Kur gara politike merret për një duel rapsodik (një replikë me Andi Bushatin dhe ata që nxisin Bashën për gjeste force)

8 Maj 2017, 09:54Blog TEMA

Nga Mustafa Nano

Gara politike në Shqipëri është mbajtur prore në nivelin e një ndeshjeje rapsodike. Është parë si një provë force e jo si një ballafaqim idesh. Palët kanë synuar t’i futin frikën apo të mos i tremben njëra-tjetrës dhe opinioni publik ka bërë çmos ta ushqejë këtë logjikë. S’ke ç’i bën! Kjo është kultura e shoqërisë shqiptare, e cila nga ana e vet ka pjellë një elitë kulturore, politike, mediatike etj., që nuk di të bëjë gjë tjetër veçse të operojë me termat “frikacak”, “burracak”, “i paburrë”, dhe të ndihet e mbrojtur/e pambrojtur nga një udhëheqës që e inkurajon/shkurajon ballafaqimin fizik mes palëve. Ishte interesante të shihje reagimin e shumë vetëve pas njoftimit të kryeministrit se zgjedhjet në Kavajë do të shtyhen. E nuk është se u referohem rrjeteve sociale, që u pushtuan nga ngazëllimi i demokratëve dhe nga dëshpërimi i socialistëve. Jo, u referohem titujve të gazetave, të shkrimeve, komenteve etj., të bëra apo të shkruara nga njerëz që kanë peshë në procesin e opinionbërjes. Këta të fundit do duhej të bënin çmos jo vetëm të ulnin gjakrat e palëve, por edhe t’i jepnin munxët konceptimit rapsodik të dialektikës demokratike. Në fakt kanë bërë të kundërtën.

Protesta e PD-së e ngritur mbi një ultimatum (ultimatumi është shprehja më sintetike e kulturës rapsodike në politikë) u pa si një gjë normale dhe e natyrshme që në krye të herës. E me këtë logjikë u mbështet dhe u përshëndet nga disa gazetarë e intelektualë publikë, të cilët i kanë qëndruar afër Bashës, janë takuar me të, i kanë shkuar në zyrë, kanë folur në telefon, e kanë vizituar në çadër dhe gjatë gjithë kohës kanë mbështetur ultimatumin: “Nëse qeveria nuk largohet, zgjedhje nuk do të ketë”. Të krijohet përshtypja se në asnjë rast nuk janë ndalur për t’i bërë vetes, në një moment vetëshqyrtimi, ndonjë pyetje: “Prit, mos kjo që po bëjmë është pa kuptim dhe e rrezikshme? Si u bëka kjo punë që kryeministri të ikë se kështu dashka një turmë e caktuar”? Çfarë kanë bërë, ka qenë tjetër. E kanë inkurajuar Bashën të rrijë në çadër. “U fute që u fute? Tani nuk ke rrugë tjetër, veçse të rrish në atë çadër deri në… ditën e kiametit”. Dhe sa herë që kanë pikasur ndonjë ndërdyshje a dilemë te Basha, në një formë a në një tjetër i janë turrur me fjalët: “Nëse tërhiqesh, veç Holanda të pret”! Ia bënë këtë Holandën sikur të jetë një gulag. Unë ku ta gjeja ta kisha Holandën si opsion në këtë jetën time. Mirëpo nuk jam aq me fat. Dhe pas kësaj, Basha trimërohej dhe lëshonte fraza të tipit: “Duan luftë? Luftë do të bëhet”! Hëm! Flet për luftën si të jetë fjala për një festival. Ai qoftë!

Dhe lanë të kuptohet se këtë luftë do ta nisnin në Kavajë. Personalisht, nuk besoj se mund ta bënin këtë luftë. Qejfi mund t’ua ketë patur e mund t’ua ketë, por nuk kanë takat. Me siguri, nuk u dalin llogaritë. Kryeministri i anuloi zgjedhjet, sidoqoftë. Duke na kapur në befasi të gjithëve me këtë vendim. Nuk u kuptua pse i anuloi. Ato sipas meje, nuk do duhej të anuloheshin. Nëse ka patur një plan për t’i prishur, duhej t’i kishin lënë t’i prishnin. E pas kësaj, të vepronte ligji, tak e tak e tak. Dhe me “tak e tak e tak” kam parasysh ndalime dhe përcjellje për në gjyq, e jo vrasje “për kapërcim gardhi” apo një 21 janar të dytë, siç priste Andi Bushati të bëhej. “Rama nuk lejoi që në Kavajë të bëhej 21 janari i tij”, ia bënte Bushati në një artikull të shkruar menjëherë pas deklaratës së tërheqjes së Ramës. Po pse xhanëm çdo protestë mund t’u shndërroka në 21 janar? Ku dreqin gjendet kjo logjikë? Apo te eposi i kreshnikëve, ku thuhet “ça ke ba n’mue, due me ta ba”?

Për të patur një 21 janar, nuk mjafton një turmë e zemëruar. Logjikën e kundërt e kanë patur ata idiotë a të liq, që pas 21 janarit 2011, për të përligjur e relativizuar krimin monstruoz të kryeministrit, bënin pyetjen: ok, por kush i çoi njerëzit para kryeministrisë? Dhe Andi nuk ka qenë në grupin e atyre që e bënin këtë pyetje atëmot. Ka qenë në krahun tjetër dhe qoftë edhe për këtë duhet ta dijë se, për të patur një 21 janar, përveç turmës së zemëruar, duhet që në zyrën e kryeministrit të jetë një shkërdhatë që s’e ka për gjë të shtjerë mbi njerëzit. Mirëpo një shkërdhatë të tillë nuk e kemi më në atë zyrë. E prandaj, nuk ka për të pasur një 21 janar të dytë. Ka ikur koha kur shtihej mbi qytetarët. Të gjithë e kanë të qartë që ajo kohë ka ikur. Dhe do duhej t’i gëzoheshin këtij lajmi. Mirëpo, jo. Nuk duan t’i gëzohen. Të japin përshtypjen se do donin shumë të ndodhte një 21 janar i dytë dhe prandaj janë si të shastisur. Sepse Rama u ka dalë nga skema. Ai nuk është nga ata të ballafaqimeve. Nuk i përket botës së rapsodive, nuk është nga ata që thotë: “Po më fton në duel? Më prit në mejdanin e Kavajës, atëherë! Merr edhe gjogun e topuzin me vete”! Personalisht, jam i lumtur që kemi një kryeministër që, në këtë drejtim, është kështu si është.

Por kjo nuk do të thotë se ka bërë mirë që u tërhoq në Kavajë. Ai nuk ka pse ta kërkojë apo nxitë ballafaqimin dhe këtë nuk po e bën, por të mos tërhiqej në Kavajë nuk ishte baras me një hedhje doreze. Atje ishin lajmëruar një palë zgjedhje dhe ato zgjedhje do duhej të bëheshin. Nëse dikush do të vendoste të pengonte mbajtjen e zgjedhjeve, ai dikush do të përgjigjej sipas ligjit. Nëse ky “dikush” është një turmë prej disa mijëra vetash, përgjegjësi do mbanin që të gjithë, por mbi të gjitha organizatori. Ky i fundit do duhej të trajtohej si të gjithë kundërvajtësit e tjerë. Dhe me kundërvajtësit nuk merret kryeministri. Merret polici, ligji, prokurori, gjyqtari. Shkurt, tërheqja nga zgjedhjet në Kavajë nuk ka qenë gjëja e duhur. Ato zgjedhje do duhej të ishin mbajtur. Edhe sikur të kish sinjale se kanë dashur t’i prishin, ato do duheshin mbajtur. E shumta që një kryeministër do duhej të bënte në këtë rrethanën e fundit, do të ishte t’u bënte thirrje mbështetësve të vet të votonin, e të futeshin nëpër shtëpia, në mënyrë që të shmangej një konflikt civil. Gjëja duhej lënë mes shtetit e atyre që kanë dashur, nëse kanë dashur, të prishin zgjedhjet.

Sidoqoftë, kryeministri e pa të udhës të tërhiqej. Ndoshta e kanë informuar për gjëra që ne s’mund t’i marrim me mend, ndoshta këtë tërheqje e ka menduar si një hile të vetën, si një mënyrë për t’ua futur kundërshtarëve, si një mënyrë për t’iu shuar etjen me një gllënjkë ujë tani e për t’i lënë të thahen nga etja më 18 qershor (kryeministrin nuk e kemi rapsodik, por hilanjoz e tinëzar e kemi), ndoshta… Ka plot arsye për këtë tërheqje, e cila sido që t’i vijmë rreth, është kjo që është, d.m.th. një tërheqje. Unë nuk e kuptoj, për të mos thënë që në varësi të motivimit, edhe e qortoj. Por fjala në fund të fundit është për një tërheqje, me fjalë të tjera, për një gjest të padëmshëm, një gjest jo luftarak, një gjest paqeje, një gjest që i ikën kulturës rapsodike të ballafaqimit.

Mirëpo, kultura e ballafaqimit është aty. Kjo kulturë nuk zhbëhet me një gjest. Në shkrimin e vet, Bushati (po ndalem pak te Bushati, pasi ka ca kohë që nuk e kuptoj) i ftonte berishianët që tërheqjen e Ramës ta lexonin si një shenjë frike të tijën dhe se prandaj, thoshte, këmbëngulni, pasi keni për t’ia dalë. “Siç është tërhequr për shumë gjëra, do tërhiqet edhe nga posti i kryeministrit”, thoshte ai në thelb në shkrimin që e kish mbushur me termat “frikacak, i paburrë, i zbythur, ankthioz etj”. Ishte një shkrim që më tronditi. Do duhej, sipas meje, të ishte i shqetësuar për faktin që në ditën e zgjedhjeve në Kavajë ishte lajmëruar një protestë, një provë e madhe force. Në ditën e zgjedhjeve nuk mund të bëhen protesta. Mund të bëhet çdo gjë, por jo protesta. Këto të fundit mund të bëhen në të gjitha ditët e vitit, por jo në ditën e zgjedhjeve. Sepse ndryshe i bie që gjërat t’i zgjidhim si Muji e Halili që i dilnin bajlozit në mejdan apo që nuk linin shkja pa pre. Dhe duket se është kjo që kërkon Bushati. Në mënyrë të çuditshme. Në programin e Ylli Rakipit nja dy ditë para tërheqjes së kryeministrit prej idesë së zgjedhjeve në Kavajë, Bushati tha se “pushtetet banditeske luftohen me dhunë, pasi nuk ka mënyrë tjetër…”. Nuk është se i ka shkarë kjo frazë. Përkundrazi, është një frazë që është në harmoni me qëndrimet që ka mbajtur gjithë këto javët e fundit. Më 14 prill, ka qenë aq i sigurt se zgjidhja ka qenë vetëm çadra dhe ultimatumi i lëshuar prej saj për dorëheqjen e Ramës, sa e ka porositur Bashën të mos ulet me Ramën në tavolinë për negociata, pasi ky i fundit – po citoj germë për germë nga shkrimi i tij i datës 14 prill 2017 – “është i papranueshëm si palë në dialog; çdo lloj bisedimi me Ramën në tryezë do të ishte një parodi; nëse Basha e bën këtë gjë, ai duhet të bëjë gati valixhet e të ikë në Holandë”. Prapë Holanda, kampi i famshëm i përqendrimit. Siç shihet, Bushati as si palë në një negociatë të mundshme nuk e ka llogaritur kryeministrin. I ka lënë këtij të fundit vetëm një opsion. Të ikë. Të avullojë. Në mos, të largohet pa zgjedhje. Pse? Sepse kështu na dashka Bushati. Nuk e kam parë asnjëherë Bushatin kaq dilusional. Duket se është duke jetuar në një realitet politik të vetin, në të cilin përballë njëri-tjetrit janë, jo vetëm trimi e dhjaksi, por edhe engjëlli me djallin. Kuptohet trimi e engjëlli është Basha. Shumë guximtare si tezë kjo e Bushatit. Por është edhe më guximtare teza e një gazetari tjetër, që ka qenë në burg gjatë komunizmit (po, po, është pikërisht ai që keni në mendje), i cili në një bisedë me Bashën, i ka thënë këtij të fundit: “Ka vetëm një zgjidhje në këtë mes; PS-ja ka krijuar bandat e saj; ju të PD-së duhet të krijoni bandat tuaja”. Çfarë gallate! Lëre që ushqen logjikën e ndeshjes rapsodike, por edhe i thënka kreut të PD-së që të krijojë bandat e tij!!!! More teveqel me syze! Po ende nuk e ke marrë vesh që PD-ja vetë është nëna e bandave?

Basha ka tentuar, në fakt, të afrojë rreth vetes të gjithë ata që, për një arsye a një tjetër, janë kundër Ramës. Dhe ia ka dalë. Nuk i është dashur të lodhet shumë, merret vesh. Ca e ca, për të rrëzuar Ramën, do ishin të gatshëm të bënin edhe më shumë se sa një flirt me Bashën, sidomos në këtë situatë kur, për një trill e kombinacion rrethanash, perspektiva e Ramës në zyrën e kryeministrit duket paturpësisht e gjatë. Dhe në këtë pikë duhen mirëkuptuar. Kjo perspektivë është një sëkëlldi edhe për mua. Por edhe sikur të mos i mirëkuptoja, asgjë të keqe nuk ka në këtë mes. Është një zgjedhje e tyre dhe pikë. Unë nuk do ta bëja këtë zgjedhje, por është ok, nuk kam se ç’të them. Nuk mund t’i jap të drejtë vetes të qortoj të tjerët për zgjedhjen që bëjnë. Kështu, këta miq mund t’i premtonin Bashës mbështetje me okë, meqenëse rrëzimin e Ramën e shohin si një imperativ historik, por … Këtu është hera e një kritike që unë kam: ata nuk duhet t’i bëheshin krah kësaj kulture politike të nivelit rapsodik.

Në terma konkretë, ata nuk duhet të binin dakord me ultimatumin e Bashës drejtuar kryeministrit: Ose jep dorëheqjen, ose në këtë vend nuk do të ketë zgjedhje. Unë e di që u ka pëlqyer, unë e di që u ka lëngëzuar goja, ndoshta edhe ndonjë gjë tjetër përveç gojës, kur kanë përfytyruar ditën që Rama do largohej nga zyra nën presionin e Bashës (se si mund të ndodhë, veç këta e dinë), por kjo nuk duhej menduar si një zgjidhje. Jo vetëm sepse është e pamundur, por edhe sepse është jashtë manualeve të praktikës e të teorisë së demokracisë. Të veprosh me ultimatume të tilla është si t’i vësh një minë sistemit politik, dhe për rrjedhojë është si ta futësh vendin në një qorrsokak… rapsodik. Kur kreu i PD-së u ka parashtruar idenë e vet, ata duhej t’i kishin thënë: “Ah jo, të gjitha të lejohen e do na kesh pas për këtë qëllim të madh, që t’ia tregojmë vendin narkobanditit, por kjo jo”. Atë që po bëjnë prej javësh të huajt, përfshirë edhe Joseph Daul, teksa thonë se “vetëm bojkoti nuk duhet konsideruar një opsion”, duhej bërë edhe në Tiranë nga këta miq të Bashës.

Post Scriptum: Ka shumë njerëz në të djathtë që po presin një lajm të mirë. Mirëpo, nuk ka për të pasur një lajm të mirë për ta. Gjërat i kanë bërë në mënyrë të tillë që nuk ka se si të ketë një lajm të mirë. Gjërat do të rrjedhin krejt kundër dëshirës së tyre.

31 komente në “Kur gara politike merret për një duel rapsodik (një replikë me Andi Bushatin dhe ata që nxisin Bashën për gjeste force)”

  1. Mersin says:

    Zoti Mustafa mos e ul veten, mos u merr me bushater e lubonjer.

    1. Kujtimi says:

      Ata qe nxisin jan njelloj si Berisha e Basha
      Duhet te ndeshkoen me ligj per nxitje destabilizim

  2. ak47 says:

    O Muc, mos u lodh kot te psikologjisesh Lubonjen, Andin apo Rakipin. Ata, ashtu si nje kafshe pune fisnike, e ngaterrojne Lelen me pelen. Pavaresisht se nuk jane lloji i Leles apo Pekes, kane bere zgjedhjen e tyre politike ne tregun mediatik. Te lutemi mos i merr seriozisht as keta e as cadren. Po kishe ndonje shkrim me humor per kreshniket e cadres dhe per Fizet e plakut Mere, do te te ndiqnim me kenaqesi, qetesi e dashuri. Respekte.

  3. Jordan says:

    Ja nje Fuat Cele modern dhe cosmopolit.

  4. lui says:

    Pershendetje Mustafa!

    Une jam i djathte dhe kam votuar zakonishte per partite e djathta. Nje gje duhet te kishe permendur per Bishatit ne shkrimin tuaj – demokracia e vertete ne Shqiperi do filloj mbas dates 18 qershor. Nje force politike si PD qe e ndjen veten te pashpres per te ardhur ne pushtet pa LSI do te thote qe ka mbaruar dhe nuk ka se cfare tu ofroje shqiptareve. PD edhe pse me nje lider ti ri nuk arrite te ngrihet ne nivelin qe i takon. Tani si ka mbetur gje tjeter vetem ti bej nje “UPDATE” vetvetes dhe pa ta kapi trenin e 2021.

    1. Celo Mezani says:

      Lui “Update” as nuk ben dot PD-ja se nuk e le Berisha dhe nuk ka me asnje vlere edhe po ta beje.
      PD duhet minimalisht te beje “Upgrade”, por kam frike se as ajo nuk i mjafton per tu kthyer e forte ne politike.
      PD i duhet nje RESET, dmth fillon gjithcka nga e para me udheheqesa te rinj dhe program te ri.

  5. Dyrrahua says:

    Zoti Mustafa Nano,
    te pergezoj per mendimin e shkruar dhe mund te them se vetem ne nje pike nuk pajtohem, mos thuaj “Pune e madhe qe nuk pajtohesh”.
    Tek e fundit une pata durimin dhe interesin qe ti shkoj artikullit tend fundekrye.
    Nuk u pajtova me ty te mendimi se eshte dashur te mbahen zgjedhjet ne Kavaje.
    Nje gje nuk duhet injoruar, ajo gje eshte se cadra ka prodhuar dhe prodhon dhune, cadra ka nxjerre deputet demokrat qe t’a organizojne protesten ne Kavaje, nder ta edhe Flamur Noken.
    Me mire sesa une e njeh, ti i nderuar, Flamurin, ia njeh revolen ne brez, sikur ne kohen e cubave, e njeh Paloken e sherreve dhe e njeh Bashen e dy shtepive, po nuk beri njera ben tjetra dhe per ata qe vet i ka mashtruar nuk lodhet sepse ka mbrojtjen e kryeshkerdhates Berisha.
    Elektrizimi qe prodhonte dhe prodhon cadra jane rreziqe permanente per popullin.
    Dihet mirefilli se zoti Rama nuk do ta perseriste 21 janarin, por ne asnje moment nuk mund te sigurosh se Flamur Noka nuk do vriste votues te vendosur qe t’i drejtohen kutive te votimit.

  6. Fshatari says:

    O Muq nuk e qi njeri Bushatin as ty as cdo anal-ist restorantesh.Populli do drejtesi,shtet,ligj dhe pune

  7. A says:

    Bravo Muci. E ke zberthyer me shume mprehtesi pa-anesine e ketyre dy analisteve shterpe. Frika ndaj Rames eshte per ta frike ekzistenciale sepse do te qerohen nga tregu i mend-dhenies ne studio-kafenete.

    Ai “autoriteti me syze qe eshte mbi palet” para ca vitesh i ka nisur nje leter te hapur prokurorit per nje akuze skizofrenike qe SB akuzonte Ramen per venien e nje mine ne makine. Kujtojani pak se fliste me gjuhen e drejtesise atehere!

    Nje saktesim desha t’u beja: 21 Janari nuk u be se kishim nje shkerdhate KM por edhe nje shkedhatuc minister te brendshem. Pa folur pastaj per ushtrine e servilave qe nxjerrin ndonjehere “kembem nga rrethi” per tu dukur te pa-anshem (ketu kam parasysh edhe ata opozitaret e moderuar sot).

  8. Katundari digital says:

    Denonconi kercenimet me vdekje e terheqje zvarre te Saliut , Lulezimit dhe sahanlepirsave te tyre ne prokurori. Denonconi te gjitha shpifjet dhe dizinformacionet qe Saliu perhap me emrin qytetari digital. Prokuroria si organ i politizuar nuk ka per te hetuar por mundet te behet nje mal i madh me denoncime per te cilat dikush duhet te pergjigjet nje dite, Shteti ligjor nuk behet me ulerima e kercenime por me ligje. Saliu dhe taborri i tij duhet te paguajne cmimin e kaosit nje dite. Ndryshe bota do vazhdoje te na mbaje mend si shkeles ligji e kriminele pasi moszbatimi i ligjeve kjo eshte bere kulture ne shumicen e njerezve ne kete vend.Shkaku eshte mosndeshkimi qe eshte ngritur ne sistem

  9. Dajti says:

    Nje analize e sakte qe behet nga nje analiste me provoj dhe jo analist si Bushati. Luboja e ca shkerdhate te tjere qe analize nuke dine te bejn po jane lindur vetem spiuna.

  10. Dajti says:

    Nje analize e sakte qe behet nga nje analiste me provoj dhe jo analist si Bushati. Luboja e ca shkerdhate te tjere qe analize nuke dine te bejn po jane lindur vetem per spiuna.

  11. Dajti says:

    Nje analize e sakte qe behet nga nje analiste me provoj dhe jo analist si Bushati. Luboja e ca shkerdhate te tjere qe analize nuke dine te bejn po jane lindur vetem per spiuna.

    postoj komentet mero.

  12. qamo says:

    Ke “një okë” mënd o Muç Nano, aq sa të gjithë sëbashku këta “psiko-analistët” e tjerë nuk mund të të arrijnë, lëre që ky milet (me nivel injorant-mediokër) nuk të kupton…! Të lumtë…!!! “Kolopuçët” e përkedhelur të Diktaturës Enveriane, Bushatërat e Lubonjërat (po po dhe Lubonja, sepse “në atë oborr” ka lindur dhe është rritur, pavarësisht se tani e luan disident), tregojnë “brumin” me të cilin janë gatuar… Llumpen-i “haxhiqamilian” i këtij populli, është mbledhur në një çadër plastmasi…!

  13. astrit says:

    Muci. Analiza eshte perfekte, por per nje gje mendoj se gabohesh, Kur mendon se tek ne ka drejtesi, prokurori, gjykate etj. Pse s’ka te tille prandaj edhe cadristet, por edhe anal istet e tipit Bushati, Lubonja, jane trimerurar. Sa kohe ka qe policia ka kallzuar ne prokurori orgaizatoret dhe disa nga deputetet e PD qe bllokuan rruget ne Tirane e gjetke dhe prokuroria as qe ka denjuar t’i lexoje, pa le t’i hetoje.

  14. Moza says:

    Jane cmendur te tre, Lubonja, Bushati, Shkullaku, lufte eshte gjithshka qe nxjerrin nga goja, eshte kryeministri i vendit o te mjere, ka qene dikur shoku, miku dhe kolegu juaj. Xhelozia eshte ngritur ne piedestal..
    Bravo Mustafa!

  15. J says:

    Sipas E.Kantit ,teza dhe antiteza janë në rregull. Vetëm sinteza mungon dhe është kjo; Ka anomali demokratike sepse janë shqiptarë dhe dinë vetëm gjuhën e dhunës.ky është ndyshimi mes shoqërisë së qutetëruar dhe asaj të prapambetur.

  16. Life is game says:

    Or Muc djali!
    Flm per shqetesimin tend qytetar! M..i i PPSH dhe Bllokut ishte i ndyre, fshataresk, injorant . Ere e qelbur. E ky mut nuk eshte thare plotesishte. Ai kuternon nga vemjet si Andi Bushat – kapo (coban turkoshak), Berish vicidoli (fshatar komunist -sherbetor i kapove), F. Balliu( Skot e vjeter komuniste ZP-iste), Basha ( prodhim i dyshimte i bllokut, hajdut i popullit: VEFA (Andula- mbesa e Vehbiut A.), Rruga e kombit 230M. Pra z. Mustafa keta persona thellesishte obskurant mbajne te njome mutine ndyre, qe s’po na ndahet! Si mallkim 2000 vjecar.
    Shqiperia do te behet Europe pa keto plehra! Duhet durim dhe qendrese. Cdo dite dhe ore.

    Rakipi ( maskara dhe intrigant i lindur), Basha (Keta jane

  17. Legenburre says:

    Je i mirepritur,Muci,te lexoj me endje…

  18. Albann says:

    ….Cfare do thuash ti me kete? Qe nje pjese e shqipetareve jane ne shpellen e
    Mujit e Halilit e i bien lahutes e rahin gjoksin si gorrillat…C te keqe ka ? Ne fund te fundit ritet turizmi historik . Pastaj s kane bisht qe eshte nje shkalle avancimi krahasuar me majmunet.
    Bej shaka: Mjrerisht njerez te shkolluar si Basha ne perendim, bazohen ne kanunin e Leke Dujagjinit ende dhe kete te deformuar…eshte sinjali se sa ngadale ndryshon mentaliteti…eshte sinjali se sa shume kohe na duhet te dalim nga shpellat si komb…sepse ata maloket apo ajo pjese e malokeve te trashe primitive perbejne kombin shqipetar,ata qe kane mbjelle nje cader otomane per te rezuar “keshtjellen e Skenderbeut” s e shkulenn pa i vene zjarrin jane pjese e mentalitetit shqipetar , jane si ISIS i per muslimanet,gjymtyre qe as e heqim as e shkulim dot, jane shqipetare qe duhen 2-3 breza te ndryshojne vijne ne kohe….Me kete pjese te shoqerise duhet durim,edhe pse paguajme te gjithe injorancen e tyre…
    Muci ben mire qe pajtohet me Ramen qe u terhoq, por haron te permende pistimet ironike tallese te kryeministrit, a nuk jane ato menyre dashakeqe per ta ireituar budallain te shpalose budallallekun? A ngacmohet gjarperi,ariu ,luani apo gorrilla ne fole? Rama tinezisht e ben. Ai qe menson se intelektualisht si qenie eshte me lart e konteollon bishen si fut shjopinj irritues.
    NDIHMA ME E MIRE QE MUND TI JEPET CADRES ESHTE TE CONI TURISTE ATJE . NESE NE CADER KA QENIE NJEREZORE DO E KUPTOJNE QE JANE KTHYER NE KOPESHT ZOOLOGJIK, NESEKA MAJMUNE DUAN KOHEN E TYRE TE BEHEN NJEREZ, U DERGONI FARA E BANANE ,VENDOSNI NJE SHKEMB ME GUVE DHE PRISHENI BULEVARDIN E U SHTRONI NJE LENDINE ME PELLG…KANE NEVOJE PER HABITAT NATYRAL???

  19. Vete vendosje kunder filo-serbeve! says:

    E vonuar Muci!

  20. Tralala says:

    Kjo qe thua ti o Muc, quhet media e kazanit ose katundi mediatik.

  21. era says:

    BRAVO Muç, i ke rene kokes

  22. Beli says:

    Nga të gjithë ata që përmend z. Nano, më ka nxitur të vras mendjen sjellja e F. Lubonjës. Dekonstruksionisti i miteve shqiptare i frymëzuar nga filozofi francez Derrida na rezulton thjesht një produkt i pavetëdijshëm i rapsodive shqiptare, i këngëve kreshnike, ose thjesht, një i dalë nga faqet e “Lahutës së malcisë”. Edhe një herë ekstremet u takuan. Lubonja në analizat e tij na del dekonstruksionist e poststrukturalist, ndërsa në praktikën politike një konservator primitiv. Mirëpo a nuk ishte edhe Pol de Mani, njeriu nr. 2 i dekonstruksionizmit, një personalitet me biografi fashiste?

  23. njena ne Amerike says:

    teper g’jate, e me perseritje

  24. NjeQytetarOptimist says:

    Good job Muc..

  25. Besoj says:

    Shume e sakte.

  26. aqif tahipi says:

    Or muq , per tipat e tille qe jane lehes profesioniste ,populli thote “vari karin ” se aq meritojne.

  27. kristaq says:

    Nje. gje nuk del e qarte: Pse nuk e duan kryeministrin? Po jap un nje pëtgjigje:
    1. Nuk e duan sepse ka prishur rehatine financiare te len nga S. Berisha (duke i sherbyer).
    2.Duket qe kryeministri ka mar mbeshtetje serioze per te ber shtet ligjor. Kete e ka siguruar nepermjet nje bashkepunimi prej shume kohesh , autoritetit ne kulture dhe serioziteti qe ka patur.
    3. Eshte i vetmi njeri ne politike qe i ka te gjitha virtutet e nje qytetari (me mendesi shume me moderne).
    4. Ne vendin tone ka funksionur modeli i bindjes dhe sherbimit ne politiken e jashtme, gje e cila tek krxeministri edhte preantuar me autoritet dhe personalitet.
    I thashe te gjitha keto mbasi ti z.Nano nuk i permend kur i kundervihesh analisteve banal.Arsyen d di ti. Djhe dicka tjeter : Cili mund te jete ai politikan ne kete tdpsi ae edhte sot te kete ato vdti we ptezantova me lart? Per mua nuk ka tani per tani.

  28. Atdhetari says:

    Nderime, Mustafa!
    Eshte shkrim racional dhe ka vlera, por mendoj se shume je marre ma ate cunin e blokut, dmth bushatin. Mos ma merr per mosnjohje te shqipes, kur shkruaj disa emra me shkronje te vogel. Kjo ka nje kuptim: jane disa njerez, qe kane humbur emrin e tyre per shkak te humbjes se vleres, dmth nuk jane me njerez, jane sende dhe per rrjedhoje emrat e sendeve shkruhen me shkronje te vogel…
    Ndaj te njejtin mendim me ju per Kavajen. Zgjedhjet te beheshin, prishesit e zgjedhjeve te viheshin perballe ligjit, duke u marre me ceshtjen policia, prokuroria, gjykata.
    Post scriptum eshte plotesisht i qarte dhe ashtu do te ndodhe sipas logjikes se fakteve.

  29. Z.NANO ata te dy mendoj se i paguan mire familja mafioze.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje