Fatos Lubonja: Dyshoj se deputetët demokratë që kritikojnë Bashën, janë blerë..

Fatos Lubonja ka komentuar për News 24, qendrimet e fundit të deputetëve kritikë në PD, si Majlinda Bregu, Jozefina Topalli, Eduard Selami, Astrit Patozi etj, të cilët kanë dalë kundër vendimit të Lulzim Bashës për bojkotimin e zgjedhjeve.

Ai është shprehur se qëndrime të tilla kanë qenë normale, por gjithashtu ka shtuar se dyshon se ata punojnë për një palë të tretë.

Zërat kundër janë normale, kur udhëhiqen nga bindjet e tyre dhe jo për hesap të të tretëve se kështu nuk ka kredibilitet.

Zërat që kanë dalë brenda PD mund të konsiderohen normal në një parti, por kam hijen e dyshimit se punojnë për një palë të tretë.

Se edhe kur u zgjodh presidenti i kaluar u blenë ca deputetë, njihet kjo histori në vendin tonë,” është shprehur Lubonja.

REMOTE_ADDR:[]
                 Loading...