Edi Rama: PD ka vendosur të ngujohet në çadër nga frika e drejtësisë, më 18 qershor mbyllet kapitulli i saj

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me të rinj në qytetin e Beratit, duke deklaruar se Partia Demokratike ka hyrë në çadër për shkak të frikës nga drejtësia.

Rama tha se opozita është bërë mburojë e gjyqtarëve dhe prokurorëve që kanë marrë peng Shqipërinë për çerek shekulli.

PD ka vendosur të braktisë zgjedhjet, t’i hyjë rrugës së frikës që ka kapur lidershipin e saj nga drejtësia.

Duan që në Shqipëri të mos bëhen zgjedhje dhe duan t’i trembin të gjithë ata që jetojnë në këtë vend se po nuk u bë siç duan ata, do të bëhet nami.

Prindërit tuaj akoma nuk e kanë harruar se ku i çoi paratë e tyre marrëzia e atyre që janë ngujuar në bunkerin e plasmasit.

Të gjithë këto vite, njerëzit e ndershëm të këtij vendi, me punë, sakrifica, fal edhe njerëzve në emigracion, e kanë ngritur bazën familjare të cilën ne nuk mund ta lejojmë të rrënohet.

Siç po luftojmë me mish e me shpirt të miratojmë Vettingun do të luftojmë me mish e me shpirt për të rritur mirëqenien.

Ju e keni parë se si nga frika për t’u përballur nesër me drejtësinë, ata janë bërë sot mburoja e gjykatësve dhe prokurorëve që kanë marrë peng Shqipërinë për çerek shekulli.

Kjo e gjitha do të marrë fund më 18 qershor dhe me këtë do të mbyllet edhe kapitulli i PD-së siç e kemi njohur deri më tani”, tha Rama.

“Më 18 qershor do të vendosim që të vazhdojmë në rrugën për të bërë shtet. Ne duam një Shqipëri për shumë më tepër mundësi për të gjithë”, ka thënë Rama.

Ai ka shprehur bindjen se votuesit e rinj, por jo vetëm, do të dinë të zgjedhin alternativën e duhur në këto zgjedhje.

“Do zgjedhim Shqipërinë që duam, apo do futemi në bunkerin e plastmasit, ku PD po shkruan pjesën më të zymtë të historisë së saj. Jam i bindur tek zgjedhja që do të bëjnë votuesit e sidomos votuesit që votojnë për herë të parë”, ka thënë Rama.

Ai ka bërë thirrje për sa më shumë bashkim, në mënyrë që të arrihet objektivi i “Shqipërisë që duam”.

“Të jemi më shumë në këtë rrugë që kemi nisur së bashku dhe sa më të bashkuar të jemi më 18 qershor, aq më afër do të jemi Shqipërisë që duam”, ka thënë Rama.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

2 komente në “Edi Rama: PD ka vendosur të ngujohet në çadër nga frika e drejtësisë, më 18 qershor mbyllet kapitulli i saj”

  1. rumpallhana says:

    Po ca drejtesie o gjigant. Ligji 449/2017 i amniston gjithe politikanet. Edhe plakat kane mesuar vitingu thone. Hajdutat si nga ana e liderit global dhe nga ana e saliut ja hodhen bythes per ke do beshe veting per ate qe vjedh ujin dhe dritat, normal qe fakirat do vene ne burg.

  2. profesor kurrac hajdari says:

    ndegjoni ktu sepse nuk behet shqiperija me shqipetare!
    shkoni ne google dhe gjeni documentarian shkencor “What Is Reality? S1 Ep1. The Brain with David Eagleman”. qe ne shqip do ta kuptonim :cfare eshte realiteti?
    ne kete seri akademiku amerikan studjues i trurit njerzor tregon se si ndjesit dhe kuptimet , pershtypjet e marra nga realiteti nepermjet shqisave tona,ky “forografim,apo filmim” I realitetit me ane te aparatit filmik videorekorder qe quhet “shqisat njerezore”,ky akt pra eshte thjesht nje iluzjon I ndertuat nga truri yne. pra kemi nje “filmim te gabuar”
    ja se cfare eksperimenti shkencor psikologjik u be:
    u mos nje ftyr njerezore,u hodh ne nje kallup allcije dhe u krijua kopja si ato corapet qe kopjojn kemben,apo si samari qe “kopjon” kurrizin e gomarit.
    dhe kjo kopje plastike u vu ne nje bosht vertical . boshti rrotullohet si boshti I tokes qe rrotullohet rreth vetvetes.
    ne nje gjysem rrotullimi cfaqet ana e perparme e allcis kopje ftyr,dmth tregohet ftyra e dal perjashta.
    ne gjysmen tjeter te rrotullimit,tregohet ana e pasme e kopjes,ajo e future brenda pra,pra “negativi” i ftyres pra,e futura brenda e kopjes allci.
    dhe a e dini se cfar ndodh me ne kur e shofim live me sy dhe megjithse e dijm se cfar “sculpture allcie” esht,pra e dijm se njera ane eshte e dale tjetra ane eshte e futur brenda.?
    ne e shofim ne te dyja momentet ate ftyren e allcise kopje si ftyre normale te dale perjashta dhe nuk e shofim ne ate pjesen e rrotullimit kur ftyra esht perbrenda si dicka grope. pse? sepse kshtu jemi mesuar ta shofim ftyren. aka ftyr te futur perbrenda si grope a? .
    megjithse autori I eksperimentit eshte prane “skulpturs” dhe madje edhe fut doren brenda kafazit qe krijohet ne pjesen e brendshme te s futures se imituar ne allci.
    kjo ndodh sepse truri jon nuk shef ate qe eshte para sysh,por ate qe ne tru esht projektu historikisht si nje memorje.
    dhe ne njofim vetem fytyra njerezore qe kan daljen e hundes dhe drejtohen perjashta dhe absolutisht nuk ka ftyre njerzore ku cdo gje ,hunda,harku I ftyres,drejtohet dhe futet persebrendeshmi. pra ne nuk shofim realitetin qe na paraqitet,por ate realitet qe ne e kemi magazinu historikisht ne trurin ton dhe cdo sinjal qe vje nga jasht shkon dhe ben vend ne ato skedina trunore qe ne I kemi gati gjenetikisht ne tru. po se kishim kete gje ne e derealizojm realitetin. shqip,shofim endrra me sy hap.
    pse u zgjata.
    sepse,ne shqiptart kemi te projektu ne tru nje realitet me luft,egersi,hakmarrje,inat,te keq,te pabes,tradhetor,te gjith na e kan fajin vec ne jo,te tjeret jan te kqinj ne jemi me t miret me t bukrit me t vjetrit (autoktonus) me t lashtet me t zhvillumit,por cedo s na le bota ne se na ka inat se jemi me t mir!!!
    dhe kshtu ne sidoqe te vijne rrethanat(sidoqe te kthehet ftyra allcise nga ne) ne do ta shofim boten te keqe dhe do sillemi keq sepse ashtu e kemi ne ndergjegjen ton.(ne do ta shofim ftyren ne pamjen ku ajo esht ne projeksjonin perjashta, sepse ashtu e kemi te stampu ne memorjen trunore gjenetike historike)…

    prandaj s behet shqipnija…
    qe te behet shqipnija ,duhen cbere shqiptaret!
    dhe si cbehen?
    ka dy menyra; m hu. dhe me evolucjon.
    sa te presi bota te evoluojn shqiptart do vij fundi I saj,prandaj edhe huri ka dal nga xhehneti.
    po nuk ju ra m,hu mythsh ed ram amerika salistve te cadres nuk behet shqipnija or ….
    sepse sadoqe tu lutesh malokve,sadoqe tu “krijosh kushte demokracije”,ata maloker jan.
    prandaj hunin n byth malokve qe t pshtoj shqipnija. dhe ka ardh koha qe amerika duhet te nxjerr nga pantollat hajdarin e saj qe t jua sjell verdall kokes s malokve si nje kercenim qe nese s behen njers do ta hajn ne byth.
    vec hajdari amerikan ju ben derman malokve dhe I sjell ata ne terezi sepse per hajdar tjeter s pjerdhin ata

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *