Ironia me çadrën e Le Pen/ Komentuesi: Do të kishte marrë lumi o shalëgjatë. Rama: Qenke në kthetrat e xhebrailit me gjithë këto femra që ëndërroke

8 Maj 2017, 08:50Politika TEMA

Pas fitores se Macron si presidenti i ri në Francë, kryeministri Edi Rama ka ironizuar me kreun e PD­së, Lulzim Basha dhe çadrën e opozitës.

Ai ka postuar në profilin e tij në FB një foto motomontazh të Le Pen, me shënimin “Që sot do ngrej cadrat te kulla Eifel, do kerkoj numerim elektronik”.

Por duket se ndjekësit e tij nuk e kanë gjetur me vend ironinë dhe i janë përveshur keq me komente, por edhe Rama nuk ka qenë i kursyer në përgjigje.

Replikat:

Komentuesi: Jetojm ne vendin e cudirave, dikur krahasoheshim me Gjermanine sot me Francen, dhe jemi te vetdijshen qe jemi 1 miljon vite mbrapa… Nejse mirqe nuk paguajm per ajrin…

Rama: Dritan, mos u merzit, iku Cadra po ti na ke ne.

Ndertkohe të shumtë janë njerëzit që i kanë komentuar, por spikat njëri prej tyre, i cili i thotë Ramës se “është kryeministër që vet flet, vet qesh, duke shtuar se janë të gjithë njësoj dhe se janë të shitur tek kthetrat e shejtanit“.

Por mesaduket, kryeministrit nuk ka dashur të jap një përgjigje pa parë një herë profilin e komentuesit në ‘Facebook’, ku ai ka postuar foto të shumta me modele.

Artan, ti qenke ne kthetrat e xhebrailit me gjithë këto femra qe enderroke”, -i shkruan Rama personit në fjalë.

Megjithatë, ai është treguar mjaft këmbëngulës, duke replikuar edhe një herë me kreun e qeverisë, duke i thënë se ai “të paktën nuk e shes veten për ëndrra dhe nuk behem asnjëherë ordiner për asnjë çmim”.

Dhe këtu është futur në lojë ironia e Ramës, që ia ka kthyer komentin me një batutë.

“Hahaha se mos te bleu kush nga këto cikat e ti the jo”, – i shkruan Rama.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje