbajtja e vijës bregdetare do të menaxhohet nga ndërmarrja e pastrimit të plazhit që do kryejë ndërhyrje dy herë në ditë.

“Këtë vit është përgatitur një kontratë me ata që marrin plazhet private që pastrimi të bëhet me ato kushte që do ti vendosim neve, që do të thotë se pastrimi i plazhit do mbarojë në mëngjes para orës 07:00 dhe të fillojë pastrimi tjetër pas orën 19:00,” nenvizon Dhuli.

Edhe pse sezoni turistik veror nuk është çelur ende zyrtarisht, qytetarë të shumtë përgjatë fundjavave kanë nisur të frekuentojnë masivisht bregdetin e Durrësit.

1 komente në “Durrësi gati për të pritur plazhistët, nis pastrimi i mbeturinave në bregdet”

  1. Maria says:

    Si s ju vjen turp qe genjeni….Deri mbreme asnje gjurme pastrimi nuk kishte.vetem pluhur e zhurme te atyre qe ndertojne ne prag fushate.turp turp nje mije here.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje